HIMARË- Është riaktivizuar zjarri i cili përfshiu një ditë më parë kodrat me ullinj në Pilur të Himarës. Ditën e sotme për shkak edhe të terrenit të vështirë ka nisur ndërhyrja nga ajri me helikopter.
Zjarri i favorizuar dhe nga era është përhapur edhe më tej duke djegur shkurre por dhe pemë që ndodhen në atë zonë, por duke u ngjitur edhe me lart në mal.
Nga mesdita e djeshme dhe në vijim rreth 15 forca të zjarrfikëses së Himarës, punonjës së policisë së komisariatit dhe bashkisë së Himarës por dhe emergjencat civile po luftojnë për ta shuar zjarrin.
lajm ne perditesim...
Komento
Komente
