Policia e Delvinës ka arrestuar Tritan Pipiko, 50 vjeç, ish-futbollist i skuadrës së Delvinës, pasi hodhi sende të forta në fushë duke dëmtuar arbitrin e ndeshjes Delvine-Elbasan.
Gjatë ndeshjes së futbollit të kategorisë së dytë, ndërmjet skuadrave të Delvinës dhe Elbasanit, të zhvilluar ditën e sotme, në stadiumin “Panajot Pano”, Delvinë, 50-vjeçari nga lartësia e një pallati afër stadiumit, ka hedhur sende të forta (gurë), në fushë duke dëmtuar arbitrin e ndeshjes, Xh. A., i cili pasi ka marrë ndihmë mjekësore në spital është larguar në banesë.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprat penale “Goditja e sportistit, trajnerit, ndërmjetësit sportiv” dhe “Veprime të dhunshme në aktivitet sportive”.
Lajmi kryesor:
VIDEO/ Rikthehet dhuna në futbollin shqiptar, ish-futbollisti i Delvinës godet me gurë arbitrin e ndeshjes! Arrestohet nga policia
M.Q./ReportTv.al