COVID-i i merr jetën në moshën 53-vjeçare skulptorit të njohur Arben Bajo

9 Gusht 2020, 08:26| Përditesimi: 9 Gusht 2020, 14:01

  • Share

TIRANË- Gjithë jetën e tij ka gdhendur materiale të ngurta dhe u ka dhënë formën që donte, por me këtë virus e kishte të pamundur! COVID-19 u tregua më i fortë se skulptori Arben Bajo, duke i marrë jetën në moshën 53-vjeçare. Lajmin për ndarjen e tij nga jeta e ka dhënë një nga miqtë e tij, Arbër Kadia.

“Mëngjes i trishtë! Duararti Arben Bajo nuk i’a doli dot, fitoi COVID-19! Paqe e përjetshme për ty mjeshtër!”, shkruan Arbër Kadia. Skulptori ishte në gjendje të rënë për jetën.

Familja e skulptorit Arben Bajo që u nda nga jeta ditën e sotme ka kërkuar mirëkuptimin nga të gjithë për të evituar grumbullimin në ceremoninë e përcjelljes drejt banesës së fundit për shkak të parandalimit të përhapjes së COVID-19.

 "Me dhimbje e madhe e trishtimin qe le pas humbja e njeriut tone te dashur dhe artistit Arben Bajo, na duhet te kërkojmë mirëkuptimin e të gjithë miqve, studenteve e dashamirësve për evitimin e grumbullimit ne ceremoninë private te përcjelljes për në banesën e fundit të të dashurit tone. Ju falënderojmë për lutjet dhe ngushëllimet tuaja . Me respekt nga familja Bajo”, shprehen familjarët. 

 

Postimi i Arbër Kadia

Ditën e djeshme miqtë e tij bënin apel për ndihmë, pasi Bajo kishte nevojë për gjak të grupit A negativ. Edhe pse donatorët u gjendën, fatkeqësisht nuk mjaftoi për të shpëtuar Kadia.

Kush ishte Arben Bajo?
Arben Bajo ka lindur në vitin 1967 në Gjirokaster, ka kryer liceun në Fier dhe studioi skulpturë në Akademinë e Arteve të Bukura, në Tiranë, (1988-1992). Ai ka hapur shumë ekspozita personale në Shqipëri dhe jashtë vendit.

Arben Bajo është realizuesi i shtatores së At Zef Pellumbit që ndodhet në Shëngjin, punim të cilin e ka bërë bashkë me djalin e kryeministrit Edi Rama, Gregori. Bajo ka realizuar edhe skulpturën e Asim Zenelit, Vaçe Zelës në Lushnje, etj.

Gjatë gjithë krijmtarisë së tij Arben Bajo njihet si skulptor figurtiv, por me një këndvështrim bashkëkohor. Ai numëron nëntë ekspozita personale e të pafundme kolektive dhe ajo që vërehet më së shumti në veprat e tij janë mesazhet që përcjell për humanizmin. Studioja e Arben Bajo ka portrete të shumta, nudo femërore, si dhe personazhe mitologjikë.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • popull qosuri: 09/08/2020 12:25

    Pse nuk e cuat per kurim jashte si shume te tjere qe keni cuar meqe ishte njeri me vlera. Gjakepiresa dhe shushunja....te qofte dheu i lehte or mik. Gjetsh paqen e perjetshme qe ketu mes ne frymoreve nuk e gjete dot. Ngushellime familjes

    Përgjigju
    • une: 10/08/2020 11:31

      ku jasht ta conin me kete virus.ke degjuar ti ndonje spital jasht qe mer paciente nga vende te tjera?po nuk pate nji hale me pare qe te shkosh te klinikat private nuk te prek njeri me dore

  • Ngushellime: 09/08/2020 12:00

    Ngushellime familjes...po te kish qen deputet mbase do ishte sheruar, se do ta conin ne Turqi...

    Përgjigju
  • Emigranti: 09/08/2020 11:36

    Ngushllime per kete artiste dhe njeri i mire.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?