SHBA - Botërori i Klubeve vijon me ndeshjet e treta në grupe. Në Grupin B surpriza e madhe ishte eliminimi i Atletico Madridit. Paçka fitores 1-0 kundër Botafogos, golavarazhi nuk ishte në favorin e djemve të Simeones. Nga ana tjetër PSG fitoi 0-2 kundër Seattle Sounders dhe gjen në 1/8 Inter Miamin e Lionel Messit.
Në "Rose Bowl" të Pasadena, Atletico Madridi fitoi 1-0 kundër Botafogos, por sërish nuk mundi të kalojë më tej duke u eliminuar nga Kupa e Botës për Klube. Fati i buzëqeshi brazilianëve që falë golavarazhit më të mirë kalojnë në 1/8 dhe do përballen me rivalët e Palmeiras. Duel brazilian në SHBA. Sa i takon përballjes në fushë, fitoren e Atl. Madridit e vendosi goli i Griezmann në minutën e 87-të.
Në "Lumen Field" në Seattle, PSG fitoi 0-2 kundër vendasve të Seattle Sounders duke marrë një biletë për në fazën e 1/8. Golat e Kvaratskhelia në minutën e 35-të dhe Hakimit në të 66 i dhanë tri pikë me vlerë kampionëve të Evropës duke bërë që të kalojnë turin. Në fazën e radhës me eliminim PSG gjen Inter Miamin që në gjirin e vet ka ish-in e francezëve, Lionel Messin. Dueli luhet më 29 qershor.
Grupi B mbyllet me tre skuadra në kuotën e gjashtë pikëve, por më tej kalojnë PSG si e para e grupit dhe Botafogo si e dyta. Atl. Madridi është jashtë pasi e ka golavarazhin -1, paçka se në ndeshjet direkte e mposhti Botafogon.
Kupa e Botës për Klube, Grupi B:
Ndeshjet e treta, 23 qershor
21:00 Atl. Madrid 1-0 Botafogo
21:00 Seattle Sounders 0-2 PSG
Renditja:

Komente