Kronikë

I bëjnë pritë në hyrje të banesës në Vlorë, plagoset me 4 plumba në këmbë 38-vjeçari! Subjekt i OFL-së dhe i dënuar më parë për drogë

30 Maj 2021, 07:30| Përditesimi: 30 Maj 2021, 14:42

  • Share

Vlora nuk gjen qetësi nga atentatet me armë zjarri. Mbrëmjen e djeshme i është bërë pritë dhe qëlluar me armë zjarri 38-vjeçarit Edison Begaj, i cili i ka shpëtuar sulmit në fshatin Kaninë të Vlorë. Begaj është qëlluar me 4 plumba në hyrje të banesës së tij duke mbetur i plagosur. Plumbat e kanë kapur atë në këmbë, ndërsa ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Autori ka qenë në këmbë dhe ka pritur deri sa 38-vjeçari të kthehej në banesën e tij për t'i qëlluar me pistoletë. Ka qenë errësira e madhe në zonë që ka shpëtuar dhe jetën e 38-vjeçarit, pasi plumbat e kanë kapur në pjesën e poshtme të trupit. 38-vjeçari është shfaqur i plagosur në spital dhe ndodhet jashtë rreziku për jetën.

Në dëshminë e tij të parë, Begaj ka thënë para hetuesve se nuk e ka parë autorin dhe nuk e di se kush mund të jetë, kjo edhe për shkak të errësirës në zonë.

Autori ka qenë i fshehur mes ullishteve të Kaninës duke pritur 38-vjeçarin. Ai po qëndronte në këmbë dhe pasi ka qëlluar nga 3 metra largësi Edison Begën është larguar po në këmbë nga vendi i ngjarjes. Më pas është marrë nga një automjet në gjysmë të rrugës dhe është larguar. Policia i është vënë menjëherë nga pas në ndjekje, por autori ka mundur të shpëtojë.

Për ngjarjen  pistat e hetimit janë ajo e prishjes së pazareve të drogës ose një konflikt i kohëve të fundit që mund të ketë pasur 38-vjeçari. Për ngjarjen policia ka shoqëruar 5 persona.

Edison Begaj nuk është një emër i panjohur për drejtësinë. Ai është subjekt i OFL dhe i dënuar dhe kapur disa herë me drogë përgjatë viteve. Në shkurt të 2010 ai është dënuar me 7 vite e 6 muaj burg për drogë. Por ashtu edhe në vitin 2015 Begaj u kap me 50 kg lëndë narkotike të llojit marijuanë "çokollatë", në vendin e emërtuar "Qafa e Kuzum Babasë".  

4 muajt e fundit qyteti i Vlorës nuk ka gjetur gjetësi në lidhje me ekzekutimet me armë zjarri dhe plagosjet ku disa dyshohet për prishje të pazareve të drogës e disa për sherre momentale

Më 27 maj u plagos 39-vjeçari Ergys Likaj pas një sherri me një 18 vjeçar.

Më 22 maj u ekzekutua më breshëri kallashnikovi  para biznesit të tij Delon Troqe, i cili kishte pak kohë që ishte kthyer nga Spanja

Më 10 maj u ekzekutua me breshëri kallashnikovi Bledar Birçaj, i cili gjithashtu nuk kishte shumë kohë që ishte kthyer nga Spanja

Më 3 mars vitet me breshëri kallashnikovi Tauland  Beqiraj (Manaj, Gjikaj) 

Më 6 shkurt ekzekutohet me kallashnikov Gentjan Qarri, i njohur me pseudonimin "Geçe".

Ora 11:33
Atentati në Vlorë, autori i shpëtoi ndjekjes së policisë! Qëlloi 38-vjeçarin nga 3 metra largësi! 5 të shoqëruar

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me atentatin në Vlorë, ku Edison Begaj mbeti i plagosur. Autori ka qenë i fshehur mes ullishteve të Kaninës duke pritur 38-vjeçarin.

Autori ishte në këmbë dhe pasi ka qëlluar nga 3 metra largësi është larguar po në këmbë nga vendi i ngjarjes. Më pas është marrë nga një automjet në gjysmë të rrugës dhe është larguar. Policia i është vënë menjëherë në ndjekje nga pas, por autori ka mundur të shpëtojë. Për ngjarjen policia ka shoqëruar 5 persona.

Ora 11:26
Iu bë atentat para banesës në Vlorë, dëshmia e parë e të plagosurit

Edison Begaj i shpëtoi një atentati në Vlorë para shtëpisë së tij, ku autori qëndronte shumë afër tij në pritje për ta vrarë. 38-vjeçari është plagosur në këmbë me 4 plumba dhe po merr mjekimin në spitalin e Vlorës. Në dëshminë e tij të parë, ai ka thënë para hetuesve se nuk e  ka parë autorin dhe nuk e di se kush mund të jetë, kjo edhe për shkak të errësirës në zonë.

Ora 10:30
Në 5 muaj Vlora nuk gjen qetësi, të gjitha atentatet e kryera

Vlora në pesë muajt e parë të vitit 2021 nuk ka gjetur qetësi. Përveç atentatit të dështuar për eliminimin fizik të Edison Begajt, qyteti është tronditur edhe katër herë të tjera në atentate mafioze, duke e renditur në vendin e parë për krimin gjatë këtyre muaj.

Gjithçka filloi në datën 6 shkurt, me ekzekutimin me kallashnikov të Gentjan Qarrit. Viktima po lëvizte në këmbë kur në drejtim të tij u qëllua me breshëri plumbash. Ngjarja vijon të jetë e pazbardhur, ndërsa dyshohet të jetë për larje hesapesh dhe prishe të pazareve të drogës. Qarri ishte dënuar në Itali me 11 vite burg për trafikim të lëndëve narkotike.

Pa u bërë një muaj, Vlora do të bënte sërish lajm në kronikën e zezë. Tauland Gjika sapo kishte debatuar me autorët në një lokal në Vlorë për shkak të një borxhi dhe ishte larguar. Gjika u ekzekutua sapo doli nga automjeti i tij me xhama të zinj. Njëri prej autorëve, Hansi Jonuzi, u arrestua në ditën e ngjarjes. Pak javë më vonë në polici u vetëdorëzua edhe Skerdian Gabrani.

Prilli u mbyll në qetësi në Vlorë, por 10 maji riktheu sërish atentatet mafioze. Bledar Birçaj u ekzekutua në një atentat të mirëorganizuar nga dy persona, ndërsa po lëvizte me dy persona të tjerë në automjetin e tij. I kthyer vetëm një muaj më parë nga Spanja, vrasja e Birçaj po hetohet për konflikte që mund të ketë pasur atje. Hetuasit akoma nuk kanë mundur të gjejnë makinën e atentatorëve.

Kur jehona e plumbave ndaj Bledar Birçajt akoma nuk ishte shuar, Vlora u trondit sërish. Delon Troqe u ekzekutua para biznesit të tij mbrëmjen e 21 majit. Ndaj 38-vjeçarit, i cili sapo ishte kthyer nga Spanja u qëlluar me breshëri kallashnikovi nga dy persona. Autorët u larguan dhe dogjën mjetin në fshatin Sherishtë. Edhe Troqe kishte pak kohë që ishte kthyer nga Spanja.

Ora 09:29
Atentati në Vlorë, policia lë provat në vendin e ngjarjes! Njolla gjaku, gëzhoja e shenja plumbash, çfarë ka mbetur pas (VIDEO) 

Pas atentatit që Edison Begajt iu bë gjatë natës në hyrje të shtëpisë së tij, në vendin e ngjarjes kanë mbetur njolla gjaku dhe gëzhojat e plumbave. Gëzhojat duket se janë harruar nga policia gjatë mbledhjes së provave. 38-vjeçari mbeti i plagosur pasi 4 plumba e kanë kapur atë në pjesën e këmbëve, ku autori nuk ka parë nga errësira e madhe që ishte në zonë.

Ora 07:42
Kush është Edison Begaj që iu bë atentat në Vlorë, subjekt i OFL, i dënuar për drogë (FOTO)

I plagosuri Edison Begaj

Mbrëmjen e djeshme në hyrje të banesës së  tij Edison Begajt i është bërë një atentat, i cili përfundoi i plagosur në pjesën e këmbëve. 38-vjeçari Begaj nuk është një emër i panjohur për drejtësinë. Ai është i dënuar për drogë më 7 vite e 6 muaj burg në 2010, ndërsa është bërë edhe subjekt i OFL-së në lidhje me pasurinë e tij. Edhe në 2015 Begaj u kap me 50 kg lëndë narkotike të llojit marijuanë "çokollatë", e paketuar, së bashku me 3 të tjerë në vendin e emërtuar "Qafa e Kuzum Babasë". Lënda narkotike u gjet brenda automjetit tip "Jeep" që posedohej nga shtetasi Edison Begaj.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • kurioxi: 30/05/2021 09:21

    na ish ki moo

    Përgjigju
    • Labi: 31/05/2021 01:24

      Armando arixhiu ujku i dukatit ai i ben tr gjitha vlote

    • doqja: 30/05/2021 11:11

      Per ngjarjet ne vlore pse nuk pyet policia bujar leskajn

    • Kaninjoti: 30/05/2021 11:02

      Pyet motrën tënde nga ishte robqir muti

    • Leon: 30/05/2021 10:53

      Shoku faqedjegurit cpaten me kte kaniniotin mo paste kemben e mbare

    • Bujar sukth: 30/05/2021 10:39

      Nga vendi i golave.

    • Vlore: 30/05/2021 10:19

      Pyet mamin

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?