Kronikë

Në 5 muaj Vlora nuk gjen qetësi, të gjitha atentatet e kryera

30 Maj 2021, 10:30| Përditesimi: 30 Maj 2021, 10:34

  • Share

Vlora në pesë muajt e parë të vitit 2021 nuk ka gjetur qetësi. Përveç atentatit të dështuar për eliminimin fizik të Edison Begajt, qyteti është tronditur edhe katër herë të tjera në atentate mafioze, duke e renditur në vendin e parë për krimin gjatë këtyre muaj.

Gjithçka filloi në datën 6 shkurt, me ekzekutimin me kallashnikov të Gentjan Qarrit. Viktima po lëvizte në këmbë kur në drejtim të tij u qëllua me breshëri plumbash. Ngjarja vijon të jetë e pazbardhur, ndërsa dyshohet të jetë për larje hesapesh dhe prishe të pazareve të drogës. Qarri ishte dënuar në Itali me 11 vite burg për trafikim të lëndëve narkotike.

Pa u bërë një muaj, Vlora do të bënte sërish lajm në kronikën e zezë. Tauland Gjika sapo kishte debatuar me autorët në një lokal në Vlorë për shkak të një borxhi dhe ishte larguar. Gjika u ekzekutua sapo doli nga automjeti i tij me xhama të zinj. Njëri prej autorëve, Hansi Jonuzi, u arrestua në ditën e ngjarjes. Pak javë më vonë në polici u vetëdorëzua edhe Skerdian Gabrani.

Prilli u mbyll në qetësi në Vlorë, por 10 maji riktheu sërish atentatet mafioze. Bledar Birçaj u ekzekutua në një atentat të mirëorganizuar nga dy persona, ndërsa po lëvizte me dy persona të tjerë në automjetin e tij. I kthyer vetëm një muaj më parë nga Spanja, vrasja e Birçaj po hetohet për konflikte që mund të ketë pasur atje. Hetuasit akoma nuk kanë mundur të gjejnë makinën e atentatorëve.

Kur jehona e plumbave ndaj Bledar Birçajt akoma nuk ishte shuar, Vlora u trondit sërish. Delon Troqe u ekzekutua para biznesit të tij mbrëmjen e 21 majit. Ndaj 38-vjeçarit, i cili sapo ishte kthyer nga Spanja u qëlluar me breshëri kallashnikovi nga dy persona. Autorët u larguan dhe dogjën mjetin në fshatin Sherishtë. Edhe Troqe kishte pak kohë që ishte kthyer nga Spanja.


Lajmi kryesor:

I bëjnë pritë në hyrje të banesës në Vlorë, plagoset me 4 plumba në këmbë 38-vjeçari! Subjekt i OFL-së dhe i dënuar më parë për drogë


  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?