Politikë

'I denjë për serial NETFLIX'/ Rama replikon me Bashën: E di që s'doje ta merrte vesh mileti dashurinë tonë, por më foli zemra! SPAK-un s'doje as ta votoje, i ngjite gjumin armikut të kënetës (VIDEO)

27 Mars, 19:22| Përditesimi: 27 Mars, 20:32

  • Share

Tani ai është kthyer “seriali” më i ndjekur nga shqiptarët, i denjë për një shfaqje NETFLIX-i, me miliona shikime dhe klikime në ditë.

Pak orë pas video-postimit virtual në rrjetin social Facebook nga Lulzim Basha ditën e sotme (27 mars), i është përgjigjur me një ‘dissing’ të ri kryeministri Edi Rama.

Basha i kujtonte deklaratat e mëhershme të kreut të qeverisë se “amerikanët ikën nga SPAK” dhe faktin se nuk rrinte dot pa e përmendur drejtuesin e Koalicionit Euroatlantik.

Kryeministri iu përgjigj me një video-postim në llogarinë e tij me serinë “Zgjimi i Lulit”, duke i thënë se “i qante zemra për të, ndaj nuk rrinte dot pa e përmendur, pasi i foli zemra për dashurinë e tyre”.

Më tej ai shton se Basha nuk donte as Vettingun që ta votonte dhe as SPAK-un, duke nënkuptuar se tani po e merr në mbrojtje. Dhe në fund e përshëndeti me një video-pasazh nga një takim i shtabit të demokratëve të Shkodrës, në një moment përgjumjeje, duke e ironizuar Bashën se "i kishte ngjitur gjumin armikut, kënetës'.

Rama nuk i vë numër episodit, por një emoji me syze të zeza, duke nënkuptuar se seria do vazhdojë.

Teksti nga episodi i video-postimit:

Basha: O Rame, si paske thënë sot, e kam zemër Lulin!

Rama: E thashë o Lul, ndjesë, kërkoj falje, e di që ti nuk do ta marrë vesh mileti këtë dashurinë tonë, por ça të bëj, më foli zemra, po më plaste.

Basha: Sa zemër më ke ti mo Rame, e mori vesh gjithë bota kur korruptove McGonigal mem bo gropën, por re vetë mrena.

Rama: Unë gjithmonë kam ra mren mor burrë, sa herë jam marrë me ty, gropë më gropë, dërrmim, por nuk vej men se ta thash nuk më le zemra, rënkon e shkreta, Luli e s’ka tjetër...!

Basha: S’të ndahet zemra nga bufi ty o Rame, se vetëm ai të mban në pushtet. Ai t’i dha votat për të liruar të korruptimit!

Rama: Aaa jo! Atë buf s’e kam dash kurrë. Se ti e di shumë mirë, nuk kuptoj ça po flet, se ti edhe sot ke frikë t’ia përmendësh emrin mo Lul. Se po të ndjek dhe në fushatë, ehe hiç, mazallah, mazallah se ia thua Euroatlantikëve të vërtetën për bufin e, për kënetën e, për Gaz ballakumen, për tjetrin e për tjetrin, jo më vlla, vjen vërdallë si reja e nënshpinës nëpër pantallona! O Rame, o Rame, aman mo burrë, nxirre atë jatagan, siç e nxirrshe kur më zbrazeshe mu, nxirre të shkretën. Dhe shpëtoji demokratët nga hataja që i pret, se do ngelen mbren, në kënetë.

Basha: Me atë shpreson të godasësh SPAK-un. Je gati të bësh një buf sa mali i Tiranës ti me Rame, por e ke kot!

Rama: Po tani, unë mezi të shkula ty nga çadra. S’deshe as me votu vettingun, SPAK-un as që bëhej fjalë! Rama ik e Rama ik, çohu Rama ik e ulu Rama ik, gdhiu Rama ik e ngrysu Rama ik! Ja ika unë! Po ti pse ike? Ike se kishe hall që të mbrosh SPAK-un nga unë, se mos e godas bashkë me bufin eee? Dhe prandaj je tuj ardh vërdallë rrugëve ti si makinë policie me atë sirenën, “Rameee Rameee...”! E mo sa i madh je mo artist, sa i madh je!

Basha: Si the, i tërhoqi Amerika ushtarët nga SPAK-u. Aty e ke Amerikën Rame, vazhdojnë hetimet!

Basha: Ashtu hë? Ti e di, unë e di që i tërhoqi, por kaq sa di unë, se ti je euroatlantiku jonë këtu! Te ty i ka Amerika edhe lidhjet, edhe shpresat, edhe sytë, edhe veshët... Tani m’i bëj të fala Hysen Gjurës njëherë, e Pëllumb Seferit. Dhe shife një çik, pash Zotin, shife ça më çuan sot ata të Shkodrës. Shtabi i kënetës tuj flejt për qejf! Thashë aaa, ia paska ngjit Luli armikut gjumin... Të përshëndes!”.

(Një kolonë zanore-këngë me mbishkrimin: “Kemi një ëndërr, Shkodra madhështore...”, ku dallohen në video një grup anëtarësh të shtabit të PD në gjendje të përgjumur).

A.Q/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Luli: 28/03/2025 07:46

    Dua te marr vemendje se jam ku therret qameti, prandaj merrem me Ramen

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?