Foto: Makina e Klaus Jaçajt pas shpërthimit me eksploziv

Kronikë

I hodhën makinën në erë pas plagosjes në Sarandë, arrestohet i kërkuari Klaus Jaçaj

24 Korrik, 14:43| Përditesimi: 24 Korrik, 14:51

  • Share

31-vjeçari Klaus Jaçaj, të cilët i hodhën makinën në erë me eksploziv pas përfshirjes në plagosjen e dyfishtë në Sarandë, është arrestuar nga policia e qytetit bregdetar.

Jaçaj ishte shpallur në kërkim pasi akuzohet për veprat penale përkrahje e autorit të krimit dhe moskallëzimi, akuza që lidhen me ngjarjen e 17 Korrikut në Sarandë, ku mbetën të plagosur me armë dy persona nga Kamza, Gëzim Hajdaraj dhe Ernest Lama.

“Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë dhe të Komisariatit të Policisë Sarandë vijojnë punën për kapjen e shtetasve në kërkim dhe për ekzekutimin e vendimeve gjyqësore ndaj shtetasve në hetim apo të dënuar. Në këtë kuadër, u ndalua K. J., 31 vjeç, banues në Sarandë, ndaj të cilit Prokuroria e Sarandës ka lëshuar urdhër ndalimi, për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Moskallëzimi i krimit”, lidhur me ngjarjen e ndodhur më datë 17.07.2025, në Sarandë, ku u plagosën me armë zjarri dy shtetas”, njofton policia.

Blutë e akuzojnë Jaçajn se ka përkrahur Ramadan Canajn, i cili akuzohet si personi që qëlloi me armë ndaj dy të plagosurve.

Katër ditë pas kësaj ngjarje, më 22 Korrik, Klaus Jaçajt i hodhën makinën në erë me eksploziv. Video më poshtë tregon edhe momentin në flakë të automjetit tip BMW, pak sekonda pas shpërthimit të tritolit në automjetin e parkuar. 

 

Sa i përket plagosjes së dyfishtë me armë, më herët u arrestua edhe Artan Murtaj 43 vjeç, për akuzën e përkrahjes së autorit. Në kërkim vijojnë të mbeten dy vëllezërit Ramadan Zoto alias Ramadan Canaj 43 vjeç dhe Erjon Canaj 36 vjeç.

V.GJ /ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Lirim me kusht pas 35 vitesh për të dënuarit përjetë, si e vlerësoni?