SARANDË- Qyteti bregdetar i Sarandës u trondit në mesnatë nga një shpërthim me tritol. Një automjeti të parkuar iu vendos eksploziv, duke e hedhur në erë. Siç shihet edhe në këto pamje që sjell Report Tv, mjeti është përpirë totalisht nga flakët, ndërsa dhjetëra banorë apo turistë të zonës, kanë dalë nga banesat pas shpërthimit të fortë që tronditi Sarandën. Ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 3 rreth orës 23:50 të 21 korrikut.
Policia e Sarandës bëri me dije se nuk raportohet për asnjë person të lënduar, pasi mjeti ka qenë i parkuar pranë një pallati. Hakmarrja duket se është motivi i ngjarjes, pasi pronar i mjetit rezulton Klaus Jaçaj 31 vjeç, i shpallur në kërkim nga policia vetën 4 ditë më parë pas një sherri. Ai akuzohet për përkrahje të autorëve të krimit, pasi ka ndihmuar dy autorët Ramadan dhe Erjon Canaj, të cilët qëlluan 2 të rinj pas sherrit për ngacmimin e një vajze të mitur.
“Më datë 21.07.2025, rreth orës 23:50, në lagjen nr. 3, Sarandë, dyshohet se ka shpërthyer një sasi lënde eksplozive e vendosur në një automjet, ku janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Automjeti rezulton në pronësi të shtetasit K. J., 31 vjeç, person i shpallur në kërkim për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”, në lidhje me ngjarjen e datës 17.07.2025, ku mbetën të plagosur me armë zjarri dy shtetas”, njoftoi Policia.
Forca të shumta policie kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, ndërsa një grup hetimor po punon për identifikimin e autorëve.
Ky është automjeti, të cilit iu vu tritol mbrëmjen e së hënës në Sarandë. Në pamjet që sjell Report TV, shihet se automjeti ka pësuar dëme të mëdha, me pjesën përpara të dëmtuar më shumë, dhe xhama të thyer.
Automjeti është në pronësi të 31-vjeçarit Klaus Jaçaj, i shpallur në kërkim 4 ditë më parë pasi akuzohet se ka përkrahur Ramadan dhe Erjon Canaj, të cilët qëlluan dy të rinj pas një sherri për pronën në bregdet.
Nga shpërthimi në automjet nuk pati të lënduar, pasi ka qenë i parkuar pranë një pallati.
Komente

Saranda Vere-2025 Pordhe, rigon , tritol dhe llume!! 0 Shtet - Banda Shume!!
PërgjigjuDuhet te denohen per terrorizem te gjithe ata e kapen me kende plasese dhe te marin burgim te perjetshem te formes se prere , ndryshe e mori lumi kete vend si e kaa mare
PërgjigjuTalibant e albanis naksjon nanemoter
PërgjigjuWellcome to Albanistan.
PërgjigjuKu ka bo naj here hajer shqiptari Sa fillojme te hapemi bythesh turizmi madh ketu e turizmi madh atje ja ca ndodh keshtu oshte ku e le turizmin ne dore te ketyre fshatereve nga jugu qe skane dy shkolle dhe I kane cu cmimet aty ku smbane prandaj si shko njeri me
PërgjigjuPolicia e Sarandes " left the chat"! Saranda eshte kthyer ne nje Marseje te vogel ku grupet kriminale me aktivitet ne greqi bejne ligjin. Zaptimi i pronave nga " kamzalinjte" dhe hapjs rruge e investimeve me para nga burime kriminale kete pasoje ka. Ky eshte vetem fillimi! Police gangestere qe qellojne me armen e sherbimit dhe nuk ndeshkohen si ne rastin e 4 vellezerve police qe sulmuan 2 vellezer biznesmene, nuk mund te vendosin rendin.
PërgjigjuKomisariati o policis sarande duhet shkrir. Komanden ne Sarande e kane grupet kriminale.
PërgjigjuMe keto numra larguat shqiptaret,tani do te largoni dhe turistet.
PërgjigjuSa ashte me marre nje cader me dy shezlone ne sarande
PërgjigjuDHE ME KETE VIDEO JU UROJ NJE JAVE TE MBARE...
PërgjigjuMa come è bella l’Albania…
Përgjigju