Kronikë

Në pronësi të Klaus Jaçajt të shpallur në kërkim, dëmet e shkaktuara në automjetin që iu vu tritol mbrëmë (VIDEO)

22 Korrik, 09:27| Përditesimi: 22 Korrik, 09:31

  • Share

 

Ky është automjeti, të cilit iu vu tritol mbrëmjen e së hënës në Sarandë. Në pamjet që sjell Report TV, shihet se automjeti ka pësuar dëme të mëdha, me pjesën përpara të dëmtuar më shumë, dhe xhama të thyer.

Automjeti është në pronësi të 31-vjeçarit Klaus Jaçaj, i shpallur në kërkim 4 ditë më parë pasi akuzohet se ka përkrahur Ramadan dhe Erjon Canaj, të cilët qëlluan dy të rinj pas një sherri për pronën në bregdet.  

Nga shpërthimi në automjet nuk pati të lënduar, pasi ka qenë i parkuar pranë një pallati. 


Lajmi kryesor:

VIDEO/ Hakmarrje pas sherrit në Sarandë, hidhet në erë me tritol mjeti i një prej të shpallurve në kërkim


Xh.D/r.k./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se ka pasur rezultat aksioni për lirimin e hapësirave publike?