Kronikë

I plas kapsolla në dorë, 60-vjeçarit në Vlorë i priten tre gishtërinjtë

1 Janar 2020, 01:22| Përditesimi: 1 Janar 2020, 11:26

  • Share

VLORË- Nata e ndërrimit të viteve në qytetin e Vlorës nuk ka kaluar pa incidente. Gazetari i Report Tv, Armand Xhelili raporton se një 60-vjeçar nga fshati Bishtan është lënduar rëndë, pasi i ka plasur kapsolla në dorë. Mësohet se si pasojë e shpërthimit, 60-vjeçarit i janë prerë tre gishtërinjtë. Ai është dërguar në spitalin e Vlorës, ku po merr mjekimin e duhur.

E njëjta situata është regjistruar edhe në Librazhd, ku djali 9-vjeçar i Behar Terziut, drejtorit të OSHEE-së në Librazhd është plagosur lehtë, pasi i ka plasur një kapsollë në dorë

Në Shqipëri, janë të ndaluara me ligj lëndët piroteknike, ku nuk lejohet as tregtimi dhe as përdorimi i tyre nga qytetarët. Por ka ende persona që i tregtojnë ato në mënyrë të paligjshme, edhe pse kontrollet e policisë janë shtuar këtë periudhë festash.

B.K./b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • vera: 01/01/2020 22:02

    MENJEHERE TI MBLEDHI DHE TE SHKOJE NE SPITAL PER TI NGJITUR ,,,DUHET TE BEHET OPERACIONI BRENDA 48 ORESH,,,ZOTI E NDIMOFTE.,,..KINI KUJDES E MOS BLENI ME MIRE,,..////

    Përgjigju
  • Fredi: 01/01/2020 14:35

    Viti fillon me Vlor maron me Vlor...për mir dmth sepse vlonjatt bojn vetem gjona tmira.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?