I tha se do ta padisë, Veliaj 'dhëmbë për dhëmbë' me Bashën: Mezi pres të shkoj në Gjykatë të zbuloj sa milion euro do paguante për plehrat ky me kunatin

17 Tetor 2020, 17:05| Përditesimi: 18 Tetor 2020, 09:47

  • Share

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, i përgjigjet "dhëmbë për dhëmbë" kreut demokrat Lulzim Basha pasi ky i fundit tha se do ta padiste për herë të 3-të pasi i përmendi kunatin e tij për çështjen e impiantit të Sharrës, dhe publikoi dokumentin sesi Basha dhe kunati i tij, me firmën e Sali Berishës, punonin për të groposur buxhetin e shtetit në malin e plehrave në Sharrë.

Kështu iu drejtua sot Asamblesë Socialiste në Krrabë dhe Bërzhitë kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili shtoi se në kohën kur Lulzim Basha ishte në krye të bashkisë, Tirana që kthyer në një plaçkë për t’u shqyer nga familja e tij. Ndrëkaq kryembashkiaku tha se mezi pret të shkojë në gjykatë që t'ia tregojë faktet.

"Në bisedë me zonjat që kishin ndjekur debatrn me kunatin thanë mirë po kanë sy këto  që vijnë nga reja e zezë që kalonte në 4 zona dhe futej në mushkëritë tona. Sot retë e tymit janë kthyer në një kodër të gjelbërt me 10 mijë pemë që janë mbledhur aty. Pyetja është kush e bëri këtë dhe me çfarë shpenzimesh.

 Në 20 gusht të 2013-ës, - pra, në 23 qershor populli u tha: “bella ciao”, “shkoni në shtëpi”, “s’jeni ju për këtë punë”, - edhe pse humbën zgjedhjet, vazhdonin t’i bënin gropën vendit. Pasi ti humb zgjedhjet, moralisht duhet t’i marrë vendimet ai tjetri që është zgjedhur. Nuk e pritën këta qeverinë. Humbën zgjedhjet në qershor, qeveria bëhej gati të fillonte punën. Ja dokumenti, në gusht Lul Basha i thotë Saliut të paguajnë 34.6 mln euro dhe 37 euro për ton, që t’i çojnë plehrat në kompaninë që kishte përgatitur ky me kunatin. E kishin bërë Tiranën plaçkë për ta shqyer për një familje. Mezi pres të shkoj në gjykatë që tia tregoj dhe gjykatësit, pasi  e firmos këtë ia çon Saliut kërkesën që ta financojë. Ne e bëjmë me të njëjtën punë me 8 euro më pak tonin. Sot është një kodër e gjelbërt kurse dje helm dhe turp", tha Veliaj.

Ai tha se Lulzim Basha gënjeu sërish sot kur tha se qytetarët shqiptarë do të paguanin 12 euro për 1 ton plehra. “Doli sot dhe gënjeu prapë, - se kur të plas cipa, je dyst, je rehat, nuk është se skuqesh më, - doli e tha, “jo, e kam thënë 12”. Po dokumenti thotë 37! Kë gënjen ti? Këshilla ime për Lulin është: Luli, thuaj gjithmonë të vërtetën, se mbahet mend më kollaj. Duke gënjyer non stop vetëm ngatërrohesh, ngatërron tabelën e shumëzimit, ngatërron tabelën e mbledhjes, ngatërron zbritjen, pjesëtimin, ngatërron kunatin, vilat, makinat, ngatërron gjobat. Thuaj gjithmonë të vërtetën, se e vërteta do të të bëjë të lirë. E vërteta do të të çlirojë. E vërteta do të të shpërblejë me më shumë vota,” tha më tej Veliaj. 

Sipas drejtuesit politik të Partisë Socialiste për Qarkun e Tiranës, Lulzim Basha nuk e ka hallin tek pastrimi, por të gjobëvënia ndaj biznesit të radhës. “Sot Tirana është dita me natën më e pastër seç ka qenë. Ky e ka hallin tek xhepi, tek portofoli i vet. Ky e ka hallin tek kunati i vet, se po t’i gjesh çmimin këtij, ky e lë edhe Astirin, edhe Teatrin, edhe Bulevardin, edhe kullat, edhe digën, edhe Liqenin. Sa iu kushton këtyre një gjobë? Deri dje thonin, “këto qendrat tregtare i kanë oligarkët”. Sapo mori vilat në Vale Mar te Gjiri i Lalzit, nga një pronar i qendrave tregtare, oligarkët u bënë të mirë. Ky i ka vënë çmim opozitës. I ka vënë çmim çdo proteste,” tha Veliaj. 

Kryebashkiaku shtoi se partitë që kemi përballë janë partie familjare. “Krraba nuk ka qenë bastioni ynë, ka qenë bastioni i LSI. Bërzhita nuk ka qenë bastioni ynë, ka qenë bastion i PD. Fakti që sot janë kthyer masivisht me PS-në, do të thotë që kjo skuadër dhe kjo familje punon vërtet për këta njerëz. Partitë që kemi përballë janë parti familjare. Një parti punon vetëm për kunatin, 24 orë në ditë. Kur flasim për ekonominë, për tërmetin, pandeminë, s’flasin fare. Por, po i përmende atij kunatin, zgjohet nga gjumi në orën 11 dhe të than piten, se për kunatin nuk të fal. Partia tjetër punon për burrin, për gruan, e kanë kthyer në sh.p.k.,” u shpreh Veliaj.

Ora 18:39
Veliaj: Shkullaku vilë 500 mijë euro duke punuar si gazetar

Nga Bërzhita, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, tha sot se Partia Socialiste nuk është partia e njerëzve që i kanë pasur gjërat e lehta në jetë, por e atyre që janë përpjekur për t’ia dalë vetë, pa ndihmën e askujt. Në fjalën e mbajtur përpara socialistëve të Asamblesë PS, ai iu referua edhe deklaratave që bëjnë disa analistë në media. Veliaj, gjatë një takimi me struktura të Partisë Socialiste në Kërrabë dhe Bërzhitë, ka ironizuar analistët Andi Bushati dhe Armand Shkullaku, për të cilët tha se njëri është rritur në Bllok dhe se tjetrit ka vilë 500 mijë duke punuar si gazetar.

“Pashë një nga ata analistët që mundohej pa sukses të debatonte me Edi Ramën, - se jo vetëm që nuk ia marrin dot për punë, por nuk ia marrin dot as për debat Edi Ramës, - që tallej tek portali i vet, Lapsi, Kalemi, Stilolapsi: “e mo këta, - tha, - u bënë këta kalamajtë e pastrueseve!” Në fakt, më erdhi keq për ta, se ata të dy, njëri jeton tek Rolling Hills - se si mund të bësh vilë 500 mijë euro, duke punuar gazetar dhe duke bërë bërr-bërr tërë ditën, - tjetri është rritur në Bllok.Lajmi im për ta është: Po, çunat e pastrueseve, gocat e rrobaqepëseve, fëmijët e hidraulikëve, kalamajtë e elektriçistëve, ata që janë rritur me halle, ata do ta drejtojnë këtë vend, jo ata që janë rritur në Bllok, jo ata që përçajnë dynjanë, jo ata që menaxhojnë llogjet, thashethemet, shpifje, helm për këdo që prek punë me dorë. Kush është rritur i ndershëm, me dinjitet, me djersën e ballit të vet, - ata do ta trashëgojnë Shqipërinë, jo kalamajtë e llastuar, jo ata që vënë gjoba çdo natë nëpër televizione,” u shpreh Veliaj.

Ai shtoi se në Partinë Socialiste i hapen dyert çdokujt që me meritë dhe me punë ka arritur aty ku është sot.

“Kush është rritur me halle bëhet edhe më i mirë, bëhet edhe më i dhimbsur, merr vendime edhe më të pjekura, sepse i ka kaluar vetë hallet. Kush është rritur në televizor, duke vënë gjoba, kush është rritur në Bllok, kujt ia ka hapur derën mami dhe babi, kujt ia ka shtruar tapetin njohja që ka pasur me X parti apo Y kompani, nuk kanë shans, se nuk e kanë provuar jetën prej vërteti. Ndaj, respekt për të gjithë ata që punojnë,” deklaroi Veliaj.

Komento

Komente

  • Qelbesirat: 18/10/2020 18:32

    Ore qelebesire, nese ke fkte per koreupsion qoji menjehere ne prokurori! Boll derdellitet.

    Përgjigju
  • Ziguri: 17/10/2020 20:37

    ky eshte thjesht i neveritshem, ky ju flet njerezve sikur jane 3 vjeç... mjere ne nga kush drejtohemi, ata te PD jane plehra dihet por ky eshte njeri pa shtylle kurrizore, mashtrues ordiner.

    Përgjigju
  • BeNi: 17/10/2020 20:30

    Lali Eri po ja fut kot tashti jo eshte rrit ketu jo eshte rrit aty mjaft me keto kalamalleqe oLali se nuk ke faj as ti as ai po e ka populli qe nuk i terheq te zgjedhurit zvarre nga zyra kur genjejne te lutem botoje kete komentet

    Përgjigju
  • vera: 17/10/2020 17:57

    Thyeja turinjte ketij palacos o erion veliaj,,,thyeja turinjye malokut te dibres....

    Përgjigju
    • Kujdes: 17/10/2020 19:05

      Kujdes me thyerjet e fyerjet ju rilindasit ne agoni. Cfare eshte kjo gjuhe keshtu, ju nuk jeni maloke as arrogante, as perçares. Ju jeni qytetare dinjitoze, ju jeni plot kulture e dashuri. Kujdes Vera jo keshtu, se po te lexon zdromsi i bashkise e po trishtohet me gjuhen e thyerjes ne dysh te malokeve.

  • Haha: 17/10/2020 17:53

    LSI lesh e dhi...PD nje kosh me n.. me nuk nxe!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?