Beqaj në burg, SPAK kontrollon apartamentin në Vlorë, shpërthen derën! Avokati: S’është i tij! Burime: Ish-ministrit iu gjetën foto të banesës me të njëjtin arredim

24 Korrik, 17:34| Përditesimi: 24 Korrik, 21:49

  • Share

VLORË- Agjentët e BKH-së kanë zbarkuar në Vlorë dhe kanë ushtruar kontrolle në banesën e ish-ministrit, Ilir Beqaj, i cili ndodhet në burg për abuzim me fondet e BE në SASPAC. Me urdhër të SPAK, agjentët zbarkuan në qytetin bregdetar rreth orës 12:30 të 24 korrikut me qëllim kontrollin e një apartamenti 160 metër katror të Beqajt, që ndodhet katin e 7-të në Lungomare të Vlorës.

Avokati i Beqajt, Ermal Yzeriaj pretendon se ky apartament nuk është pronë e ish-ministrit, ndërsa në një reagim sqaron se ishte kontaktuar në telefon nga oficerët e SPAK në orën 14:00 të ishte prezent gjatë këtij kontrolli dhe t'u vinte në dispozicion çelësin, në të kundërt do të shpërthenin derën. Duke qenë se avokati nuk është paraqitur për çelësin, rreth orës 15.30 dera e apartamentit është hapur me forcë nga agjentët e SPAK së bashku me forcat e policisë së Vlorës dhe forcat zjarrfikëse.

Burime nga grupi i hetimit bëjnë me dije se në banesë nuk janë gjetur sende të dyshimta përveç disa shisheve me verë. Burime bëjnë me dije se nga kontrollet e mëparshme në sendet e Beqajt janë gjetur foto të apartamentit me të njëjtin arredim që iu ushtrua sot kontrolli.

1721849853_Screenshot1.png

Foto nga brenda banesës

Shqiptarja.com dhe Report Tv solli dhe pamje nga operacioni i agjentëve të SPAK. Kontrolli ka zgjatur për më shumë se dy orë, ndërsa apartamentit i është vënë shiriti 'vendngjarje mos kalo’, ndërsa aty do të qëndrojë edhe një polic.

Kontrolle edhe në garazhet e pallatit

Ndërkohë, pas kontrollit të banesës deri në orët e pasdites 18:00 agjentët kanë kontrolluar disa garazhe në pallat.Të njëjtat burime thonë se ish-ministri parkonte një makinë pikërisht në pallat. Sipas informacioneve që Shqiptarja.com dhe Report Tv disponojnë, gjatë kontrolleve të mëparshme që i janë ushtruar ish-ministrit Beqajt, nuk i është gjetur një makinë, dhe për këtë arsye u ushtrua kontroll edhe në garazhet e pallatit në Lungomare të Vlorës.

Avokati: Apartameni nuk është në pronësi të Beqajt

Avokati thotë se klienti i tij nuk kishte asnjë apartament në pronësi në Vlorë dhe banesa që i referoheshin ishte marrë me qira sipas një kontrate të vitit 2020 dhe nuk kishte sens logjik të bëhej kontrolli. 

Përgjigja ime ishte që nëse bëhet fjalë për shtëpinë që z. Beqaj ka patur me qira dhe që e ka deklaruar dhe në ILDKPKI, kjo kontratë qiraje e 2020 ka kohë që nuk është më në fuqi dhe z. Ilir Beqaj ka kohë që nuk e përdor më këtë shtëpi me qira, prandaj unë si avokat nuk kisha përse të nisesha nga Tirana për në Vlorë për të marrë pjesë në kontrollin e një banesë që ishte në pronësi dhe në përdorim të dikujt tjetër dhe madje një kërkesë e tillë ishte dhe tërësisht e paligjshme. Z. Ilir Beqaj nuk është as qiramarrës dhe as posedues i këtij apartamenti. Madje nuk ka sens logjik që z. Beqaj të jetë përdorues i këtij apartamenti kur të gjithë e dinë që z. Ilir Beqaj është tashmë në ambientet e paraburgimit.

Për avokatin kontrolli është një tentativë e dëshpëruar (në nivelet e një fiksimi) për të gjetur me çdo kusht një arsye që z. Ilir Beqaj të mbahet në burg. Ai i kërkon GJKKO-së të reflektojë dhe të ndryshojë masën e sigurisë për Beqajn, ndonëse në dy apelime që kanë bërë si GJKKO dhe Apeli i GJKKO-së nuk ka pranuar të ndryshojë masën e sigurisë, as dhe kur ka ofruar garanci pasurore.

Dosja SASPAC

Ndaj Beqajt SPAK ka ngritur akuzat për 'Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërore', 'Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim” “Mashtrim” si dhe “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”.

SPAK thotë se ka gjetur prova se Ilir Beqaj si drejtues i SASPAC, në bashkëpunim me Kurtulajn, të cilin vetë e kishte emëruar, urdhëronte procedura fiktive prokurorimi, me vlerë qindra mijëra euro, kompanive të ndryshme për shërbime të pakryera dhe përfitues fundor të ishte pikërisht vetë ish ministri përmes Restorant Gzona në Tiranë, që SPAK thotë se është në pronësi të tij.

1721849838_Screenshot2.png

Dera e hapur nga kontrollet

Ora 18:55
SPAK i kontrolloi apartamentin në Vlorë, reagon avokati i Ilir Beqajt 

1721837641_aad.jpg

Avokati i ish ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj ka reaguar lidhur me kontrollin e SPAK në apartamentin e klientit të tij pasditen e sotme në Vlorë. 

Avokati Ermal Yzeiraj: Sot më datë 24.07.2024, rreth orës 14:00, unë si avokat i z. Ilir Beqaj jam kontaktuar në telefon nga oficerët përkatës të SPAK, të cilët më kërkuan të isha prezent në kontrollin që do ti bëhej (sipas tyre) shtëpisë në pronësi të z. Ilir Beqaj në Vlorë, duke më kërkuar gjithashtu që tu sillja nga Tirana dhe çelësin e kësaj shtëpie pasi në rast të kundërt do të shpërthenin derën.

Pasi e sqarova oficerin përkatës të SPAK që z. Ilir Beqaj nuk ka asnjë apartament në pronësi në Vlorë ai kërkoi ndjesë se ishte shprehur gabim dhe sqaroi që bëhet fjalë për një banesë që z. Beqaj nuk e ka në pronësi, por e ka patur me qira sipas një kontrate qiraje të vitit 2020.

Përgjigja ime ishte që nëse bëhet fjalë për shtëpinë që z. Beqaj ka patur me qira dhe që e ka deklaruar dhe në ILDKPKI, kjo kontratë qiraje e 2020 ka kohë që nuk është më në fuqi dhe z. Ilir Beqaj ka kohë që nuk e përdor më këtë shtëpi me qira, prandaj unë si avokat nuk kisha përse të nisesha nga Tirana për në Vlorë për të marrë pjesë në kontrollin e një banesë që ishte në pronësi dhe në përdorim të dikujt tjetër dhe madje një kërkesë e tillë ishte dhe tërësisht e paligjshme. Z. Ilir Beqaj nuk është as qiramarrës dhe as posedues i këtij apartamenti. Madje nuk ka sens logjik që z. Beqaj të jetë përdorues i këtij apartamenti kur të gjithë e dinë që z. Ilir Beqaj është tashmë në ambientet e paraburgimit.

Një kontroll i tillë është veçse një tentativë e dëshpëruar (në nivelet e një fiksimi) për të gjetur me çdo kusht një arsye që z. Ilir Beqaj të mbahet në burg dhe tregon që arsyet e deritanishme nuk paskan qenë dhe kaq bindëse sa pretendohej se ishin. Përkundrazi të gjitha veprimet e deritanishme për mbajtjen e z. Beqaj me masë sigurie arrest në burg janë haptazi në kundërshtim me jurisprudencën e GJEDNJ.

Pyetja kryesore që të gjithë duhet ti bëjnë SPAK në këto momente, përfshirë edhe vetë Gjykatën, është: mbi çfarë provash bazohet dyshimi i ikjes së z. Beqaj, i prishjes prej tij të ndonjë prove apo i kryerjes së ndonjë vepre tjetër penale, kur deri më tani z. Beqaj ka qëndruar për muaj me rradhë mbi prova, brenda ambienteve të Gjykatës së Posaçme dhe vetëm ka kontribuar për inventarizimin e tyre (kërkuar kjo nga vetë Gjykata e Posaçme)???

Urojmë që gjykatat të reflektojnë dhe mos jenë thjesht noterë të kësaj gjuetie të paligjshme!

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ana: 25/07/2024 06:30

    Banesa eshte e tij dhe e ka kthyer ne hotel,ka hapur dhe nje dritare nga ana e majte e pallatit, qe per normale njeres do ishte e pamundur ne qe jetojm afer e kemi degjuar.

    Përgjigju
  • xXx: 24/07/2024 17:47

    Suksese të mëtejshme...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?