Gjatë muajit maj produktet ushqimore kanë pësuar rritje krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Frutat kanë pësuar rritjen më të madhe 23.7%.
Instituti i Statistikave raporton se në muajin maj çmimet e përgjithshme të ushqimeve janë rritur me 4.9% duke i krahasuar me një vit më parë. Shkak është bërë situata e krijuar nga pandemia.Frutat në muajin maj iu kanë kushtuar qytetarëve 23.7% më shumë se në të njëjtën periudhë të viti të shkuar.
Instituti i Statistikave raporton se në muajin që lamë pas çmimet e përgjithshme të ushqimeve kanë pësuar rritje, shkak është bërë gjëndja e krijuar nga COVID-19 dhe pamundësia për të punuar e shumë aktiviteteve. Në maj inflacioni arriti në 2.1%, nga 1.5% që ishte një vit më parë,ose nga 1.9% që ishte në muajin prill 2020
Pavarësisht kësaj rritje ende inflacioni mbetet larg objektivit të Bankës së Shqipërisë për një inflacion në masën e 3%. Në muajin e 5 të vitit rritja më e lartë e çmimeve është vrenjtur tek grupi i ushqimeve dhe pijeve joalkoolike me 4.9%, ku ndikimin më të madh e kanë pasur frutat që janë shtrenjtuar me 23.7% më shumë se në maj 2019, pësuar nga zarzavatet përfshirë patatet me 6.6%.
Rritjen e çmimit të patates dhe qepës Report TV e ka denoncuar disa herë, nëpërmjet vëzhgimeve të bëra në disa tregje ku nga fermeri e deri tek tregtari i pakicës në kryeqytet çmimi katërfishohej. Rritje të çmimit kanë pësuar edhe “vajra dhe yndyra” me 5,1 %, “peshk” me 4,5 %, “sheqer, reçel, mjaltë, çokollata, dhe ëmbëlsira” me 3,7 %.
Nga ana tjetër krahasuar me vitin e kaluar por edhe me muajin prill rritje në çmim kanë pësuar edhe grupet e “Argëtimit dhe Kulturë, Mobilie, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë, Qiratë, ujë, lëndë djegëse dhe energji si dhe Hotelet, kafenetë dhe restorantet.
Ndërsa çmimet e transportit u ulën me 3.7%, pasi transporti ka qenë i bllokuar pësuar nga grupet “Veshje dhe këpucë” me 0,7 % dhe “Shëndeti” me 0,6 %.