Instruktoret e jogës në ‘Klinika 24’: Ja pse është e rëndësishme që fëmijët të ushtrohen që të vegjël me jogën

7 Shtator, 22:30| Përditesimi: 7 Shtator, 22:48

  • Share

E ftuar në emisionin “Klinika 24” në Report Tv, me moderatore Doreada Mio, ishte Nina Ristani, mësuese Joge dhe Markela Lleshi, lokopede dhe mësuese Joge gjithashtu.

“Në fakt Joga fillon që bebe me prindin dhe ka shumë fëmijë që janë shumë të interesuar për Jogën”, tha në fillim të bisedës Markela, duke shtuar se për fëmijët ndikon shumë dhe për posturën e tyre.

Një tjetër problem sot janë dhe përdorimi i ekraneve, televizori, telefoni, pasi krijojnë probleme në qëndrimin e fëmijëve. Joga i ndihmon fëmijët nëpërmjet ushtrimeve dhe konsiderohet si një disiplinë shumë praktike.

Nina Ristani tha se Joga nuk është diçka e thjeshtë, pasi nuk mund të arrihen lehtësisht niveli i tetë që ka shumë impenjim. Sipas Ninës, që në fëmijërinë e hershme duhet që t’i drejtojmë fëmijët që të profilizohen tek Joga për t’i shërbyer vetes sa më mirë.

Më pas në studio u kalua në demonstrime konkrete për Jogën, duke u dhënë të gjithë shikuesve disa ide interesante për t’u ushtruar.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?