Mjeku psikiatër në ‘Klinika 24’: Kujdesuni për shëndetin mendor çdo ditë

7 Shtator, 22:32| Përditesimi: 7 Shtator, 22:48

  • Share

I ftuar në emisionin “Klinika 24” në Report Tv, me moderatore Doreada Mio, ishte mjeku psikiatër Gjergji Merja që ushtron profesionin në Gjermani.

”Aktualisht kemi një shtim të rasteve me probleme të shëndetit mendor dhe vetëm pak kohë më parë OBSH-ja, nxori shifra konkrete për këtë gjë, që flasim për një rritje prej 20-25% të rasteve. Meqë kemi një rritje të rasteve të stresit dhe ankthit, njerëzit kërkojnë ndihmë më shpejtë dhe në Shqipëri”, tha doktori.

Sëmundjet e shëndetit mendor prekin cilësinë e jetës, motiv që kurimi apo kontrolli i gjendjes mendore është me shumë rëndësi. Sipas doktorit, do t’a rekomandonte patjetër këshillimi me mjekët specialist kur evidentohen shqetësimi pasi nëse nuk kurohet në kohë, problemi mund të bëhet më i madh.

Duhet patur kujdes dhe kur përdorim për kohë të gjatë qetësuesit pa recetë, pasi mund të shkaktojnë varësi kur përdoren për kohë të gjatë. Sipas mjekut ka shumë rëndësi që të bëhen kontrolle të vazhdueshme tek mjeku përkatës.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?