Hakan Calhanoglu dhe Lautaro Martinez

Sport

Calhanoglu thyen heshtjen dhe i përgjigjet Lautaros: Udhëheqësi i vërtetë nuk kërkon fajtorë, s'e kam tradhtuar kurrë Interin

1 Korrik, 14:00| Përditesimi: 1 Korrik, 14:04

  • Share

Milano, Itali - Eliminimi nga Kupa e Botës për Klube pas humbjes 0-2 nga Fluminense ka bërë që situata te Interi mos jetë e qetë. Si të mos mjaftonte dështimi në SHBA, te zikaltërit ka pasur një përplasje në distancë mes futbollistëve.

Kapiteni Lautaro Martinez, dukshëm i prekur nga humbja, nuk e kurseu Hakan Calhanoglu. Turku është i dëmtuar dhe ka javë që përflitet një largim i tij nga Interi, me destinaconin e radhës që është Galatasaray.

"Kushdo që nuk dëshiron të qëndrojë këtu duhet të largohet, mesazhi im është i qartë", tha Martinez, që nuk përmendi me emër shokun e ekipit. Për këtë u kujdes presidenti Marotta, i cili tha se Lautaro i drejtohej Calhanoglusë.

Në rrjetet sociale, Calhanoglu i ka treguar Martinez se çfarë do të thotë të jesh kapiten, në një reagim ku nuk mungonin notat e dashurisë për ngjyrat e Interit.

"Pata nderin të isha kapiteni i ekipit tim kombëtar. Dhe atje mësova se udhëheqësi i vërtetë është ai që qëndron pranë shokëve të tij të ekipit, jo ai që kërkon dikë për të fajësuar kur është më e lehtë ta bëjë këtë. E dua këtë klub dhe i dua këto ngjyra, për të cilat kam dhënë gjithçka çdo ditë. E ardhmja? Do ta shohim. Por historia do të kujtojë gjithmonë se kush qëndroi në këmbë. Jo kush e ngriti zërin më shumë.

Unë respektoj çdo mendim, madje edhe atë të një shoku skuadre, madje edhe atë të presidentit. Por respekti nuk mund të jetë i njëanshëm. Gjithmonë e kam treguar, brenda dhe jashtë fushës. Nuk e kam tradhtuar kurrë këtë fanellë. Nuk kam thënë kurrë se nuk isha i lumtur te Interi", shkruan mes të tjerash Calhanoglu.

Ishte presidenti Beppe Marotta që pas humbjes në Kupën e Botës për Klube tha se Martinez e kishte komentin për Calhanoglu, duke u munduar të ulte tonet në skuadër.

"Unë them që ndërhyrja e Lautaros është shumë emocionuese dhe domethënëse. Ai është kapiteni dhe ka përgjegjësi. Edhe unë e kam thënë gjithmonë, kur një lojtar thotë se dëshiron të largohet, dera është e hapur. Nuk e tha ai, por po e them unë, fjala është për Calhanoglu. Gjithsesi, nuk duhet ta hedhim fajin vetëm mbi Calhanoglu, do të flasim me të. Për momentin nuk ka kushte për t’i ndarë rrugët tona", tha Marotta.

Me Interin jashtë Kupës së Botës për Klube, me trajner të ri dhe me një sezon pa një trofe; debatet në kampin zikaltër kanë nisur dhe do duhet që drejtuesit të vendosin pikat mbi "i".

 

Ora 11:05
'Plas' te Interi, Lautaro i drejtohet Calhanoglusë: Ik, kush s'do të qëndrojë e ka derën hapur

1751360846_inter.jpg

Interi u mposht 0-2 nga Fluminense në fazën e 1/8 të Kupës së Botës për Klube duke u eliminuar. Humbja ka nxjerrë në pah edhe problemet në kampin zikaltër. Klima jo e mirë te Interi ka bërë që kapiteni Lautaro Martinez të 'shpërthejë' në fund të takimit dhe argjentinasi e ka një mesazh për Hakan Calhanoglu, turkun e ekipit që kërkon largimin me destinacion Galatasaray.

"Kushdo që nuk dëshiron të qëndrojë këtu duhet të largohet, mesazhi im është i qartë", tha Martinez, që nuk përmendi me emër shokun e ekipit. Për këtë u kujdes presidenti Marotta, i cili tha se Lautaro i drejtohej Calhanoglusë.

“Unë them që ndërhyrja e Lautaros është shumë emocionuese dhe domethënëse. Ai është kapiteni dhe ka përgjegjësi. Edhe unë e kam thënë gjithmonë, kur një lojtar thotë se dëshiron të largohet, dera është e hapur. Nuk e tha ai, por po e them unë, fjala është për Calhanoglu. Gjithsesi, nuk duhet ta hedhim fajin vetëm mbi Calhanoglu, do të flasim me të. Për momentin nuk ka kushte për t’i ndarë rrugët tona. Nëse do të ketë, do ta bëjmë pa probleme”, tha presidenti Marotta.

Lautaro Martinez vë fytyrën para kamerave, por nuk përmend emra.

"Duhet të duash të jesh në këtë ekip, në vendin ku sollëm Interin dhe ku duhet të vazhdojmë ta mbajmë. Nuk do të përmend emra, por pashë shumë gjëra që nuk më pëlqyen. Ishte një sezon i gjatë dhe i lodhshëm, i përbërë nga shumë lëvizje, mbetëm me zero tituj dhe duhet të fillojmë përsëri në mënyrën më të mirë vitin tjetër. Në këto pesë vitet e fundit kemi fituar dhe duhet të jemi një grup si në vitin e yllit të dytë", tha kapiteni Martinez.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis gjyqi për aferën Partizani, a besoni se do ketë drejtësi?