Lautaro Martinez duke marrë ndihmë mjekësore

Sport

Inzaghi jep alarmin: Lautaro ka një dëmtim në kofshë, vështirë se do jetë gati për ndeshjen e kthimit

1 Maj, 08:20| Përditesimi: 1 Maj, 10:04

  • Share

Lautaro Martinez, një goditje e fortë për Interin. Në minutat e fundit të pjesës së parë të ndeshjes së parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve kundër Barcelonës (3-3), kapiteni i zikaltërve ndalet dhe vendos duart mbi fytyrë, pastaj kërkon të qëndrojë në fushë, edhe pse praktikisht po çalon.

Dhe në fakt, zëvendësimi është i pashmangshëm. Me t’u rikthyer në fushë pas pushimit, Simone Inzaghi bëri një zëvendësim. "Demi" doli jashtë, duke vuajtur nga një tërheqje muskulore në kofshën e majtë dhe Taremi  u fut në vendin e tij.

Ai do t'i nënshtrohet testeve mjekësore midis të enjtes dhe të premtes. "Ai vinte nga tetë ndeshje radhazi, ekziston ky rrezik. Shpresojmë të mos e humbasim kapitenin tonë i cili duhej të ngrinte flamurin e bardhë, por kam disa dyshime.

Do të jetë shumë e vështirë të rikuperojmë Lautaron për ndeshjen e kthimit. Të martën ndoshta do të luajmë pa kapitenin tonë dhe kjo do të jetë tashmë një finale për ne", tha Simone Inzaghi për Prime pas ndeshjes për gjendjen e Lautaros.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, a e keni vendosur për cilën parti do votoni?