Ish-prokurori Ervin Karanxha shpjegoi dy juridiksionet në lidhje me pretendimet e opozitës në lidhje me shkeljet në zgjedhje apo manipulimin e votave nëpërmjet ‘trenit bullgar’.
Ai tha sot për ‘Frontline’ të moderatores Marsela Karapanço, në Report Tv, se janë dy rrugë; ajo administrative me KQZ dhe Kolegjin Zgjedhor që bëjnë edhe certifikimin e rezultatit dhe ai penal nëpërmjet organeve ligjzbatuese si Prokuroria, ku parashikohet nga neni 326 i Kodit Penal.
Karanxha shpjegoi se denoncimet për manipulimet nuk sjellin rezultat tjetër përveç atij penal apo juridik. Ai theksoi se SPAK nuk bën ndryshimin e rezultatit të zgjedhjeve, teksa shpjegoi se nëse provohen raste shkeljesh mevotat efletët e votimit, ka dy paragrafe, një me 3-7 vite burg dhe tjetri me 1-5 vite bugim nëse provohet.
“Kemi juridiksioni administrativ me KQZ, ose atë penal, me nenin e Kodit Penal për rastin e ‘trenit bullgar’ nëseka prova. Pra ngrihen pretendimet për çdo rast, si i Peqinit apo Belshit. PD duhet të bëjë kallëzime penale në prokuroritë respektive fillimisht. Nuke di se si do veprojë SPAK-u se po bën hetime. SPAK nuk kthen rezultatin e zgjedhjeve, por personat mbajnë përgjegjësinë penalë. Sa i përket Arian Ndojës dhe Sara Miles, të dy nuk kanë precedentë penalë apo të dënuar, flas juridikisht. Thuhet se janë të lidhur kur ka një vendim gjyqësor.
Përsa i përket debateve politike, kjo është zgjedhja e vetë PD-së”, tha ish-prokurori. Më tej ai shpjegoi edhe çfarë parashikon Kodi penal.
“Treni bullgar shërben për nisje të një procedimi penal, neni 326 sipas Kodit Penal, përdorimi i fletëve të votimit. Paragrafi i parë ka 3-7 vite burg dhe i dyti 1-5 vite burg. Por vendimin administrativ për rezultatin e merr vetëm KQZ apo Kolegji”.
Komente
