VIP & Spektakël

Italia fiton 'Eurovision 2021', Anxhela Peristeri e 21-ta, përcaktuese vota e publikut (VIDEO)

23 Maj 2021, 07:03| Përditesimi: 23 Maj 2021, 16:44

  • Share

"Måneskin" është grupi fitues i “Eurovision 2021”. Banda italiane performoi në skenën e Roterdamit me këngën “Zitti e buoni”. Ishte vota e publikut ajo që përmbysi gjithçka, duke i dhënë Italisë vendin e parë në garë.

‘Rock n’roll nuk vdes kurrë’ ishin fjalët e para të grupit italian ndërsa ngjitej në skenë për të ngritur trofeun.

Në vend të dytë është renditur Franca dhe në vend të tretë me 432 pikë Zvicra, e cila përfaqësohej nga një artisti me orgjinë shqiptare “Gjon’s Tears.

VIDEO/Kënga fituese Måneskin - Zitti E Buoni - Itali

Vendi ynë përfaqësohej nga artistja shqiptare Anxhela Peristeri e cila këndoi e dyta në finalen e “Eurovision”. Ajo u rendit në vendin e 21-të në këtë festival duke grumbulluar 57 pikë, 22 nga juria dhe 35 nga publiku. Katër janë shtetet, të cilat votuan për vendin tone, San Marino që na vlerësoi me 2 pikë, Malta me 12 pikë, Danimarka me 7 pikë dhe Holanda me1 pikë. Kënga “Karma” mori ovacionet e publikut, por edhe vlerësime nga producentë mjaft të njohur në botë.

Festivali më i madh i këngës europiane u transmetua ‘live’ nga skena e “Rotterdam Ahoy”, në Holandë. Edicioni i radhës i Eurovision do të zhvillohet në Itali,  pas 31 vitesh. Kjo është hera e tretë që Italia fiton Festivalin Europian, pas Gigliola Cinquetti në 1964 dhe Toto Cutugno në 1990. 

Ora 16:37
‘Më mirë si Byonce sesi nënë Tixhja’, Olti Curri reagon ashpër pas kritikave për veshjen e Anxhela Peristerit

Këngëtarja, Anxhela Peristeri e cila përfaqësoi Shqipërinë në Eurovizion, me këngën “Karma” nuk ka arritur të shkojë më shumë se vendi i 21. Por shfaqja e këngëtares nuk kaloi pa u komentuar nga publiku.

Tekstshkruesi i kësaj kënge, Olti Curri, i ka dalë në mbrojtje këngëtares ndaj atyre që kritikuan veshjen e Peristerit, por edhe performancën e saj në skenën evropiane. Me anë të një postimi në Instagram, ai thekson, se është më mirë që shqiptarët të shijojnë produktin se sa të adresojnë kritika.

“Boll na çatë sumandrën për veshjen e Anxhelës… Ja edhe kjo ka diçka të përafërt dhe është trend. Thjesht nuk shkëlqen si Anxhela… Se nuk ka aq shalë dhe vokalin e saj. Do gjeni përherë diçka. Shijojeni aty se na ka ngritur zemrat peshë dhe boll bëtë vërr-vërr. Më mirë si Byonce sesi nënë Tixhja”, shkruan Curri.

Postimi i Olti Currit në Instastory
Ora 11:23
‘Është çdo gjë politike’ Anxhela Peristeri reagon pasi u rendit e 21 në Eurovizion: Nuk jam mërzitur, e shijova shumë

Këngëtarja Anxhela Peristeri ka reaguar pasi u rendit e 21 në Eurovizion. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, këngëtarja u bën të ditur fansave se nuk është mërzitur, duke nënvizuar se është ndjesia më e bukur që ka përjetuar në karrierën e saj. Ajo ka falënderuar të gjithë mbështetësit që kanë shpenzuar para për ta votuar.

Më tej këngëtarja shkruan se ka marrë shumë mesazhe të cilët i kanë thënë se e gjithë gjëja është çështje politike, shton se për këtë gjë nuk është mërzitur fare.

‘Ju falenderoj nga thellesia e zemres per cdo mesazh qe me keni derguar dhe per cdo cent qe keni harxhuar per te votuar Shqiperine ne Eurovizion! Ju jam shume mirenjohese dhe sinqerisht eshte ndjesia me e bukur qe kam perjetuar gjate gjithe karrieres sime! Ishte nje super eksperience qe do e ribeja padiskutim shuuumeee here dhe do me mungoje shume kjo ndjesi dhe ajo skene! Ju dua shume ! ( Inboxi im eshte plot dhe te me falni qe nuk kam mundur tju kthej pergjigje te gjitheve) Per te gjithe ju qe me shkruani te mos merzitem se eshte cdo gje politike ju siguroj qe nuk jam merzitur fare! E shijova shume naten e mbremshme dhe rezultati nuk eshte se me ndikoi.Une e di se kush jam ,me cfare po paraqitem dhe cfare meritoj dhe ate qe me shume doja e mora pa kursim! Dashurine tuaj Ju falenderoj qe ishit krenare per mua'- shkruan Anxhela.

 

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • GOLI: 23/05/2021 12:45

    KUALITETI I KOMPONIMIT ,BUKURIA E MELODISE DHE SHFAQES SKA VEND NE KETE FESTIVAL......KY FESTIVAL ESHTE SHENDRUAR NE HOMO GJENEZE MATERIALISTE E SUNDUAR NGA PEDERASTAT.

    Përgjigju
  • Urimi: 23/05/2021 11:10

    Ndryshoni stilin e kengeve! Olti Curri nuk di te beje cdo gje.... Perfaqesimi nga Anxhela shume dinjitoz por lloji i kenges, muzikes lene perte deshiruar. Megjithate kete vit kishte kenge te bukura me shume se cdo vit tjeter.

    Përgjigju
  • Rudi: 23/05/2021 10:04

    Ku jane kto ekspertet tone qe per cdo here trumbetojne qe ne jemi nder 5 me tmiret, jemi favorite, jemi origjinale, jemi kshu jemi ashtu. Ket here kishim kopjen e beyonces, heret e tjera kemi pas kopje te tjera. Po ikni mer merruni me nai pune se sjeni per ket pune, se opinioni dhe parashikimet tuja svlejne asi cent. Nga 38 shtete, as na perfillen fare, pervec maltes qe na dha piket maksimale, pa fol per televotimin qe ishte mjerisht i vaket pavaresisht talentit te Peristerit, pra te dashur opinioniste dhe muzikologe rurale mos na boni mo elozhe se na hapni barkun

    Përgjigju
    • Abc: 23/05/2021 14:39

      + qe Anxhela ishte veshur si abazhur

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?