Kur jeni të ulur në tavolinën e punës çdo herë mund ta gjeni veten duke konsumuar mesvaktet, por ka disa prej tyre që më shumë ju bëjnë keq se mirë.
Frutat e thata dhe arrat
Dhe pse ato janë të shëndetshme, bëjnë të kundërtën nëse konsumoni gjithë pakon në punë, dhe bëhet fjalë për shtimin në peshë. Rekomandohet të konsumoni vetëm një racion të vogël në ditë me fruta të thata apo arra.
Biskotat
Biskotat janë ndër ushqimet që përmbajnë shumë kalori. Krijoni një rregull për të mos i ngrënë në punë.
Kafe me qumësht
Të gjithë ne konsumojmë disa kafe me qumësht, apo kapuçino në ditë, dhe këto nuk mungojnë as gjatë orarit të punës. Por ndryshe nga kafja e zezë apo çaji, kjo lloj kafeje me qumësht ka 80-100 kalori më shumë.