Kryetari i Bashkisë së Konispolit, Ergest Dule, ka refuzuar të shkarkojë drejtorët në varësi të tij, pas urdhërit të kryeministrit Rama.
Burime për gazetarin e Report TV, Limos Didani bëjnë me dije se Dule ka patur dhe debat me kryeministrin Rama gjatë takimit me kryebashkiakët në Durrës.
Dule është shprehur se “drejtorët janë të rinj dhe të aftë në punë”. Nga ana tjetër, kryeministri i është përgjigjur duke thënë “jepe ti dorëheqjen nëse nuk i shkarkon”. Një ditë më parë, pati dorëheqje dhe shkarkime të shumta të kryetarëve në njësitë administrative në Elbasan, Korçë, Kukës, Shkodër, Lushnje etj.
Lajmi kryesor:
Porosia e Ramës, vijon ‘dallga’ e dorëheqjeve në bashki! Largime masive në Sarandë, Lushnjë, Divjakë e Vaun e Dejës
SI.E./ReportTv.al
