Kronikë

Jep dorëheqjen pas 4 muajsh në detyrë kreu i kadastrës në Sarandë, kush e zëvendëson (EMRI)

24 Shtator 2021, 17:08| Përditesimi: 24 Shtator 2021, 17:09

  • Share

1632496091_aidademiandribima.jpg

Andri Dhima dhe Aida Demi

Pas 4 muajsh në detyrë, Andri Dhima ka dhënë dorëheqjen si kreu i Kadastrës në Sarandë, i cili e kishte marrë këtë detyrë në maj të 2021.

Dhima është zëvendësuar nga Aida Demi, e cila është emëruar drejtoreshë e Agjencisë Kombëtare të Kadastrës në Sarandë. Demi prej 3 vjetësh ka mbajtur detyrën e drejtoreshë në Zyrën Juridike të Sarandës.

Kreu i Kadastrës së Sarandës është ndërruar 3 herë brenda 2021, ku Demi është drejtuesja e tretë e këtij institucioni për këtë vit, ku paratë Andri Dhimës, drejtuesja e kadastrës së Sarandës ishte Kozeta Statha.

Gjatë ditës së sotme ka pasur ndryshime edhe në krye të Kadastrës së Vlorës, ku drejtori Klodian Troci është larguar nga detyra dhe në vend të tij është emëruar Reinard Meta.

SPAK ka zbarkuar mëngjesin e sotëm në zyrat e Kadastrës së Vlorës, ku kanë bërë verifikime për prokurorin e Sarandës Sali Hasa, i arrestuar për korrupsion, me dyshimet se mund të ketë prona të regjistruara në këtë hipotekë, por edhe kanë marrë të dhëna lidhur me dosje të tjera që ende nuk janë bërë publike.


Lajmi kryesor:

Oficerët e BKH-së 'zbarkojnë' në zyrat e kadastrës në Vlorë, po verifikojnë nëse prokurori i arrestuar Sali Hasa ka prona të regjistruara në hipotekë


  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?