Kronikë
Top 24

Olldashi sot në Prokurori, do dëshmojë si i ka blerë 20 kg kanabis bashkë me Veliun

20 Maj 2018, 17:55| Përditesimi: 21 Maj 2018, 10:33

  • Share

Prokuroria e Krimeve të Rënda vijon hetimet për audio përgjimin e publikuar nga Partia Demokratike dhe rreth video dëshmisë së Albert Veliut për të zbuluar se kush është autori i vërtetë i përgjimit, dhe për të vërtetuar nëse Agron Xhafaj është pjesë e trafikut të drogës, siç pretendon opozita.

Pasi Veliu është marrë në pyetje të premten për më shumë se 5 orë, një burim nga Prokuroria e Krimeve të Rënda i tha Report TV së i është dërguar fletëthirrje për tu paraqitur në prokurori edhe gazetarit Jetmir Olldashi.

Olldashi pritet të dëshmojë këtë të hënë. Burime nga prokuroria pohojnë se pjesë e hetimit për të cilën do të pyetet Jetmir Olldashi është deklarata e Albert Veliut për blerjen e 20 kileve kanabis, dhe nëse Olldashi ka dijeni. Prokurorët do të kërkojnë nga Olldashi kopjen origjinale të përgjimit përfshi mjetin regjistrues, ku është regjistruar biseda e pretenduar nga PD mes Albert Veliut dhe Agron Xhafajt.

Po të hënën ora 10:00 është dita e marrjes së dëshmive nga prokuroria edhe për deputetët Ervin Salianji, Enkelejd Alibeaj dhe Gazmend Bardhi treshja denoncuese e audio përgjimit. Për llogari të hetimit dëshmia e gazetari Olldashi shikohet me shumë interes pasi ai është ura lidhëse mes Albert Veliu, Agron Xhafajt dhe më pas me Partinë Demokratike.

Dëshmia e Jetmir Olldashit merr një rëndësi të veçantë pas një sërë deklarimesh kontradiktore se kush e ka regjistruar audio përgjimin. Mësohet se Albert Veliu gjatë dëshmisë në prokurori nuk e ka marrë përsipër autorësisë e këtij veprimi.

Nga ana tjetër kemi deklarimin e Jetmir Olldashit që pranon vetëm që ka marrë kasetën me bisedën Veliu-Xhafaj. Në një kohë kur Albert Veliu i ka thënë prokurorëve se nuk e ka regjistruar ai bisedën, ndërsa Jetmir Olldashi deklaron se përgjimin ia ka sjellë të gatshëm Veliu, kësaj dileme për autorësinë mbetet ti japin përgjigje vetëm prokurorët e çështjes.

Komento

Komente

  • BRACJA ME TUTUCIN: 22/05/2018 00:42

    KAZANI I RAMES SHUME I CUDITSHEM NGA ASHASH E KTHEN NE CORBE TE PRISHUR PER TE HELMUAR POPULLIN

    Përgjigju
  • Fad: 21/05/2018 12:28

    O sevet k*a, ti do te jesh nje ko*e mashtruesi si kta byth q..rat qe shpifin dhe sajojn gjerat.

    Përgjigju
  • servet: 21/05/2018 09:28

    Dmth qe Agroni nuk do denohet si kapo i droges por do denohen keta qe e nxorren se kush eshte.

    Përgjigju
    • dada: 21/05/2018 11:00

      Po mire more zoterinje nuk e kuptoj . keta shkone ne tragjase pa agroni per te belre droge per vete.,???????? Pra Agroni bravo I futi ne kurthe keta babalot e PD. te regoje ku e blene sa e blene kush I pagoi lekey dhe ku e shiten>?????

  • Fredi: 20/05/2018 21:38

    Per ata qe e njohin kete te " lajmeve te zeza ", mund ta kinfirmojne nese ka qene drejtor i UKT-se gjate kohes qe ishte Basha kryebashkiak? Nese ka mamipulim ne audio pergjim kjo fytyre e trembur do iki per lesh. Salinanjjt, Alibeajt dhe Bardhit nuk do i hyje gje,b ne kembe, do ja faturojne ketij viktimes. Edhe ketij prokuroria duhet ti jape statusin e bashkepunetorit ne menyre qe te zbardh sa me shpejt kete komplot kundra shqiperise.

    Përgjigju
  • Arbëri: 20/05/2018 19:33

    Dmth se PD e ka paguar drogën !!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?