Jo vetëm Himara! Përsëritja e zgjedhjeve ‘tersi’ i opozitës! Thelloi humbjen edhe në Rrogozhinë e Kukës, s’mundi të mbante votat e 14 majit! PS rriti mbështetjen

6 Gusht, 17:11| Përditesimi: 6 Gusht, 17:37

  • Share

Zgjedhjet e së dielës në Himarë thelluan avantazhin e socialistëve e disfatën e opozitës, e cila vetëm një vit nga trokitja e zgjedhjeve të përgjithshme, humbi një nga bashkitë e pakta, vetëm 7, të fituara në betejën e vështirë të 14 majit kur u mbajtën zgjedhjet vendore në 61 bashkitë e vendit.

Më 14 maj, kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” Alfred Beleri për Bashkinë e Himarës mori 3.840 vota, ndërsa kandidati i PS Jorgo Goro 3.821 vota. Me përsëritjen e zgjedhjeve, “Bashkë fitojmë” jo vetëm që humbi thellë ndaj Vangjel Tavos, por kandidati i saj Petro Gjikuria mori rreth 300 vota më pak sesa më 14 maj Beleri.

Për arsye të ndryshme nga Himara, e cila në zgjedhje shkoi pas arrestimit të Belerit e më tej edhe Jorgo Goros, zgjedhja e kryetarit të Bashkisë që prej 14 majit është përsëritur edhe në Kukës e Rrogozhinë.

Kukësi rivotoi kryebashkiakun pas skandalit seksual që përfshiu në zyrën e tij kryetarin e zgjedhur më 14 maj, Safet Gjicin, i cili po ashtu u arrestua. Më 14 maj, Gjici fitoi me një diferencë prej 2040 vota kundrejt kandidatit të ‘Bashkë Fitojmë” Admir Sinamatit.

Me një skandal seksual mbi supe, PS rrezikonte të humbiste bashkinë por rezultati i zgjedhjeve të përsëritura më 24 shtator të 2023, në fakt ishte një fitore më e thellë.

Kandidati i PS Albert Halilaj u zgjodh kryebashkiak i Kukësit me 13 mijë e 25 vota, ndërsa kandidati i opozitës mori 7 431 vota, duke humbur me 5594 vota më pak se PS, por njëkohësisht me rreth 2000 vota më pak sesa vetë opozita kishte marrë më 14 maj.

I njëjti fenomen edhe në Rrogozhinë. Për këtë Bashki, shumë pak javë pas zgjedhjeve të 14 majit, KQZ vendosi të shpallte përsëritjen e zgjedhjeve, pas ankimimit që “Bashkë Fitojmë” kishte bërë për kutinë e Burgut, që sipas saj përcaktoi fituesin. Për shkak se përsëritja e zgjedhjeve, vinte prej parregullsive të pretenduara dhe jo vakancës në krye të bashkisë siç ndodhi në Himarë e Kukës, kandidatët ishin të njëjtë si më 14 maj.

Më 14 maj, Shkëlqim Hoxha i “Bashkë Fitojmë” mori 5.018 vota ndërsa Edison Memolla 5.129 vota duke fituar me një diferencë vetëm 111 vota. Me përsëritjen e zgjedhjeve vetëm 2 muaj më pas, më 22 korrik të 2023 Hoxha, edhe pse u mbështet nga të gjitha rrymat opozitare, mori rreth 100 vota më pak seç kishte marrë më 14 maj: 4.906 ndërsa Edison Memolla 6.658 duke thelluar në rreth 1752 fitoren.

HIMARË
▪︎ 14 Maj                                                               ▪︎ Përsëritja e zgjedhjeve
BF-Alfred Beleri 3.840 vota                                 BF-Petro Gjikuria 3.545 vota
PS-Jorgo Goro 3.821 vota                                     PS-Vangjel Tavo 5.022 vota
Diferenca: +19 vota                                               Diferenca: -1.477 vota
KUKËS
▪︎ 14 Maj                                                                 ▪︎ Përsëritja e zgjedhjeve:
BF-Admir Sinamati 9.592 vota                             BF- Emri Vata 7.431 vota
PS-Safet Gjici 11.632 vota                                   PS- Albert Halilaj 13.025 vota
Diferenca: -2.040 vota                                          Diferenca: -5.594 vota
RROGOZHINË
▪︎ 14 Maj                                                            ▪︎ Përsëritja e zgjedhjeve:
BF-Shkëlqim Hoxha 5.018 vota                    BF- Shkëlqim Hoxha 4.906 vota
PS-Edison Memolla 5.129 vota                      PS- Edison Memolla 6.658 vota
Diferenca: -111 vota                                        Diferenca: -1.752 vota

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 07/08/2024 01:41

    Kesaj rradhe ishte Himara dhe vetem Himara,kuptohet pse.Kukesin dhe Rrogozhinen i harruam fare dhe sikur te mos na i kishit kujtuar, as qe do na binte nder mend qe kishte zgjedhje dhe atje!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?