Vota e 4 gushtit, analiza e shifrave; PS rikuperoi në çdo zonë të bashkisë! Në njësinë Himarë socialistët u forcuan me 7% krahasuar me 2023-shin

5 Gusht, 13:52| Përditesimi: 5 Gusht, 16:45

  • Share

Fitorja e Vangjel Tavos me një diferencë prej 1477 vota diferencë kundrejt rivalit të koalicionit "Bashkë Fitojmë' të Berisha-Meta, Petro Gjikuria, duket se e ka shtangur opozitën. Vërtetë u duk që prej mëngjesit të djeshëm, kur eksponentët më të lartë të Partisë Demokratike të Berishës hodhën akuza për manipulime ende pa nisur mirë procesi i votimit, që humbjen tashmë e kishin parashikuar por me këto shifra u duk surprizë, jo vetëm për ta. Nuk kanë munguar interpretimet se fitoren Tavos ia dhanë dy njësitë administrative, Hore Vranishti dhe Lukova, ndërsa sipas tyre ndryshe ndodhi me qytetin e Himarës.

Por e vërteta është se në një analizë të thjeshtë të votave vihet re se Partia Socialiste dhe kandidati Vangjel Tavo kanë performuar shumë mirë në të tria njësitë, ndërsa ndryshim krahasuar me rezultatin e 15 muajve më parë duket se ka thuajse në çdo qendër votimi. T’i marrim ato me radhë:

HORE VRANISHTI

Në njësinë administrative më të vogël, atë të Hore Vranishtit, Partia Socialiste më 4 gusht ka marrë një rezultat tenistik, 1165 ose 89.2%, kundrejt 141 votave të kundërshtarit (10.8). Megjithatë rezultati me një diferencë thuajse të tillë ishte edhe 14 majin e 2023-shit, kur PS mori 83.6%, ndërsa PD 16.4%. Rezultat të thellë pati në fshatin Tërbaç. Pas numërimit rezultoi se Tavo mori 330 vota, kurse rivali i tij Gjikuria 7 vota, teksa 3 prej tyre supozohet se ishin votat e komisionerëve të opozitës. E përkthyer në shifra elektorale, në këtë qendër Tavo ka fituar me 98% e votave, rast gati i paprecedentë në zgjedhje. Rezultati është më i mirë për socialistët që kanë rritur votat e tyre me 193 të tilla, vjen edhe si rezultat i rritjes së pjesëmarrjes. Në 2023 kanë marrë pjesë 1187 zgjedhjes, ndërsa një ditë më parë votuan 1326. Në këtë njësi Partia Demokratike ka rënë me 50 vota (191 në 2023, 141 më 4 gusht).

LUKOVA

Në 12 qendrat e votimit në Lukovë Partia Socialiste ka rritur ‘portofolin’ e votave me 455 vota. Tavo është votuar nga 1725 qytetarë, ose 64.7%, ndërsa Goro 15 muaj më parë pati marrë 1270 vota (51.4%). Rritja në përqindje e PS në këtë njësi si rezultat i rënies së ndjeshme të Partisë Demokratike dhe aleatëve të saj. 14 majin e vitit 2023 koalicioni “Bashkë Fitojmë” mori 1200 vota ose 48.6%, ndërsa më 4 gusht mori vetëm 942 vota ose 35.3%, pra një rënie prej më shumë se 13%. Në Njësinë Administrative Lukovë pjesëmarrja në zgjedhje nuk pati ndonjë lëvizje të madhe, 2470 votuan në 2023 dhe 2667 votuan në 2024.

HIMARA

Tani të vijmë te Njësia Administrative Himarë, e cila përfshin qytetin dhe fshatrat përreth. Edhe pse në këtë njësie kandidati i opozitës fitoi, performimi i Partisë Socialiste ka qenë surprizues. PS ka marrë plot 556 vota më shumë sesa në zgjedhjet e kaluara, 1576 vota në 2023 dhe 2132 vota më 4 gusht. Pra socialistët kanë rikuperuar në rezultat më shumë se 7%, pasi kishin marrë vetëm 39% në vitin 2023, ndërsa morën 46.4% një ditë më parë. Nga ana tjetër koalicioni Bashkë Fitojmë i Berisha-Meta në Himarë kanë mbetur thuajse në vend sa i përket numri të votave, 2446 më 14 maj 2023 përkundrejt 2462 më 4 gusht 2024. Beleri kishte fituar me 61% të votave, ndërsa Gjikuria mori 53.6%. PS e ka ngushtuar shumë diferencën e një viti më parë, që ka qenë 870 vota mes Belerit dhe Goros, ndërsa në zgjedhjet e së dielës ishte 330 vota mes Tavos dhe Gjikurias.

BASHKIA HIMARË

Në total në të gjithë bashkinë e Himarës Partia Socialiste ka rikuperuar thuajse 9 pikë ndaj koalicionit të Partisë Demokratike. 14 majin e vitit 2023 kandidati i PS humbi me 49.9% të votave (3821 vota), ndërsa në zgjedhjet e të dielës fitoi me 58.6% (5022 vota), kundrejt 41.4% të kundërshtarit (3545 vota).

REZULTATET E ZGJEDHJEVE, KRAHASIMET
BASHKIA HIMARË
14 maj 2023
PS               3821           49.9%
PD              3840           50.1%
4 gusht 2024
PS               5022           58.6%
PD              3545           41.4%
NJËSIA ADMINISTRATIVE HIMARË
14 maj 2023
PS               1576           39%
PD              2446           61%
4 gusht 2024
PS               2132           46.4%
PD              2462           53.6%
NJËSIA ADMINISTRATIVE LUKOVË
14 maj 2023
PS                1270           51.4%
PD              1200           48.6%
4 gusht 2024
PS               1725           64.7%
PD              942             35.3%
NJËSIA ADMINISTRATIVE HORE VRANISHT
14 maj 2023
PS               972             83.6%
PD              191             16.4%
4 gusht 2024
PS               1165           89.2%
PD              141             10.8%

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • kali: 06/08/2024 02:10

    edhe per edvin. hajdutin votojne vetem gomeret....

    Përgjigju
  • fani: 05/08/2024 14:50

    Vetëm gomerët votojnë për Sali non gratën.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?