Vrasja e gjyqtarit të Apelit Astrit Kalaja nga pala që humbi procesin, po nxit sjellje sporadike dhune ndaj sistemit. Në 2 episode, pre ranë rojet e sigurisë në gjykata. Në Apelin në Tiranë një qytetar u nervozua teksa priti rojën për pak çaste, ndërsa në Vlorë, një avokat goditi punonjësin se nuk e la të hyjë në godinë pa i ardhur radha e gjyqit.
"Do keni fatin e Kalasë!" Kërcënoi gjyqtarët, në burg xhaxhai i Elvis Shkambit
“Do i vras të gjithë gjyqtarët që dënojnë nipin”. Kjo deklaratë dhënë një ditë pasi nipi i tij 30-vjeçar Elvis Shkambi vrau brenda në sallës së gjyqit në Tiranë, gjyqtarin e Apelit Astrit Kalaja, i kushtoi qelinë Gjovalin Shkambit. Gjykata e Shkodrës e la në masë arresti me burg 49-vjeçarin, në akuzë për kanosje të gjyqtarit dhe kërcënim për të kryer vepra me qëllime terroriste. Në emër të tij, ishte familja që kërkoi ndjesë publike duke e justifikuar gjuhën e urrejtjes me gjendjen e rënduar emocionale të Gjovalin Shkambit.
Mblidhen 14 mijë $ për avokatin e Shkambit. Mbyllet GoFundMe pas raportimeve: Është vrasës
Një tjetër nga familja Shkambi, i vetëidentifikuar si i afërm i tyre, Françesk Shkambi, arriti që në vetëm 2 ditë të mbledhë nga shqiptarët në GoFundMe, mbi 14 mijë $ me pretendimin se do të përdoren për mbrojtjen ligjore të Elvis Shkambit, vrasësit të gjyqtarit Kalaja. Profili për të kërkuar donacione, sot u mbyll pasi disa raportimeve në GoFundMe, se personi për të cilin kërkoheshin ndihmë, nuk ishte në nevojë, por një vrasës. Në të ishte shpërndarë edhe një mesazh që pretendohej të ishte i familjes Shkambi, ku theksohej se as Elvisi dhe as xhaxhai palë në procesin gjyqësor, Gjon Shkambi, nuk e kanë shprehur ndonjëherë qëllimin për të sulmuar me armë drejtësinë, pavarësisht se kanë pretenduar për gjykim të gabuar ndaj tyre
Sulmohet sistemi, goditen rojet e sigurisë në 2 gjykata
Sado e vogël, kjo përkrahje ndaj autorit që ngriti armën ndaj gjyqtarit dhe e vrau sapo shpalli vendimin kundër tij, u shfaq edhe në një pjesë të opinionit publik. Vrasja po justifikohej nga drejtësia e zvarritur. Me këtë qasje, 2 episode dhune u shënuan këtë të premte në dyert e gjykatave, ku ranë pre, punonjësit e sigurisë.
Në Tiranë, në Gjykatën e Apelit, Gentian Mali, një qytetar që do merrte informacion për gjyqin e të vëllait, u nervozua teksa punonjësi i sigurisë nuk po shfaqej në vendin e tij për t’i bërë kontrollin fizik. Është e njëjta karrige prej së cilës punonjësi Banush Koxhaj nuk lëvizi kur detektori pulsoi për armën që Elvis Shkambi futi në sallë të gjyqit. “Ju jeni për tu vrarë të gjithë”, mësohet të ketë reaguar qytetari, i cili përfundoi i shoqëruar në komisariat. Nga punonjësi I gjykatës, nuk u bë kallëzim.
Revoltë përballë rojës së sigurisë në gjykatë, shfaqi edhe një avokat në Vlorë.
Redi Llanaj, i cili mbron edhe Monika Kryemadhin, goditi rojën e sigurisë pasi nuk e la të hynte në godinë. “Nuk iu kanë thirrur në seancë”, - pretendoi roja, por përgjigjen e mori me grushte. Avokati përfundoi në polici ku iu vunë prangat.
Protesta e paqtë e një qytetari: 10 vite që pres gjykatën
Ndërsa një qytetar nga Bulqiza, po me halle me drejtësinë në një proces të zvarritur, zgjodhi një protestë paqësore, i vetëm para SPAK. Sherif Durici thotë se nuk po mundet të zbatohet një urdhër ekzekutimi për një dyqan në pronësi të tij.
“Kërkoj drejtësi, jam në gjyq për një dyqan në Bulqizë. Ka 10 vite në apel kjo çështje. Kam dalë të kërkoj të drejtën time, pronën time. Por këta gjyqtarë nuk gjykojnë të drejtën time”, u shpreh ai shkurt përballë interesit të medias.
Komente
