Report Tv ka zbardhur detaje të reja nga kapja e 50 klandestinëve mbrëmjen e djeshme në Vjosë.
Mësohet se sëbashku me emigrantët janë gjetur dhe 3 trafikantë të cilët janë marrë me anije nga Roja Bregdetare.
Ata kanë njoftuar qendrën që kanë në bordin e tyre të anijes trafikantët por gjatë daljes në breg, ata janë hedhur në det.
Mendohet se në momentin që anija e rojës bregdetare po bënte manovra në afërsi të portit tre trafikantët duke përfituar edhe nga errësira apo edhe situata të jenë hedhur në det.
Kur policia shkoi në port për të arrestuar trafikantët, ata nuk ishin në anije. Policia ka marrë në pyetje për stafin e anijes që shkoi në shpëtim të sirianëve.
Lajmi kryesor:
50 sirianët e kapur në Vlorë/ 3 trafikantët shqiptarë hidhen nga anija e rojes bregdetare dhe i zhduken autoriteteve! Arrestohet pronari i një hoteli në Tiranë, i strehoi
E.M./ReportTv.al