50 sirianët e kapur në Vlorë/ 3 trafikantët shqiptarë hidhen nga anija e rojes bregdetare dhe i zhduken autoriteteve! Arrestohet pronari i një hoteli në Tiranë, i strehoi

9 Janar 2021, 07:33| Përditesimi: 9 Janar 2021, 22:20

  • Share

VLORË -Mund të kishte përfunduar në tragjedi, e për koincidencë në ditën kur më 9 janarin e 17 viteve më parë në Gjirin e Vlorës 21 persona humbën jetën në det të hapur. Është sërish një udhëtim klandestin me gomone, por ndryshe nga shqiptarët që në 2004-ën e largët linin vendin për një jetë më të mirë, këtë radhë, janë emigrantët nga Lindja e Mesme që në mënyrë klandestine vijnë në Shqipëri si trampolinë për të kapërcyer në vendet e BE-së. Gomonia me mbi 50 klandestinë sirianë, në të cilën ka pasur edhe trafikantë shqiptarë gjatë natës ka pësuar avari, në rrethana ende të paqarta.

“Po mbytemi”, një telefonatë SOS për ndihmë nga një numër shqiptar ka çuar rojën bregdetarë gjatë natës në grykëderdhjen e lumit Vjosë pranë fshatit Poro. Emigrantët e paligjshëm u shpëtuan, por ajo që nga informacionet që Report Tv disponon, është skandali i arratisjes së trafikantëve shqiptare. Burime konfidenciale thanë se roja bregdetare ka raportuar se ka marrë në bordin e anijes jo vetëm klandestinë por edhe 3 trafikantë, por kur janë ankoruar në Triport, Vlorë, kanë vënë re mungesën e tyre, çka do të thotë se trafikantët ja kanë dalë të arratisen, por mënyra se si janë hedhur nga anija, do të saktësohet nga vetë dëshmitë e rojeve bregdetare pasi të merren në pyetje.

Gjatë mbrëmjes është arrestuar Fatos Dusha, 60 vjeç, pasi dyshohet se ka strehuar në Tiranë 50 emigrantët sirianë. Dusha është pronari i një hoteli në Tiranë, ndërsa arrestimi i tij erdhi pas dëshmive të klandestinëve.

E mistershme është dhe avaria që ka ndodhur në gomonen rreth 10 metra e gjatë me 2 motorë të fuqishëm, e cila është përmbysur e gjitha. 12 emigrantë, mes të cilëve burra, gra e fëmijë, kanë pësuar djegie. Ata përmendin fjalën benzinë, era e të cilës kundërmon në trupat e tyre. Burimet thonë se benzina është derdhur në gomone dhe nga kripa e detit u ka shkaktuar djegie në trup, ku ka qenë e domosdoshme të shtrohen në repartin e djegieve në QSUT. Pjesa tjetër e emigrantëve pa dëmtime ndodhen në Policinë e Vlorës për t’u transferuar përkohësisht në qendra sociale. Burime jozyrtare konfirmojnë ndalimin e dy personave të dyshuar si të përfshirë, ndërsa emigrantët thonë se qëndruan përreth 3 orë në det të hapur.

Ndërkohë që sirianët në Vlorë janë dërguar në kampin e refugjatëve në Durrës, ku do të qëndrojnë deri në zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Në të vetmin njoftim zyrtar të Policisë, mbrëmjen e së premtes, policia thotë se e bllokoi gomonen në një operacion të përbashkët me Gurdia di Finanzën, por burime për Report Tv thonë se për shkak të detit mbi 5 ballë, dhe avarisë në gomone nuk kanë mundur ta sekuestrojnë pasi është fundosur. “Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë dhe ato të Policisë Kufitare, nën drejtimin e Prokurorisë po vijojnë veprimet për zbardhjen e plotë të kësaj tentative për kontrabandim te emigranteve në rruge detare dhe vënien para drejtësisë të personave përgjegjës”, thuhet në njoftim zyrtar.Koincidenca me këtë ngjarje është e frikshme me atë të 17 viteve më parë, tragjedinë e 9 janarit të vitit 2004 në gjirin e Vlorës ku u shënuan 21 persona të mbytur, ndërsa 8 të tjerë edhe pas 17 vitesh rezultojnë të zhdukur pasi trupat e tyre nuk u gjetën në det. Atë natë të 9 janarit 2004 në bordin e gomones së nisur nga porti i Vlorës drejt Italisë, ishin vendosur 36 refugjatë shqiptarë, mes tyre gra dhe fëmijë.

Ora 22:12
Dyshohet se strehoi në Tiranë 50 emigrantët sirianë të kapur në Vlorë, arrestohet pronari i një hoteli

 

Fatos Dusha, 60 vjeç është arrestuar mbrëmjen e sotme pasi dyshohet se ka strehuar në Tiranë 50 emigrantët sirianë të kapur dje në grykëderdhjen e Vjosë. Dusha është pronari i një hoteli në Tiranë, ndërsa arrestimi i tij erdhi pas dëshmive të klandestinëve sirianë. Klandestinët kanë përmendur emrin e Fatos Dushës, i cili dyshohet se i ka ndihmuar dhe strehuar në Tiranë.

Ai është arrestuar në orët e darkës nga Policia e Tiranës.

Tre persona janë shpallur në kërkim nga policia e Vlorës, pasi rezultojnë të jenë njerëzit që do transportonin me gomone nga Shqipëria në drejtim të Italisë, rreth 50 emigrantë sirianë. Ata u shpëtuan mbrëmjen e 8 janarit 2021, pasi qëndruan për rreth tre orë në det të hapur në tentativë për të kaluar ilegalisht me gomone drejt Italisë. Mjeti lundrues mbeti i bllokuar për disa orë në grykëderdhjen të Vjosës ku rrezikonin të mbyteshin, ndërsa 12 emigrantë, mes të cilëve burra, gra e fëmijë, kanë pësuar djegie. Burimet thonë se benzina është derdhur në gomone dhe nga kripa e detit u ka shkaktuar djegie në trup, ku ka qenë e domosdoshme të shtrohen në repartin e djegieve në QSUT.

Ora 21:07
Sirianët e kapur në Vlorë dërgohen në kampin e refugjatëve në Durrës

Klandestinët e kapur një ditë më parë në grykëderdhjen e Vjosës do të akomodohen në Durrës. Konkretisht një pjesë e klandestinëve që kanë qëndruar në komisariantin e Vlorës apo edhe në spitalin rajonal të qytetit kur kanë marrë mjekimin e nevojshëm janë nisur me furgona policie drejt Durrësit. Ata do të akomodohen në kampin e refugjatëve në Durrës, ndërsa vijon puna për identifikimin e tyre.

Nga 50 klandestinët e kapur një ditë më parë, 12 janë dërguar në Tiranë për mjekim të specializuar, ndërsa pjesa tjetër po dërgohet drejt Durrësit.

Ora 14:38
Mbrëmë tragjedia u shmang në Adriatik, por fiks 17 vite më parë u mbytën 29 persona në ditën e zezë të 9 janarit 2004

Gjatë natës së djeshme, në Adriatik është shmangur një tragjedi. Mbi 50 klandestinë nga Lindja e Mesme u shpëtuan në det pas një avarie në gomonen me të cilën do iknin në Itali. Përveç disa të plagosurve, fatmirësisht nuk ka asnjë viktimë.

Koincidenca është e frikshme me ngjarjen e 17 viteve më parë, tragjedinë e 9 janarit të vitit 2004 në gjirin e Vlorës ku u shënuan 21 persona të mbytur, ndërsa 8 të tjerë edhe pas 17 vitesh rezultojnë të zhdukur pasi trupat e tyre nuk u gjetën në det.

Atë natë të 9 janarit 2004 në bordin e gomones së nisur nga porti i Vlorës drejt Italisë, ishin vendosur 36 refugjatë shqiptarë, mes tyre gra dhe fëmijë. Çdo emigrant pagoi 1500 euro për udhëtimin me gomonen e cila u nis në det të trazuar 5-6 ballë në drejtim të Italisë nga gjiri i Palasës. Si pasojë e mbytjes së gomones 21 persona humbën jetën ku viktimat ishin kryesisht nga zona e Shkodrës dhe Lezhës, të moshës nga 15 në 33 vjeç. Ndërsa 8 prej tyre ranë në det dhe nuk u gjetën më. Të mbijetuarit e asaj ngjarje treguan më pas së kërkuan ndihmë e cila ju mbërriti shumë vonë.

Ora 14:37
‘Po mbytemi, po mbytemi’... telefonata që njoftoi policinë për 50 emigrantët në brigjet e Adriatikut

1610199709_klandestine.jpg

Një telefonatë ka lajmëruar autoritetet shqiptare për praninë e një gomone me 50 emigrantët shqiptarë në brigjet e Vjosës.

Mësohet se pasi gomonia e tyre ka filluar të fundosej, ata kanë lajmëruar sallën operative me një numër shqiptar duke i bërë thirrje ‘po mbytemi, po mbytemi.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se gomonia me të cilën udhëtonin emigrantët ishte 10 metra e gjatë me dy motorë të fuqishëm por avaria që kanë pasur ka bërë që të prishen motorët.

Ora 13:58
Kapja e 50 klandestinëve në Vjosë/ Trafikantët ishin në anijen e Rojes Bregdetare, u hodhën në det pranë portit e u larguan

1610196796_KLANDESTIN.jpg

Report Tv ka zbardhur detaje të reja nga kapja e 50 klandestinëve mbrëmjen e djeshme në Vjosë.

Mësohet se sëbashku me emigrantët janë gjetur dhe 3 trafikantë të cilët janë marrë me anije nga Roja Bregdetare.

Ata kanë njoftuar qendrën që kanë në bordin e tyre të anijes  trafikantët por gjatë daljes në breg, ata janë hedhur në det.

Mendohet se në momentin që anija e rojës bregdetare po bënte manovra në afërsi  të portit tre trafikantët duke përfituar edhe nga errësira apo edhe situata të jenë hedhur në det.

Kur policia shkoi në port për të arrestuar trafikantët, ata nuk ishin në anije. Policia ka marrë në pyetje për stafin e anijes që shkoi në shpëtim të sirianëve.

Ora 13:38
Ndalimi i emigrantëve në Vjosë, 14 klandestinë u dërguan në QSUT me djegie në trup

1610144560_2.jpg

Report Tv mëson se disa nga sirianët e kapur mbrëmjen e djeshme kanë pësuar djegie në trup.

Rreth orës 3:30 të mëngjesit, në spitalin e Djegieve Plastike në QSUT kanë mbërritur 14 klandestinë, ku 12 janë të shtruar.

Nga të shtruarit, 4 janë në reanimacion ndërsa 8 në pavion. Dy klandestinët e tjerë nuk kanë probleme ndaj do të shoqërohen tek qendrat sociale. 

Reparti i Djegie-Plastikës në QSUT informon se në Repartin e Terapisë Intensive janë shtruar dhe po trajtohen 4 pacientë, ndër të cilët dy të rritur, një mashkull dhe një femër, si dhe dy fëmijë me plagë djegieje të rënda. Pacientët janë aktualisht në gjendje të stabilizuar dhe në monitorim, për parandalimin e komplikacioneve të mundshme me rreziqe potenciale për jetën e tyre.

Në pavijon janë shtruar 8 pacientë me plagë djegieje të mesme dhe të lehta. Aktualisht të stabilizuar, pa rreziqe evidente për jetën. Edhe këta pacientë janë nën trajtim mjekësor dhe në monitorim të vazhdueshëm.

Ora 11:08
Detaje të reja nga kapja e emigrantëve në Vjosë/ Trafikantët i shpëtuan policisë, mund të jenë ndihmuar nga autoritetet që morën pjesë në operacion

Detaje të reja dalin në dritë nga ngjarja e emigrantëve sirianë mbrëmjen e djeshme. Teksa nuk ka ende asnjë të arrestuar, burime për Report Tv bëjnë me dije se trafikantët, të cilët dyshohet se janë 2-3 persona, dyshohet se i kanë shpëtuar policisë me ndihmën e autoriteteve të përfshira në këtë operacion.

Për këtë, do të hetohet dhe përfshirja e tyre në këtë ngjarje. Ndërkohë mësohet se gomonia me të cilën udhëtonin emigrantët sirianë është dëmtuar totalisht.

Në telefonat personal të sirianëve janë gjetur fotografi të bëra në kryeqytet dhe nga deklarimet e tyre thuhet se ata kanë ndaluar në autostradë dhe kanë ecur shumë pak në një rrugë të prishur, e më pas kanë dalë në det.

Ora 07:47
U kapën në Vjosë, flet një prej klandestinëve: Kishim destinacion vendet e Europës! Qëndruam për 3 orë në det

Një prej sirianëve të kapur mbrëmjen e djeshme ka treguar se destinacioni i tyre ishte kalimi drejt Italisë e më pas në vendet e Europës. Ai tregon se kanë qëndruar për 3 orë në det të hapur.

“Kam ardhur me motrën dhe djalin e saj. Jemi shumë të frikësuar. Kemi qëndruar 3 ditë. Donim të iknim në Europë. Paratë i ka paguar im vëlla, nuk e di sa lek ka paguar, ne donim të shkonim në Itali ....në Europë , kudoqoftë. Kemi qëndruar për rreth 3 orë në det” – thotë siriani.

E.M.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Fshati: 10/01/2021 08:00

    Shtet terroriste, pronarin e hotelit qe i strehoi doni me e çuar ne burg. Trafikantet jane njerezit e juaj. Po me mjeket qe po i sherbejne çfare do beni ?

    Përgjigju
  • Iris: 09/01/2021 23:33

    Nuk eshte veshtire te gjenden trafikantet,keta jane nga ata qe kane trafikuar vazhdimisht njerez e droga qe nga 90' e ne vazhdim,i njohin rruget detare,rrymat etj.Ne se policia ka ndonje liste kontigjenti o perseritesish te te njejtit krim,ka mundesi te jene disa prej tyre.

    Përgjigju
  • ajo: 09/01/2021 21:39

    i denofte zoti keta trafikantet. si mund te hipesh 50 veta ne gomone ne det ku dallget jane disa balle. Ajo eshte tu marresh leket dhe ti nisesh drejt vdekjes. Ca beni o kriminela, se kane ikur nga lufta en Siri te shkretet. U merrni leket e fundit qe kane ne xhep dhe i nisni drejt vdekjes se sigurt ne det. O zot ca behet. Denoji

    Përgjigju
  • B*3: 09/01/2021 20:48

    Maskarenje keta trafikantet. Jane leke jete, leke gjaku. A mendoni se do i gezoni pergjithmone? Apo mos valle femijet tuaj? Ne ferr do perfundoni. Sa per keta te shkrete emigrante, te mos harrojme emigrantet tane, qe akoma luftojne per nje jete me te mire. Duhen ndihmuar me patjeter. Zoti i ruajtet emigrantet mbi rruzullin tokesor!

    Përgjigju
  • Shefi: 09/01/2021 16:26

    Normal qu zhduken pa lene gjurme Trafikantet Se ishin ushtar te drejtorit, si eci mbare kte rradhe. Po te dilte djale nga 2000 per koke.. Doli vajze.. vk

    Përgjigju
  • Tani: 09/01/2021 16:07

    Ju VLONJAYET TANI E GJETET TE CONI NJEREZ NE ITALI,,NR KETE QAMET,,E KOHE TE KEQE....

    Përgjigju
  • Eri: 09/01/2021 14:56

    Shikoni se trafikun po e bejne shefat e policise.

    Përgjigju
  • Shtet pacavuresh: 09/01/2021 14:40

    Po trafikantët si shpëtuan hahaa kjo eshte e fortë fare, po mirë aty ku u ankoruan nuk kishte këmbë polici ti priste apo kishin ikur në Skrapar të vidhnin hashashin e të tjerve...

    Përgjigju
  • Vlore: 09/01/2021 12:52

    Ku i coni njerzit e shkret o shushunja te pangopura. 50 veta ne nje gomone. Qenkeni katila te pa shpirt.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?