Gjatë natës së djeshme, në Adriatik është shmangur një tragjedi. Mbi 50 klandestinë nga Lindja e Mesme u shpëtuan në det pas një avarie në gomonen me të cilën do iknin në Itali. Përveç disa të plagosurve, fatmirësisht nuk ka asnjë viktimë.
Koincidenca është e frikshme me ngjarjen e 17 viteve më parë, tragjedinë e 9 janarit të vitit 2004 në gjirin e Vlorës ku u shënuan 21 persona të mbytur, ndërsa 8 të tjerë edhe pas 17 vitesh rezultojnë të zhdukur pasi trupat e tyre nuk u gjetën në det.
Atë natë të 9 janarit 2004 në bordin e gomones së nisur nga porti i Vlorës drejt Italisë, ishin vendosur 36 refugjatë shqiptarë, mes tyre gra dhe fëmijë. Çdo emigrant pagoi 1500 euro për udhëtimin me gomonen e cila u nis në det të trazuar 5-6 ballë në drejtim të Italisë nga gjiri i Palasës. Si pasojë e mbytjes së gomones 21 persona humbën jetën ku viktimat ishin kryesisht nga zona e Shkodrës dhe Lezhës, të moshës nga 15 në 33 vjeç. Ndërsa 8 prej tyre ranë në det dhe nuk u gjetën më. Të mbijetuarit e asaj ngjarje treguan më pas së kërkuan ndihmë e cila ju mbërriti shumë vonë.
Lajmi kryesor:
50 sirianët e kapur në Vlorë/ 3 trafikantët shqiptarë hidhen nga anija e rojes bregdetare dhe i zhduken autoriteteve! Arrestohet pronari i një hoteli në Tiranë, i strehoi
K.T./ReportTv.al