Kronikë

Kapja e gomones me 577 kg lëndë narkotike në Vlorë, policia prangos 3 persona

24 Maj 2021, 08:35| Përditesimi: 27 Maj 2021, 11:09

  • Share

3 persona janë vënë në pranga të policisë, pas sekuestrimit të 577 kg lënde narkotike dhe një mjeti lundrues gomone një ditë më parë në Vlorë. Blutë e Vlorës njoftojnë se në kuadër të operacionit të koduar "Karaburuni", janë arrestuar Mandi Begaj, 43 vjeç, Herman Muçaj, 27 vjeç, Ëngjëllush Mukaj 34 vjeç, të dyshuarit si trafikues të lëndës narkotike. Mandi Begaj, rezulton dhe me precedent të mëparshëm penal, pasi në 2017 është arrestuar me pistoletë pa leje në një lokal në lagjen “Uji i Ftohtë”. 

Ndjekja nga deti dhe toka zgjati disa orë. Në vendin e quajtur “Gjiri i Dafinës”, pranë Karaburunit, personat që ishin në bord, në pamundësi për t’i shpëtuar ndjekjes së Policisë, tentuan të braktisnin mjetin lundrues dhe të largoheshin, por u kapën dhe u prangosën gjatë ndjekjes nga Policia.

Sakaq policia ka sekuestruar mjetin lundrues gomone, në bordin e të cilës u gjetën dhe u sekuestruan 577 kg lëndë narkotike, një pjesë në formë çokollate, rreth 200 kg.

Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të tentativës për trafikim të lëndës narkotike, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë ngjarje. 

M.Q./B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?