Vlorë- Kapriçot e motit përfshijnë edhe Shqipërinë.
Në shumë qytete të vendit, përfshi edhe Tiranën, pati reshje shiu dhe rënie temperaturash, por në Vlorë edhe më tepër.
Një stuhi shiu dhe ere përfshiu qytetin pasditen e sotme. Pamjet e filmuara të fortunalit nga gazetari i report Tv Armand Xhelili, janë gati apokaliptike.
Rrëke shiu që mbulojnë rrugët dhe një errësim i fushëpamjes, me mjete që mezi lëvizin në trafik.
Shiu ka pasur intesitet të lartë, duke krijuar probleme në edhe disa lagje, kryesisht në infrastrukturën rrugore.
Në brendësi të lagjes 'Pavarësia', 'Skelë', por dhe përgjatë bulevardit kryesor, ka pasur jo vetëm vështirësi qarkullimi dhe pamundësi për të lëvizur, por edhe rrëke uji nëpër rrugë.
Një prej rrugëve dhe zonave më të prekura nga përmbytjet e shiut të verës është edhe ajo "Albano dhe Romina", ku ka prezencë të madhe uji dhe vështirësi për qarkullim.
Gjithashtu shiu ka boshatisur edh zonën e Lungomares, teksa era nuk ka kursyer të ngrejë në ajër çadra e shezlongë në plazh.
Përmbytjes nuk i ka shpëtuar as lagja e vjetër historike e "Muradies". Lumenj uji nëpër rrugë që kanë kthyer përmbys çadra, tavolina dhe karrige lokalesh, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.
Klientë që kanë lënë porositë nëpër tavolinat jashtë dhe janë larguar për të gjetur strehë, teksa shiu me rrëke përfshinte të gjithë qytetin. për diaa orë rrugët u bënë edhe të pakalueshme, por nuk janë raportuar problematika serioze.
Reshjet e dendura që ranë gjatë pasdites së së martës në qytetin e Vlorës, sollën boshatisjen e menjëhershme të vijës bregdetare të Lungomares, në një prej ditëve që zakonisht shënon fluks të lartë pushuesish.
Retë e zeza dhe stuhia e papritur detyruan qytetarë e turistë të largohen nga shëtitorja dhe plazhet përreth, ndërsa disa mbetën të strehuar nën tendat e lokaleve, në pritje të përmirësimit të motit.
Këto janë pamjet që sjell gazetari i Report Tv, Armand Xhelili, të filmuara orët e vona të pasdites, pas stuhisë së shiut.
Pavarësisht motit të paqëndrueshëm, temperaturat mbeten të larta dhe pritet që fluksi turistik të rifillojë menjëherë sapo reshjet të ndërpriten.
Reshjet e shiut që përfshin sot qytetin e Vlorës kanë sjellë edhe përmbytjen e disa rrugëve, mes tyre edhe 'Albano dhe Romina'.
Nga pamjet e siguruara shohim se përveç ujit që vërshon në rrugë edhe disa pemë janë thyer.
Ndërkohë nën 'pushtetin' e ujit është edhe lagjja historike e Muradies, ku tavolina dhe karrige 'notojnë' në ujë, ndërsa çadrat janë përmbysur.
Komente
