KATAR 2022/ Zvicra dhe shqiptarët 'i presin biletën' Serbisë për Beograd! Xherdan Shaqiri shënon gol, tensione mes Xhakës e serbëve në fund (VIDEO)

2 Dhjetor 2022, 22:00| Përditesimi: 3 Dhjetor 2022, 09:45

  • Share

FT/ Serbi 2 - 3 Zvicër (Mitrovic 27', Vlahovic 35' / Shaqiri 20', Embolo 44', Freuler 48')

Zvicra fitoi 2-3 me Serbinë në grupin G të Kupës së Botës, me helvetët që lënë jashtë kompeticionit serbët. Dramatike 90 minutat në Doha, teksa për Zvicrën shënoi edhe Xherdan Shaqiri për të kualifikuar skuadrën e tij në 1/8. Në fund pati edhe tension mes Granit Xhakës dhe futbollistëve serbë.

Ndeshja nisi mirë për Zvicrën, teksa Shaqiri me një gol të bukur shënoi pas 20 minutave lojë. Asisti i Sow bëri që Shaqiri të tundte rrjetën duke bërë që të kishte gol shqiptar edhe në këtë Botëror.

Në minutat 26 dhe 35 Serbia përmbysi ndeshjen me Mitrovic dhe Vlahovic, ndërsa në minutën e 44 Breel Embolo dërgoi shifrat në 2-2. Pjesa e dytë nisi mirë për helvetët, teksa Freuler shënoi për 2-3. Avantazhi i Zvicrës erdhi pas një pasimi dhe aksioni model të nisur nga Shaqiri, ndërsa në fund fati ishte me zviceranët që kalojnë në 1/8 dhe përballen me Portugalinë.

Fundi i ndeshjes prodhoi tension mes Granit Xhakës dhe futbollistëve serbë, me arbitrin që ndëshkoi shqiptarin me karton të verdhë, si edhe Milenkovic te serbët.

Pas tre ndeshjeve në grupin G, Brazili kualifikohet si i pari në grup dhe luan në 1/8 me Korenë e Jugut, ndërsa po me gjashtë pikë Zvicra kalon si vendi i dytë dhe përballet me Portugalinë. Kameruni me katër pikë në vendin e tretë i jep lamtumirën eventit, teksa Serbia me një pikë largohet e turpëruar nga ky event.

VIDEO:

Renditja:

 

Ora 22:52
VIDEO/ Në Tiranë festojnë eliminimin e Serbisë nga Botërori

 

Zvicra fitoi 2-3 me Serbinë në grupin G të Kupës së Botës, duke lënë serbët jashtë Botërorit. Helvetët kalojnë në fazën e 1/8 teksa përballen me Portugalinë. Humbja e Serbisë është festuar edhe në rrugët e Tiranës si edhe në zonën e tifozëve në sheshin "Skënderbej".

Ora 22:51
Granit Xhaka nuk ndalet, provokon serbët, vesh fanellën me mbiemrin Jashari

Momente emocionuese ka dhuruar fitorja për ekipin e Zvicrës, ndërsa shqiptari Granit Xhaka ka bërë një provokim ndaj ekipit të Serbisë. Në fund të ndeshjes, Xhaka ka veshur bluzën e bashkëlojtarit Ardon Jasharit, vetëm sepse kishte mbiemrin Jashari.

Xhaka u përplas gjatë ndeshjes me pesë nga futbollistët e Serbisë.

Ora 22:42
VIDEO/ Zvicra mposht Serbinë në Kupën e Botës, nis festa në Prishtinë

 

Prishtina ka nisur festën pasi Zvicra mundi Serbinë në Kupën e Botës duke lënë jashtë kompeticionit serbët. Në Prishtinë ka nisur festa me fishekzjarrë ndërsa qytetarë të shumtë kanë dalë në rrugë duke festuar.

Ora 21:59
VIDEO/ Plas sherri në fundin e ndeshjes, Granit Xhaka i vetëm përballë 5 futbollistëve serbë

Fundi i ndeshjes mes Serbisë dhe Zvicrës prodhoi tension në fushë. Granit Xhaka u përplas me pesë nga futbollistët e Serbisë, me kapitenin shqiptar të Zvicrës që ka reaguar me guxim ndaj kundërshtarëve. Pas disa momenteve tenison, Xhaka dhe Milenkovic u ndëshkuan me kartona të verdhë.

Ora 21:47
VIDEO/ Tifozët serbë sulmojnë ata shqiptarë para ndeshjes Serbi - Zvicër

1670013786_finalprojekt.01244620.Still001.jpg

Përpara ndeshjes Serbi - Zvicër për Kupën e Botës në Katar, tifozët serbë janë konfliktuar me ata shqiptarë. Duket se serbëve i ka rënë në sy flamuri kuqezi dhe ai i Kosvës, duke filluar sherrin në hyrje të stadiumit në Doha. Për fat asnjë përplasje fizike. Shqiptarët janë në mbështetje të Xhakës dhe Shaqirit që luajnë te Zvicra.

Video: Indeksonline

Ora 21:37
VIDEO/ Tifozja shqiptare 'tërbon' serbët në stadium, bën shqiponjën në ndeshjen Serbi - Zvicër

Zvicra po fiton 3-2 me Serbinë në Botërorin e Katarit. Në Doha, organizatorët nuk lejuan që simbolet e Shqipërisë të futeshin në stadium, duke njohur tensionin mes shqiptarëve të Kosovës dhe Serbisë. Megjithëse pa simbole, një fanse shqiptare ka bërë "shqiponjën" para tifozëve serbë, me këta të fundit që janë tërbuar.

 
Ora 21:27
VIDEO/ Tensionohet Serbi - Zvicër, stafi serb futet në fushë! Arbitri nuk kursen kartonin

66' Serbi 2-3 Zvicër. Ndeshja u ndërpre për disa çaste pas një rasti të diskutueshëm për panallti te Serbia. Arbitri vijoi lojën ndërkohë që gjithë stafi i serbëve u fut në fushë, me arbitrin që nxori kartonin e verdhë për Rajkovic. Vijon loja, me situatën që pas 3-4 minutash është qetësuar.

Ora 21:11
VIDEO/ Aksion 'për kornizë' nga Zvicra dhe Shaqiri protagonist, Serbia pëson golin e 3-të

48' / Serbi 2-3 Zvicër. Pjesa e dytë nis me gol. Në minutën e 48 Freuler kalon në avantazh Zvicrën. Aksion model i nisur nga Shaqiri, me Vargas që asiston për Freuler dhe 2-3. Zvicra rimerr avantazhin.

 

Ora 21:01
FOTOLAJM/ Provokim serb në Botëror, futbollisti i Juventus bën gjestin e turpshëm

Serbia dhe Zvicra barazuan 2-2 në pjesën e parë të Kupës së Botës, me ndeshjen që vlen për grupin G. Goli i dytë për serbët u shënuan nga Vlahovic, me sulmuesin e Juventus që festoi duke provokuar kundërshtarët dhe tifozët duke i treguar gjenitalet.

Ora 20:41
VIDEO/ Katër gola në pjesën e parë, Zvicra barazon Serbinë

44' / Serbi 2-2 Zvicër. Breel Embolo shënon golin e dytë për Zvicrën. Pas asistit të Uidmer sulmuesi nuk gabon nga pranë duke barazuar për 2-2.

 

Ora 20:32
VIDEO/ Dy gafa në mesin e fushës, Serbia përmbys Zvicrën

26' / Serbi 1-1 Zvicër. Ballkanasit barazojnë me Mitrovic. Festa e Zvicrës zgjat vetëm gjashtë minuta. Gabim në mesin e fushës së helvetëve, me serbët që përfitojnë dhe gjejnë golin.

35' / Serbi 2-1 Zvicër. Tjetër gafë në mesin e fushës së Zvicrës. Vlahovic përfiton dhe shënon për Serbinë. Ballkanasit përmbysin ndeshjen.

 

Ora 20:24
VIDEO/ Festë e madhe te Zvicra, Xherdan Shaqiri i shënon Serbisë

20' / Serbi 0-1 Zvicër. Xherdan Shaqiri kalon në avantazh Zvicrën. Asisti i Sou ishte perfekt për shqiptarin, që i shënon sërish Serbisë.

S.Dh//ReportTv.al
Komento

Komente

  • durres: 03/12/2022 08:06

    A te lumte o cuc shqiptare duket qe te vlon gjaku....burrnesh mes serbeve hahhaha Beast mode

    Përgjigju
  • Iris: 03/12/2022 03:01

    Ne fillim Iran-U.S.A,tani Zvicra-Serbi,e trishte kur politika futet ne mes e shkateron dhe nje loje te rendomte futbolli!

    Përgjigju
  • Ylber: 03/12/2022 00:46

    Qeka merzit Vucici i Ramit.

    Përgjigju
    • Halet e kombit: 03/12/2022 10:51

      Ja qe kemi ne gjirin tone cimiterra serbe e proserbe

    • Cimiterra: 03/12/2022 09:20

      Po dylber ke shum te drejt.

  • sebi: 03/12/2022 00:43

    Video e tifozeve serbe ne stadium duke kenduar:Vrit Shqiptaret.Vrit Shqiptaret. FSHF duhet te dergoje urgjentisht ankese ne FIFA ku te kerkoje ndeshkimin e Serbise. https://www.reddit.com/r/soccer/comments/zazu3e/serbias_fans_chanting_kill_kill_kill_albanians/

    Përgjigju
  • Turi: 02/12/2022 23:33

    Zvicra kualifikoher dhe ne bejme feste , kjo eshte te mburresh me topet e dashit se vete te rruajme leshte

    Përgjigju
    • Lexues: 03/12/2022 09:17

      Cfare te keqe ka te gezohesh per dy djem te talentuar dhe punetore te shqipes qe jane krenare per rrenjet e tyre? Shaqiri ka lindur ne Gjilan ndersa Xhaka i ka prinderit nga Prishtina. Neverine e ruaj per ata qe rrine 5 vjet ne Greqi edhe bejne sikur kane harruar shqipen. Une per vete kam lindur ne Tirane dhe jetoj ne Gjermani. Femijet po i rris qe te behen luane si keta ne fushat e tyre, jo filozofe kafenesh si puna jote.

    • Or tej: 03/12/2022 09:04

      Keshtu eshte kur jemi popull pa identitet or teeeejjjj. Ne per vete e pame me dylbi boterorin ndersa shkjajte shkuan aty dhe luftuan deri ne fund.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?