Erëza

Këto janë erëzat më të mira që ndikojnë pozitivisht në shëndetin e trurit

19 Qershor, 12:54| Përditesimi: 19 Qershor, 13:19

  • Share

A e dini se erëzat janë çelësi për një jetë më të gjatë dhe më të shëndetshme? Erëzat ndikojnë në shëndetin e trurit, përmirësojnë kujtesën, përqendrimin, nivelet e energjisë dhe funksionin njohës.

Mjeku neurolog Brandon Craëford, veçon pesë erëzat më të mirat që kanë ndikim në mirëqenien e përgjithshme, shkruan New York Post.

Piperi i zi
Erëza më e zakonshme në këtë listë është piperi i zi. Kjo erëz përmban piperinë, një përbërës që përmirëson kujtesën dhe funksionin njohës duke rritur aktivitetin e neurotransmetuesve në tru.

Kanella
Një dozë ditore kanelle mund të ndihmojë në parandalimin e diabetit. Kanella shtohet lehtësisht në smoothie të ndryshëm apo gatime të shijshme, pasi ndihmon në balancimin e niveleve të sheqerit në gjak, duke rritur ndjeshmërinë ndaj insulinës dhe duke ulur rezistencën ndaj saj.

Pluhuri i xhenxhefilit
I përdorur në mjekësinë kineze dhe indiane për mijëra vjet, xhenxhefili vjen nga rrënjët e bimës zingiber. Ai përmban gingerol, një përbërës që ka veti të fuqishme anti-oksiduese dhe anti-inflamatore. Xhenxhefili mund të ndihmojë në përmirësimin e funksionit njohës, duke ulur inflamacionin dhe nivelet e stresit kronik.

Arrëmyshk
Arrëmyshku ka një përbërës që quhet myristicin që njihet për përmirësimin e kujtesës dhe parandalon degjenerimin e rrugëve nervore.

Shafrani i Indisë
Rrënja e kësaj erëze përmban kurkumën, një përbërës me veti anti-inflamatore dhe anti-oksidante. I njohur si "ari" i mbretërisë së bimëve, shafrani i Indisë ndikon në detoksifikimin e mëlçisë dhe shërben si një lehtësues natyral i dhimbjeve.

Xh.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?