Foto ilustruese

Kjo është mënyra më e mirë për të marrë vitaminat që i nevojiten trupit tonë

30 Nëntor 2022, 17:16| Përditesimi: 30 Nëntor 2022, 17:18

  • Share

Suplementet ushqimore mund të duken si një zgjidhje e lehtë për të siguruar që ne të marrim të gjitha vitaminat që i nevojiten trupit , por ekspertët ende këmbëngulin që marrja ideale e vitaminave është nëpërmjet një diete të shëndetshme.

Suplementet e vitaminave janë sigurisht një mënyrë e përshtatshme për të siguruar mjaftueshmërinë, megjithatë vitaminat e "prodhuara" nuk janë të së njëjtës cilësi si ato që gjenden natyrshëm në ushqim. Industria e suplementeve nuk është e rregulluar në të njëjtën mënyrë si ushqimi.

Për shembull, ju mund të merrni një kapsulë vaji të mëlçisë së merlucit, por ngrënia e peshkut me vaj siguron që ju të keni kontrollin saktësisht të asaj që po merrni. Prandaj, zgjidhja e marrjes së sasive të nevojshme të vitaminave nuk është zbrazja e shisheve nga farmacitë, por ndjekja e një diete të shëndetshme dhe të ekuilibruar.

 

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?