Endrit Shabani

Politikë

Kleana Xhuveli mori mandatin, reagon Endrit Shabani: E kemi falur Lapajn, ne nuk e djegim jorganin për një plesht

23 Korrik, 16:07| Përditesimi: 23 Korrik, 16:19

  • Share

Endrit Shabani i Nismës Thurrje ka reaguar pasi KQZ i dha mandatin e deputetes Kleana Xhuvelit nga koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet”.

Në një reagim në rrjetet sociale, Shabani thotë se i afërmi i tij u dorëhoq dhe mandatin e mori kushërira e Adriatik Lapajt.

Sipas Shabanit, pa votat e Nismës Thurrje, Kleana Xhuvani nuk do të mund të futej dot në Parlament.

Në mbyllje të reagimit të tij, Endrit Shabani shprehet se e kanë falur Adriatik Lapajn për përplasjen që patën gjatë ditëve të fundit se kush do të merrte mandatin, dhe uron që të ketë nxjerrë mësime.

Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi vendosni që mandati i deputetit të koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” t’i kalojë Kleana Xhuvanit, kushërira e Adriatik Lapajt, e cila renditej e 4-ta në listën e mbyllur. Kandidati më i votuar, Adriatik Lapaj, mbeti jashtë Kuvendit.

Reagimi i Endrit Shabanit:

U mbars mali dhe...Njëmijë akuza.

Ndërkohë sot, njeriu im më i afërt dha dorëheqjen dhe mandatin e mori Kleana Xhuveli. Kleana nuk është daja im po motra e Adriatik Lapajt!

Deri dje na akuzonte do bëheshim vota e 84 e Ramës.

Sot që mori mandatin për motrën, Adriatiku na thotë që i qenka lutur Rama për bashkëqeverisje.

Medemek Rama që mezi e përzuri LSI-në kur kishte 74, po i lutet Adriatikut fiks tani që ka 83 dhe ka gllabëruar çdo pushtet!

Me sa duket, tullumbaci i 71 mandateve që Adriatiku përbetohej se do merrte, ende nuk qenka shfryrë në kokën e tij nga gjilpëra e realitetit të 11 majit, ku pa votat tona do kishte mbetur edhe e motra pa mandat.

Nejse, kjo ishte kostoja krejt e panevojshme që ne të Nismës morëm për ndershmërinë dhe seriozitetin tonë në koalicion me një politikan të ri që më mirë se sa ne, njeh të gjitha metodat e vjetra.

Megjithatë ne nuk e djegim jorganin për një plesht, kur për më tepër kemi njohur dhe vlerësojmë plot djem e vajza në radhët e Shqipëria Bëhet.

Ndërsa Adriatikut ia kam falur se nuk diti se ç’bëri dhe uroj të nxjerrë edhe ai mësimet e veta siç kam nxjerrë unë të miat.

 

V.GJ /ReportTv.al
Komento

Komente

  • Xxxx: 23/07/2025 23:18

    Bravo z.Shabani.Tregove intergritet qe e dorezove mandatin tek Llapaqeni.Z.Llapaj,jo Lapajthjesht te beri pis me llumin e tij

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sigurim i detyrueshëm i banesave ose s’merr shërbim nga shteti, si ju duket?