Sociale

Kodi i ri Penal/ Avokati Petraj për Report TV: Duhet të hapet shkollë riedukimi për të miturit! Lirim me kusht për të dënuarit përjetë? Të ndiqet modeli grek

26 Korrik, 13:30| Përditesimi: 26 Korrik, 17:50

  • Share

Avokati Edmond Petraj foli për draftin e Kodit të ri Penal, dhe ndryshimet që janë bërë veçanërisht për krimet e të miturve. Në një intervistë për Report TV, ai tha se duhet të krijohet një institucion riedukues, ku fëmija i përfshirë në krim të ndiqet dhe të jetë nën mbikëqyrje të shtetit. 

“Duhet një masë edukuese dhe duhet futur pjesa e një shkolle riedukimi, që të ndjekë mësimet atje dhe të jetë nën mbikëqyrjen e shtetit. Kjo situatë e mbikëqyrjes së prindërve për rastet me risk mendoj se do të kemi një cedim. Duhet rifutet pjesa e një institucioni riedukues, siç kanë qenë më përpara shkollat e riedukimit, ku një fëmijë që kryente një vepër penale ishte nën mbikëqyrjen e atij institucioni. Ishte institucioni që 'risillte' në jetë këta personazhe dhe i riedukonte. Te shkolla mund të mësohen me element mbijetues, të punojnë me dru, metal...pra ka disa elementë që e edukojnë dhe e forcojnë në jetë.”, u shpreh Petraj. 

Petraj theksoi se një person deri në 21 vjec, duhet të klasifikohet te pjesa e riedukimit. Sa i përket elementit që personat me dënim të përjetshëm mund të kenë mundësi për të bërë kërkesë për lirim me kusht pas 35 viteve, ai tha se duhet të ishte adaptuar modeli grek. Sipas tij, është e nevojshme që të vlerësohet risku dhe të 'testohet' personi i dënuar, pasi jo të gjithë mund ta meritojnë lirimin.

"Ajo që dua të them është qe ne duhet të marrim elementët që kanë kodet penale të shteteve fqinje. Psh Greqia, edhe një person edhe pse dënohet me burg përjetë, vihet në shërbim të komunitetit për x vite nën mbikëqyrjen e territori të caktuar. Ne i kemi të ekzagjeruara pjesën e ashpërsimit të viteve të burgimit të përjetshëm. Duhet ulur dhe duhet marrë praktika greke, që është më riintegruese. Nuk është zgjidhje të mbash 37 vite një person dhe t'i japësh mundësi. Për mendimin tim duhet ulur pjesa e burgimit të përjetshëm, që nuk duhet të jemi mbi 37 vjet, unë e quaj drastike. Ne duhet të konvertohemi me pjesën se si e kanë shtetet e BE. Ne nuk kemi nevojë më të shpikim. Nëse ecim me këtë model që merremi 10 vjet për një Kod, për kaq kohë do të ishte adaptuar një kod penal me standarte demokratike për riintegrimin dhe riedukimin. Kemi modelin gjerman, grek, pjesën angleze e belge. Nëse do të shikojmë disa nene të veçanta, duhet të ishin marrë disa përshtatshmëri me shtetet e BE. Ne nuk kemi nevojë të shpikim.  Masa maksimale e dënimit të përjetshëm është mbi 37 vjet. ", tha ai. 

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 27/07/2025 03:39

    Z.Petraj,pse 21,pse jo 31 vjec?! Jeni ne vete apo jo?! 18 vjec quhesh ligjerisht adult,ju propozoni t'i mbani ne riedukim me minorenet.Ne asnje menyre,sepse u mesojne djallezi te reja po te rrine bashke.Nuk jam per denim me vdekje,megjithese shume e meritojne.Me thuaj zoteri se si mund te ndryshojne/reabilitohen njerez si ai Bajri,apo D.Dajti e te ngjashem?Denimi i perjetshem duhet mbajtur e forcuar,pasi nuk mund te nxjerresh nga burgu pas 35 vjetesh nje person qe ka vrare me paramendim,apo qe ka vrare 2 e me teper,nuk eshte e drejte,nuk eshte normale.Ne U.S po shikoja nje rast,dy veta u denuan per vrasje,vrasesi u denua me burg per jete,pa te drejte ulje/falje,shoku i tij qe e ndihmoi direkt, por qe nuk vrau njeri u denua me 40 vjet burg.Cfare e shpetoi? -Sipas hetuesve,fakti qe ishte 17 vjec kur ndodhi krimi,ndryshe dhe ai do te kishte marre burg per jete.Sa eshte denimi mesatar qe jepet ne Shqiperi per vrasje,duke cituar rastet qe jep /Shqiptarja/,pa llogaritur te tjerat,e keni vene re? Kurse ju z.Petraj doni qe vrasesit te lirohen e amnistohen pas 35 vjetesh! Nuk eshte e drejte!

    Përgjigju
  • George: 26/07/2025 17:49

    Edhe ne Europe duhet kthyer Denimi ne Vdekje.

    Përgjigju
  • Gjergji: 26/07/2025 14:06

    E paska patur mire Faik Konica kur thoshte se shqiptaret nuk dine te qeverisin. Kjo vertetohet me se miri kur degjojme te ndiqet modeli grek italian, francez etj. Neqoftese nuk jane ne gjendje te hartojne nje kod penal qe eshte baza e shtetit te japin doreheqjen se ka te tjere.

    Përgjigju
  • Dielli: 26/07/2025 13:51

    Jam shume dakort per shkollen e riedukimit. Eshte mese e nevojshme

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si mendoni se po menaxhohet situata me zjarret?