Politikë

Kontrata e lobimit e PD/ Celibashi: Ende nuk është depozituar në KQZ, ja kur mbaron afati për dorëzimin! Do flasim vetëm pasi të vijë

29 Prill, 11:59| Përditesimi: 29 Prill, 14:01

  • Share

Kryekomisioneri Zgjedhor Ilirjan Celibashi tha sot se Koalicioni Aleanca për Shqipërinë Madhështore dhe PD nuk kanë dorëzuar deri tani kontratën e lobimit me kompaninë amerikane “Continental”, me vlerë 6 mln dollarë.

Kreu i KQZ-së u pyet gjatë konferencës së sotme (29 prill) nga gazetarët mbi lajmin që ka shkaktuar 'furtunë politike' në opinionin publik shqiptar.

Celibashi shpjegoi se sipas ligjit, koalicioni i PD e ka detyrim ligjor dorëzimin e raporteve financiare dhe shpenzimeve të fushatës, por afati përfundon 60 ditë pas shpalles së rezultatit të zgjedhjeve dhe vetëm atëherë vijon verifikimi i shifrave apo nëse dokumentet janë dorëzuar.

Kurse si parti politike, Celibashi tha se ky afat shkon deri në 31 marsin e vitit të ardhshëm.

“Partitë politike kanë detyrim që të depozitojnë në KQZ të ardhurat dhe shpenzimet jo më vonë se data 31 mars e vitit pasardhës. Kurse koalicionet jo më vonë se 60 dit nga shpallja e rezultatit zgjedhor. Kjo përfshin edhe Aleancën për Shqipërinë Madhështore, përfundon jo më vonë se 60 ditë nga shpallja e rezultatit. Nuk ka detyrim në këto momente që t’i dorëzojë të ardhurat dhe shpenzimet si subjekt zgjedhor dhe që do të thotë se nuk e kemi këtë kontratë dhe nuk ka as detyrim, sikurse thuhet se 'pse nuk është kërkuar kjo kontratë nga ne'. Por në momentin që do e kemi, do japim shpjegimin tonë për këtë kontratë”, tha Celibashi mes të tjerash.

Këmbënguljes së gazetarëve për kontratën e lobimit 6 mln euro, Celibashi i qëndroi mendimit të mëparshëm se ende nuk e kishin dhe për sa kohë nuk është depozituar, KQZ nuk jep do një vlerësim dhe mendim.

“Më vjen keq por nuk të komentoj rastin konkret për sa kohë ai rast nuk është bërë objekt shqyrtimi nga KQZ. Kur ta kemi këtë objekt shqyrtimi, do e bëjmë të ditur për ju”, sqaroi kreu i KQZ.

Celibashi shpjegoi edhe si po ecën procesi i dorëzimit dhe votimit të diasporës për 11 majin, duke thënë se nuk ka problematika serioze dhe se gjithçka po shkonte sipas parashikimeve dhe në rrugën e duhur.

Ai u shpreh se deri tani 70 mijë emigrantë kanë kthyer fletët me votat e tyre për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, nga mbi 245 mijë pjesëmarrës të regjistruar për këtë proces.

Ky numër i korespondon shifrës 30% të pjesëmarrjes deri tani, teksa u pohua problematika se ende nuk kanë përfunduar në duart e diasporës nga kompania postare, mbi 30 mijë zarfa me fletët e votimit. Celibashi shpjegoi se ka ende kohë edhe 2 javë për këtë dorëzim dhe deri tanik procesi ka shkuar më mirë edhe se në vendet e tjera që kanë praktikë më të hershme.

“Janë mbi 70 mijë votues që e kanë kthyer fletën e votimit nga mbi 245 mijë të regjistruar. Presim ardhjen e fletëve të tjera të votimit. Presim që kompania postare të shpërndajë të gjitha fletët e votimit, zarfet. Kanë mbetur edhe 30 mijë fletë votimi e pak për t’u shpërndarë, ka gati edhe 2 javë kohë dhe presim që të shpërndahen”, tha Celibashi.

Ai vlerësoi këtë proces të votës së diasporës si hera e parë që ndërmerret nga KQZ, duke dhënë nota shumë pozitive, edhe pse problematikat janë prezente, por që nuk e cenonin procesin në tërësi.

Madje sipas tij, edhe ankimet nga partitë politike janë sporadike dhe jo shumë thelbësore.

Kryekomisioneri u pyet edhe për kompaninë postare, duke sqaruar se ende nuk është paguar, kurse kontrata e KQZ me të do bëhet publike vetëm pas përfundimit të procesit zgjedhor, siç e parashikon edhe ligji.

Kurse në lidhje me gjuhën e partive politike dhe liderëve të tyre gjatë fushatës, kryesisht të partive të mëdha, Celibashi tha me humor se"

"Çfarë mund të them për këtë? Se nuk më dëgjojnë...?!".

Teksa shtoi se KQZ për këtë handikap dhe të metë të politikës, nuk mund të bënte më shumë se çfarë kishte bërë deri tani. 

Ora 12:36
Gjuha në fushatën elektorale/ Celibashi: Çfarë të them, se ata nuk dëgjojnë...?! S’mund të bëjmë më shumë se ç’kemi bërë, gjykon populli

 

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi tha me humor sot se “liderët e partive të mëdha politike nuk e dëgjonin”, në lidhje me gjuhën që po përdorin në fushatën elektorale për zgjedhjet e 11 majit.

Teksa u pyet nga gazetarët me ecurinë dhe problematikat e fushatës elektorale, një prej shqetësimeve ishte edhe ‘leksikografia e pasur’ e politikanëve.

“Çfarë të them, të them se ata nuk dëgjojnë? Nuk mund të bëjmë më shumë se sa kemi bërë dhe thënë në lidhje me këtë çështje. Në eksperienca të tilla të ngjashme, me aq sa kam njohur, në fakt janë votuesit që e japin vlerësimin dhe gjykimin, në çdo mënyrë të të bërit të fushatës elektorale, në atë që ke bërë apo nuk ke bërë, janë ata që e japin mendimin, se si flet një politikan apo një tjetër”, komentoi kryekomisioneri.

Ora 12:22
Celibashi: Kanë ardhur mbi 70 mijë vota, 30 mijë zarfe s’janë dërguar ende, por ka ende kohë! Kompania postare s’ka marrë pagesë, kontrata publike pas procesit 

 

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi u shpreh sot për mediat se deri tani 70 mijë emigrantë kanë kthyer fletët me votat e tyre për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, nga mbi 245 mijë pjesëmarrës të regjistruar për këtë proces.

Ky numër i korespondon shifrës 30% të pjesëmarrjes deri tani, teksa u pohua problematika se ende nuk kanë përfunduar në duart e diasporës nga kompania postare, mbi 30 mijë zarfa me fletët e votimit.

Celibashi shpjegoi se ka ende kohë edhe 2 javë për këtë dorëzim dhe deri tanik procesi ka shkuar më mirë edhe se në vendet e tjera që kanë praktikë më të hershme.

“Janë mbi 70 mijë votues që e kanë kthyer fletën e votimit nga mbi 245 mijë të regjistruar. Presim ardhjen e fletëve të tjera të votimit. Presim që kompania postare të shpërndajë të gjitha fletët e votimit, zarfet. Kanë mbetur edhe 30 mijë fletë votimi e pak për t’u shpërndarë, ka gati edhe 2 javë kohë dhe presim që të shpërndahen”, tha Celibashi.

Ai vlerësoi këtë proces të votës së diasporës si hera e parë që ndërmerret nga KQZ, duke dhënë nota shumë pozitive, edhe pse problematikat janë prezente, por që nuk e cenonin procesin në tërësi.

Madje sipas tij, edhe ankimet nga partitë politike janë sporadike dhe jo shumë thelbësore.

“Procesi i shpërndarjes së fletëve të votimit dhe kthimit po shkon normalisht dhe nuk kemi problematika të mëdha. Nuk kemi sistem që po dështon, funksionon, por ka dhe probleme. Edhe shqetësimet e partive politike janë sporadike. Po verifikojmë për zgjidhje problematikat që kanë dalë. Por duhet të themi se sistemi është duke fnksionuar dhe shqetësimet janë të tilla sa nuk e vënë në dyshim integritetin e procesit. Duhet thënë edhe se 70 mijë e kanë kthyer fletën evotimit, ose 30% e totalit dhe vetëm 30 mijë nuk kanë mundur ta marrin dot fletën. Si proces dhe kjo eksperiencë e parë e jona është disa herë më e mirë se e vendeve me traditë në këtë proces, por duket se problemet marrin vëmendjen më të madhe sesa pozitiviteti i procesit”, tha Celibashi.

Për hetimin e rasteve të publikimit apo deklarimit të votës në rrjetet sociale nga disa emigrantë, Celibashi u shpreh se kjo i takon SPAK, Prokurorisë dhe Task-Forcës, për të gjitha kallëzimet, denoncimet, regjistrimet dhe hetimet që kryejnë. 

“Nuk mund të jap mendim për këtë pasi i përket SPAK dhe Prokurorisë nëpërmjet Task-Forcës për krimin elektoral, por çdo rast që haset referohet”, tha Celibashi. 

Në lidhje me kontratën me kompaninë postare, pas problematikës së dorëzimit, ai sqaroi:

“Kontratën dhe detajet me kompaninë do e bëjmë publike pas këtij procesi dhe është normale. Nuk mund ta komentoj këtë marrëveshje kontraktuale, s’ka detyrim ligjor për ta bërë këtë. Pagesa bëhet pasi të përfundojë kryerja e shërbimit. Si në rastet e tjera, edhe në këtë, kompania nuk ka marrë asnjë pagesë, sepse do pritet përfundimi i procesit, se si ka shkuar ai”.

A.Q/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni kontratën 6 mln dollarë të PD për lobim në SHBA?