TIRANË- Tashmë nuk ka asnjë dyshim. Raporti mes dy liderëve të partive të reja, Adriatik Lapajt dhe Endri Shabanit është krisur pas luftës për mandatin që koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet fitoi më 11 maj. Ndërsa Zeqir Kordhoni, daja i Shabanit, nuk heq dorë nga kërkesa për t’u bërë deputet, mes Lapajt dhe kreut të Nismës Thurje ka nisur një përplasje publike.
I pari reagim erdhi nga Lapaj menjëherë sapo u publikua lajmi se Kordhoni kishte dërguar letër në KQZ ku kërkonte të merrte mandatin nëse i vjen radha. E gjithë këneta, thotë Lapaj, është angazhuar që ai mos të shkojë në Kuvend, ndërsa mesazhin për aleatin e tij Shabani e ka të drejtpërdrejtë. As ti e as daja jot nuk do të merrni mandat, i thotë Lapaj, ndërsa shton se qameti do të jetë se as ai vetë nuk do të futet në Kuvend.
“Zeqiri (dajo i Endrit) dhe nipi i tij Endri Shabani të cilit i shtriva dorën e bashkimit nuk do marrin asnjë mandat. Qameti do ndalojnë mua të shkoj në Parlament”, shkruan Lapaj.
Duket se Lapaj është i sigurt që as Kordhoni s'mund të shkojë në Kuvend, pasi që ai të bëhet deputet, duhet që 8 të parët e listës së mbyllur të refuzojnë mandatin. Mes emrave të parë ndodhen dhe familjarë të afërt të vetë Lapajt, i cili mund ta përdorë këtë moment që mandati të mos shkojë tek Kordhoni, por ta marrë ndonjë prej të afërmve të tij.
Lapaj thotë se Shabani e preu në besë, pasi ai është angazhuar publikisht për hapjen e listave dhe mbushjen e listave të mbyllura me familjarë. Por, i gjendur tashmë në këtë situatë, Lapaj duket se ndan rrugët me Shabanin dhe i thotë se nëse kërkon të mbahet mend në jetën publike në këtë mënyrë, mbarë i shkoftë bashkë me dajon.
“Është angazhuar gjithë këneta si e si të mos shkoj unë në Kuvend. Po sa tmerr më keni?! O të mjerë, unë nuk pranoj shantazh e as shitem. Zeqiri (dajo i Endrit) dhe nipi i tij Endri Shabani të cilit i shtriva dorën e bashkimit nuk do marrin asnjë mandat. Qameti do ndalojnë mua të shkoj në Parlament. Është një popull i tërë dëshmitar se Endri Shabani u angazhua për hapjen e listave dhe doli garant për familjarët e vetë.
Nëse Endri Shabani do të mbahet mend kështu në jetën publike, mbarë u shkoftë bashkë me dajon! Jam krenar që u luftova nga çdo anë dhe nuk u ndala! U luftova nga Rama, Saliu dhe këta "të rinjtë", deri dhe te ky që e futa në gji...nga të gjithë. Ndaj meje dhe krejt ekipit të Lëvizjes Shqipëria Bëhet po konsumohet publikisht PADREJTËSI! Populli do gjykojë”, shkruan Lapaj.
Fillimisht Endri Shabani iu përgjigj aleatit Lapaj përmes këtyre vargjeve të një poezie ku duket se nënkuptonte se tashmë dajën e tij nuk e kishte më në kontroll. “Mora pushkën dola malit, Të luftoja në furtunë; Ku ta dija unë i ngrati, Se armiku isha unë.”
Por fill pas kësaj, përplasja në distancë u bë edhe më e ashpër, pasi Endri Shabani e akuzoi Lapajn publikisht se kërcënoi dajën e tij Kordhoni me fëmijët dhe për këtë arsye ai zgjodhi të mos tërhiqet nga kjo përplasje. “Të jem i sinqertë, unë nuk kam qenë dakord me sjelljen e Zeqirit, por kur shoh se si akoma pa pushtet këta janë të gatshëm të të kërcënojnë fëmijët nuk di çfarë të them”, shkruan Shabani në reagimin e radhës, ndërsa i liston Lapajt të gjitha arsyet e krisjes.
Fillimisht, Shabani i thotë Lapajt se ai duhet të jetë falënderues dhe jo ta sulmojë, pasi pa votat e Nismës Thurje nuk do ta kishte marrë kurrë mandatin. Më tej, Shabani i kujton Tikut, siç ai e quan, deklaratën publike se nëse koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet do të merrte vetëm një mandat, ai nuk do të shkonte për Lapajn. “Duke besuar që “burri mbahet nga fjala” Zeqiri e ka ndihmuar Tikun të mbajë fjalën dhe t’ia kalojë mandatin dikujt tjetër nga partia e tij”, shkruan Shabani, ndërsa heq përgjegjësinë edhe nga kryeneçësia e dajës së tij duke e pyetur publikisht Lapajn kështu: “Nëse Tiku nuk mban përgjegjësi për vjehrrin e tij, përse duhet të mbaj unë përgjegjësi për dajën tim?”.
Të gjithë këtë corbë e gatove vetë, i thotë Shabani-Lapajt, duke shpjeguar edhe zanafillën e përplasjes për mandatin. “Si njeriu që firmosi listat, dhe që i vonoi dëri në 12 të natës, Tiku ka përgjegjësinë totale që gabimisht e futi Zeqirin në listë të mbyllur, duke e zëvendësuar me Majlina Zikon”, shkruan Shabani.
Një gjë është e sigurt, me këtë përplasje dhe nëse Kordhoni nuk bën hapa pas, Lapaj nuk ka asnjë mundësi të hyjë në Parlament.
Në mes të përplasjes së Adriatik Lapajt me Endri Shabanin, pasi daja i këtij të fundit, Zeqir Kordhoni, i rrezikon mandatin e deputetit avokatit, një koment ka ardhur edhe nga ish deputeti demokrat, Dashnor Sula.
Sula shprehet se të njëjtin fat do të kishte pasur dhe ai nëse do t’i ishte bashkuar koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” duke i besuar verbërisht strategjisë që ndoqën për hartimin e listave me kandidatët.
“Kur do t’i bësh gropën tjetrit dhe bie vetë”, kjo është ajo që po ndodh me Adriatik Lapajn, të cilin e paralajmërova për një skemë të tillë, kur më tha se kandidatët në listë të mbyllur në Elbasan do të jepnin dorëheqjen nëse unë do të kandidoja në këtë qark për subjektin që ai përfaqëson. Në atë kohë i kërkova zotit Lapaj që në listë të mbyllur të vendosja një familjarin tim dhe ai/ ajo të jepte dorëheqjen pasi të fitoja në listë të hapur. Zoti Lapaj kërkonte që unë të besoja te ajo që sot po e lë atë jashtë parlamentit të Shqipërisë. Kjo tregon se partitë e reja kanë mëndësitë e partive të vjetra….”
Përplasja midis Adriatik Lapajt dhe Endri Shabanit, pasi daja i këtij të fundit nuk pranon të japë dorëheqjen nga lista e mbyllur e koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”, duke mos lejuar avokatin të marrë mandatin e deputetit në Tiranë, po zbulon realitete të panjohura te partitë e reja, të cilat gjatë fushatës për zgjedhjet e 11 majit pretendonin se po i servirnin shqiptarëve një politikë me mentalitet demokratik më të avancuar se aktualja, që do të fillonte zhbërjen e establishmentit.
Në akuzat e ndërsjella mes Lapajt e Shabanit, një tjetër personazh pranë këtij të fundit ka ndërhyrë, duke zbardhur, sipas tij, disa të vërteta lidhur me kreun e Nismës Thurje.
Napolon Laska, themelues dhe ish Sekretar i Përgjithshëm i "Nisma Thurje", e quan Shabanin hajdut kronik, akuzë të cilën përpiqet ta mbështesë në episode dhe ngjarje të ndodhura brenda kësaj forcë të re politike. Sipas Laskës, Shabani në kundërshtim me statutin e partisë dhe në shkelje të ligjit, ka falsifikuar vazhdimisht dokumenta për të qëndruar në krye të Nismës Thurje, me qëllim përfitimin e fondeve të KQZ.
Postimi i plotë i Napolon Laskës:
Si themelues dhe ish Sekretar i Përgjithshëm i Nisma Thurje duke marrë shkas nga zhvillimet e ditëve të fundit, nuk mund të rri i heshtur dhe pa thënë disa gjëra të cilat meritojnë vëmendjen e publikut.
Kur është themeluar Nisma Thurje si parti, në fund të vitit 2020, statuti parashikonte që mos të kishte një kryetar të modelit të forcave të vjetra politike, por të kishte rotacion çdo 2 vite pa të drejtë rizgjedhjeje.
Gjithashtu, kryetari edhe pse i sanksionuar në statut si i tillë për shkak të kërkesave të ligjit, nuk kishte të drejtë vendimmarrje, por vendimmarrjen e kishte Çentrali, organ I partisë në të cilin vendimet merreshin në mënyrë demokratike.
Me konsensus në atë kohë, edhe pse ishte përfshirë shumë vonë në Thurjen si organizatë, u vendos që Endri Shabani të ishte kryetar i parë I partisë, ndërkohë u vendos që unë të isha Sekretar i Përgjithshëm.
Ndërkohë që të gjithë ishim përqendruar në fushatë Endri Shabani e kishte mendjen si të linte vetëm veten në parti, për të administruar fondet që do vinin nga KQZ.
Pas zgjedhjeve të vitit 2021 duke qenë se Nisma Thurje përfitiu rimbursim për çdo palë zgjedhje të shpenzimeve dhe një fond rreth 240 mijë Euro në 4 vite.
Çdo akt i dorëzuar në gjykatë, para dhe pas zgjedhjeve të vitit 2021, për shkarkime apo zgjedhje apo zgjatje mandati në forumet drejtuese në parti është falsifikuar pasi asnjherë nuk është mbledhur kongresi dhe forume të tjera të partisë.
Sigurisht që pas zgjedhjeve u kujdes që të largoheshin dhe ata pak anëtarë që kishin ngelur, duke e kthyer Nisma Thurje nga shpresë për ndryshim në atë kohë, në Partinë njeriut të Vetëm.
Të gjitha këto falsifikime dhe qëndrimi i tij në krye të partisë në kundërshtim me statutin sigurisht që janë bërë për të vjedhur 240 mijë Eurot e akorduara nga KZQ.
Ndaj sot, nuk jam i habitur që ky hajdut kronik tenton të vjedhë mandatin e Adriatik Lapajt dhe Lëvizjes Shqipëria Bëhet duke shkelur mbi mundin dhe djersën jo vetëm të Adriatikut por të qindra dhe mijëra aktivistëve e mbi të gjitha mbi besimin e mbi 70mijë votuesve.
Hajdutët në politikê i kemi provuar, na dalin e teprojnë kêta që kemi.
Si shokët edhe Shabani do vejë në burg ku e ka vendin si hajdut e mashtrues.
Pas poezisë, Endri Shabani ka bërë një tjetër reagim kundër Adriatik Lapajt, duke thënë se kryeneçësia e Zeqir Kordhonit, për të mos dhënë dorëheqjen nga lista e mbyllur, erdhi pas kreu i 'Shqipëria Bëhet' e kërcënoi dhe i bëri presion.
Postimi i plotë i Endri Shabanit:
Keqardhje për Tikun!
Ndjej keqardhje nga deklarata e nxituar e Tikut ku më shpall mua armikun e klasës. Duhet ta kisha menduar se pas Arlindit dhe Agronit, kisha mbetur vetëm unë nga fronti i të rinjve.
Gjithësesi për interes publik, dua të sqaroj tre gjëra.
E para, mandati i koalicionit Nisma Shqipëria Bëhet nuk ka qënë kurrë i Adriatikut. Tiku mund të jetë mësuar të përvetësojë punën e të tjerëve, por pa votat e Nismës Thurje, apo pa votat e mia, ai nuk do të ishte bërë kurrë deputet!!!
Në këto zgjedhje për të marrë një mandat në Tiranë duheshin 13500 vota. Adriatiku ka marrë 6436 vota. Kështuqë, ato 7000 votat e tjera janë marrë nga kandidatë të tjerë.
Pra nëse nuk do ishim në koalicion, Shqipëria Bëhet do ishte jashtë Parlamentit. Kështuqë në vend që të më sulmojë Tiku duhet të më falenderojë!
E dyta, Zeqiri e ka ndihmuar Tikun të bëhet burrë. Në këto zgjedhje ka patur vetëm një njeri që ka shpallur publikisht një angazhim përballë aktivistëve dhe votuesve, dhe ai është lideri i koalicionit.
Me zë dhe me figurë, në disa media, Adriatik Lapaj është zotuar publikisht, se nëse fitonim vetëm një mandat, ai mandat nuk do t’i takonte atij. Kjo deklaratë shërbente për të motivuar aktivistët që të punonin për interesin e përbashkët, dhe jo për të bërë Tikun deputet. Pas zgjedhjeve Adriatiku e drodhi, dhe kjo nuk u pëlqye nga shumë prej nesh, përfshi këtu edhe Zeqirin.
Duke besuar që “burri mbahet nga fjala” Zeqiri e ka ndihmuar Tikun të mbajë fjalën dhe t’ia kalojë mandatin dikujt tjetër nga partia e tij.
E treta, nëse Tiku nuk mban përgjegjësi për vjerrin e tij, përse duhet të mbaj unë përgjegjësi për dajën tim? Prej kohësh kemi pranuar që përgjegjësia është individuale.
Dhe në fakt, si njeriu që firmosi listat, dhe që i vonoi dëri në 12 të natës, Tiku ka përgjegjësinë totale që gabimisht e futi Zeqirin në listë të mbyllur, duke e zëvendësuar me Majlina Zikon. Tani më kërkon mua përgjegjësi për një çorbë që e gatoi vetë!
Zeqiri është 60 vjeç burrë, dhe nuk mund të përdoret as nga unë, por as nga Adriatiku. Ai ka dinjitetin e tij, dhe kur pa që Adriatiku po luante lojra, reagoi. Ndërkohë që unë përpiqesha të qetësoja situatën, Tiku zgjodhi rrugën e presionit. Dhe kur Zeqiri
kur u përball me kërcenime ndaj fëmijëve të tij, ai vendosi të mos kthehej mbrapsh.
Të jem i sinqertë, unë nuk kam qënë dakord me sjelljen e Zeqirit, por kur shoh se si akoma pa pushtet këta janë të gatshëm të të kërcënojnë fëmijët nuk di çfarë të them.
Në fund të ditës, ne nuk po luftojmë që të zëvendësojmë ujqërit e vjetër me këlyshë të rinj që të vrasin për pushtet. Po luftojmë që politika të ketë një tjetër fytyrë: të ndershmërisë dhe fjalës së mbajtur. Dhe kjo betejë nuk do të ndalet nga ata që duan të kapin karrige, por do të fitohet nga ata që mbajnë fjalën edhe kur karrigia u kalon pranë.
Endri Shabani, i është përgjigjur me një poezi akuzave të Adriatik Lapajt që pretendon se kreu i Nismës Thurje është pjesë e “komplotit” bashkë me dajën e tij, Zeqir Kordhoni, për të mbajtur mandatin e deputetit që Nisma Shqipëria Bëhet fitoi në Tiranë më 11 maj.
Postimi i plotë i Endri Shabanit:
Mora pushkën dola malit,
Të luftoja për atdhe,
Ku ta dija unë i varfri,
Se armiku ishim ne.
Mora pushkën dola malit
Të luftoja në furtunë;
Ku ta dija unë i ngrati
Se armiku isha unë.
Komente

Këta do bënin Shqipërinë?! Këta halabakë që s’bëjnë dot zap partinë, do ndesheshin me krimin e organizuar apo me oligarkët?! Vdiqën që pa bërë 1 vit. PD parti me diktat kriminal nuk mundi të bënte zap Jenisherin, Gjuzin etj. kur dogjën mandatet e deputetëve, Tiku me Endrin kishin garanci se do jepnin dorëheqjen ata nga lista e mbyllur në bllok. Ose naiv, ose budalla, s’ka argument tjetër.
PërgjigjuLlapi qe na hiqej si burr i ndershem i fjales.. ,magjinoni te jete hipur ne karrige çmund te djallezoj ...
PërgjigjuShabani duke e provuar mbi lekure humbjen kronike , ne fund arriti te beje nje gol sistemit , dhe goditje e Tikut nga Shabani tregon qe ka nis pjekurine politike por me pak vonese ! Zeqir dhe Zegjine Jane e ardhmja ne parlament pasi Jane populli dhe perfaqesojne grupe “stakeholder” per politika te ndryshme ! U befasova na Lapaj sesi e hëngri golin ne minute shtesë por keshtu e ka jeta !
PërgjigjuJo po do dilnin përmbi ligjin këta me lista të hapura hagahaga. Vdiq dhe populizmi i Tikut, iu çorr maska dhe këtij palaçoje. Bravo Endri, e ke sulmuar me të njëjtën "armë". Dhe thonë pse votojmë Ramën, dhe çuditen pse votojmë Ramën! Hahaha
PërgjigjuBravo te qofte Shabani, i tregove vendin nje deliranti dhe sharlatani, mashtruesi publik me emrin Adriatik Lapaj. Beni cmos ta qerroni jashte kuvendit kete don kishot.
PërgjigjuPo Lapaj sikur tha qe nuk donte te ishte deputet live ne TV! Cfare behet per nje karrike! Ca vidhnin votat e njeri tjetrit! Zegjineja na doli goce e mirembajtur ne Itali dhe tani deputete! Normale na perfaqesojne vlerat!
PërgjigjuTani po vertetohen lojrat qe bete per nje vend ne parlament per interesin tuaj personal .I lumte mendja dajes, qe sipas rregullit i takon te jete deputet .
PërgjigjuShabani me duket me serioz,po ky Lapaj qenka hall i madh ...
Përgjigju