Foto ilustruese

Kruja vatra e rrezikshme e përhapjes së COVID-19! Konfirmohen 18 raste të reja në dy fasoneri, të infektuar punonjës dhe familjarë!

22 Prill 2020, 00:53| Përditesimi: 22 Prill 2020, 16:15

  • Share

KRUJË- Situata po merr përmasa të frikshme në Krujë, në dy fasoneritë e këtij qyteti ku mësohet se 18 raste të reja me COVID-19 janë identifikuar mbrëmjen e kësaj të marte.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se në kuadër të hetimit epidemiologjik janë kryer 30 tampone gjatë 24 orëve të fundit, kur 18 kanë rezultuar pozitiv dhe bëhet fjalë për punonjës të dy fasonerive Endri sh.p.k  përfshirë edhe familjarë të tyre si raste kontakti. Mes tyre, shumica janë gra punonjëse të fasonerisë, por ka edhe rreth të ngushtë familjarë, kontakte të tyre, kryesisht fëmijët. Në këtë fabrikë punojnë shumë zonja edhe nga fshatra të Kurbinit, të cilat shkojnë në punë me furgonë.

Dyshime janë se përveç këtyre dy bizneseve që janë shndërruar në vatra të rrezikshme të përhapjes së koronavirusit, ka të infektuar edhe në fasoneritë e tjera të këtij qyteti, që për rrjedhorë ka sjellë edhe vetëizolimin të mbi 2000 banorëve, por ende nuk janë konfirmuar.  Deri më tani, zyrtarisht janë 40 raste në qytetin e Krujës dhe 27 në Kurbin, e ndërsa pritet që bilanci të ndryshojë pas buletinit ditor të Ministrisë së Shëndetësisë.

Në këtë qytet janë 27 fasoneri, nga të cilat vetëm 7 janë vetëpezulluar, teksa pjesa tjetër ka vijuar punën normalisht edhe gjatë periudhës COVID-19.


Lajmi kryesor:

27 viktima me COVID-19 në Shqipëri! 'Shërohet' Berati, Lezha, Mirdita, Rrogozhina dhe Tropoja...25 raste të reja


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?