KOSOVË-Në Kosovë nuk do të ketë zgjedhje të reja , pasi Gjykata Kushtetuese vendosi pro presidenti Thaçi për të mandatuar qeverinë e re me kandidat për kryeministër Avdullah Hotin.
Gjykata Kushtetuese në Kosovë e ka quajtur të drejtë vendimin e presidentit Hashim Thaçi për t’i dhënë mandatin anëtarit të LDK-së.
Presidenti Thaçi mandatoi më 30 prill Avdullah Hotin nga Lidhja Demokratike e Kosovës për të formuar një qeveri të re dhe Lëvizja Vetëvendosje kërkoi nga Gjykata Kushtetuese që të vlerësojë kushtetutshmërinë e veprimit të presidentit. Të gjitha partitë politike përveç Vetëvendosjes kanë kërkuar formimin e një qeverie të re ndërsa kanë theksuar se do të pranojnë çdo vendim të Gjykatës Kushtetuese.
Nga ana tjetër, Lëvizja Vetëvendosje kërkon që vendi të shkojë sërish në zgjedhje. Kujtojmë se gjatë ditës së sotme në Prishtinë është organizuar një tubim paqësor me rregulla anti-covid nga aktivistë dhe mbështetës të Lëvizjes Vetëvendosje për të kërkuar zgjedhje të reja në mbështetje të Albin Kurtit.
Kushtetuesja e bërë pis nga tradhtarët kriminel që e kan kapur këmbë e kokë...edhe aq më krq që këtu është i implikur edhe Rama ! Fatkeqësia shqiptare vazhdon ...
Përgjigju