FIER- Kryetari i Sindikatës së Naftëtarëve, Sokol Dautaj ka rezultuar pozitiv me koronavirus. Këtë e ka bërë të ditur vetë Sindikata e Naftëtarëve përmes një postimi në Facebook.
Ata kanë publikuar një mesazh të Sokol Dautaj ku shkruan se ai ka rezultuar pozitiv ditën e sotme dhe se gjendja e tij shëndetësore është rënduar. Për më tepër ai shkruan se ka ndërruar 4 herë mjekime. Në mesazhin e tij ai shkruan se greva e naftëtareve gra do të vijojë pavarësisht tentativave që sipas tij janë bërë për të prishur këtë grevë.
"Te nderuar kolege, sot u be dita e gjashte qe une nuk gjendem mes jush, por cdo moment te dites dhe nates, une jam aty me ju.Sot mora dhe testin, pozitiv. Jam shume i renduar nga ana shendetesose, eshte kura e 4 e ilaceve qe nderrova sot. Po shoh keto dite qe jane hedhur ne veprim per prishjen e greves, disa krimba qe dhe toka nuk i do. Greva eshte e grave, ju nese doni ju qendroni prane, vendimin se kur du dalin e marin vetem ato. Une dhe neser te me vije vdekja do jem mes jush.sic kemi nje vite qe luftojme bashke. Veprimi i radhes nese sgjejme zgjidhje, do cudise boten, dhe ne e mbajme fjalen.gjendjuni prane grave Heroina" - shkruhet në mesazhin e Dautajt.
Dautaj ka qenë edhe vete në grevë urie, ku madje u shtruar edhe në spital. 9 ditë më parë, dolën burrat nga greva e urisë dhe u futën gratë, punonjëse të rafinerisë
Postimi i plotë i Sokol Dautaj
Lajmi kryesor:
Zbuloi 'Ethet hemoragjike', humb 'betejën' me Covid profesori i njohur Elmaz Eltari
E.M.//ReportTv.al