TIRANË- Kodi Penal ka nevojë për ndryshime vlerëson Kreu i SPAK Altin Dumani, dhe një shembull konkret e sheh tek ndëshkimin i të arrestuarve për trafikim droge.
“Për debatin e Kodit të ri Penal, ka një rëndësi jetike për shtetin ligjor, priten diskutime është normale. Debati i parë duhet të ishte bërë, a ishte i nevojshëm Kodi i Ri apo të punohej mbi kodin aktual. Un vetë besoj që ka nevojë për ndryshime, për shembull neni për narkotiket, të ndahet sipas sasisë dhe llojit të drogës. është një draft, ne se kemi marrë zyrtarisht, nuk jemi përfshirë në hartimin e tij, kur të na vij do e analizojmë dhe do mbajmë një qëndrim”, tha Dumani.
Ashtu si Prokuroria e Përgjithshme, Gjykata e Lartë dhe Dhoma Kombëtare e Avokatisë, edhe kreu i SPAK, ndan kritika, për mospërfshirjen e Prokurorisë së Posaçme në hartimin e draftit.
“Është një draft, të cilin nuk e kemi marrë zyrtarisht. Nuk jemi përfshirë në hartimin e tij. Kur të na vijë, do ta analizojmë dhe do mbajmë një qëndrim”.
Në një takim informal me gazetarët e kronikës, Altin Dumani, pa asnjë koment mbi vendimin, tha se SPAK është i detyruar të zbatojë verdiktin e Gjykatës Kushtetuese 2 ditë më parë që i ndaloi Prokurorisë së Posaçme sekuestrimin e celularëve pa një vendim gjykate dhe përdorimin e korrespondencave që nuk kanë lidhje me hetimin.
“Ne do ta shqyrtojmë, do nxjerrim mësimet tona”, tha Dumani.
Në disa hetime penale, SPAK e ka përdorur sekuestrimin e telefonit për të siguruar fakte për çështje për të cilat nuk ishin objekt i hetimit.
Altin Dumani nuk i dha përgjigje për asnjë nga 7 pyetjet që kryebashkiaku i Tiranës i adresoi nga qelia me akuza se me pushtetin e pakontrolluar ka koordinuar sulme kundër tij bashkë me akrorë të tjerë, por për herë të parë, njoftoi se Dosja “Veliaj”, është ndarë edhe në një fraksion tjetër dhe po hetohen disa fakte penale.
"Nuk i përgjigjemi të pandehurve, vetëm në rrugë ligjore kur ka pretendime, kur sillen memo nga avokatet, kjo është forma proceduriale. Dosja Veliaj është ndarë edhe në një fraksion tjetër dhe po hetohen disa fakte penale", tha Dumani.
Duke e vlerësuar Strukturën e Posaçme si institucionin më të besuar, Altin Dumani, dha këtë përgjigje, përballë mundësisë që Parlamenti i ri të kufizojë kompetencat e SPAK
“Nëse politika vendos që SPAK nuk është më i nevojshëm, apo të rishikojë pavarësinë tonë, kjo është një çështje që i takon politikës. SPAK u krijua edhe si rezultat i vullnetit të partnerëve ndërkombëtarë”, u shpreh ai.
Për një nga hetimet më të bujshme që mbërriti në dyert e SPAK vetëm pasi Strasburgu dhe Gjykata e Lartë e quajtën krim të pa zbardhur shtetëror, vrasjet në bulevard më 21 janarin, kreu i SPAK, tha se çështja vijon të jetë në fazë hetimit paraprak, por sipas tij është një nga dosjet më prioritare.
Altin Dumani në një konferencë për gazetarët foli edhe për kallëzimin që P ka bërë në SPAK për Irena Gjokën, gjyqtaren e hetimit paraprak për aferën Partizani, për të cilën Berisha dhe dhëndri janë marrë të pandehur. Dumani tha se duhet të provohet fillimisht fakti penal dhe më pas bëhet regjistrimi.
“Duhet të provohet fillimisht fakti penal dhe më pas bëhet regjistrimi. Fakti i pretenduar ka ndodhur jashtë territorit të Shqipërisë dhe ne jemi në komunikime. Pasi të vërtetohet, do të kryejmë hetime të mëtejshme”, tha Dumani.
I pyetur nga gazetarët se çfarë note i vendos vetes, Dumani përgjigjet kështu: "Nuk mund ti vë nota vetes sime. Unë nuk i vë vota të tjerëve, jo më vetes."
Kreu i SPAK Altin Dumani u pyetur nga gazetarët nëse ka ‘bekimin’ e ndërkombëtarëve për ndryshime ligjore në mënyrë që prokurorët e posaçëm të kenë mundësi rikandidmi për mandat të dytë. Ai tha se ndryshimet ligjore nuk duhen bërë duke patur parasysh një person të veçantë
Pyetje: Ju thatë që reforma në drejtësi u bë dhe si vullnet i ndërkombëtarëve, a ju kanë shprehur ata vullnet për ndryshimin e ligjit për një mandat të dytë tuajin?
Dumani: Në Shqipëri ndryshimet ligjore nuk duhen bërë duke patur parasysh një person të veçantë. Unë nuk jam dakord që ndryshimet kushtetuese të bëhen për një emër të caktuar që ju e lidhni me emrin tim.
21 janari është në fazën e hetimit paraprak. Kreu i SPAK, Altin Dumani u tha gazetarëve se është një prej dosjeve prioritare. Dumani u shpreh se kanë marrë në konsideratë edhe vendimin e Gjykatës së Lartë, si edhe atë të Strasburgut që e quajti krim shtetëror.
“Çështja është në fazën e hetimit paraprak. SPAK ka marrë në konsideratë edhe vendimin e Gjykatës së Lartë dhe Strasburgut. Prokurori është ai që vendos si do të hetoj dhe radhën se si do të merren në pyetje personat. Është një nga dosjet prioritare”, tha Dumani.
SPAK do të zbulojë rolin e ish-kryeministrit Sali Berisha, ish-ministrit të Brendshëm Lulzim Bashës, ish-kreut të Gardës Ndrea Prendit e të tjerëve në një prej ngjarjeve më të rënda në vendin tonë. 14-vjetori e gjeti 21 janarin me dosjen në duart e SPAK, pas urdhrit të Gjykatës së Lartë dhe një vendim të Strasburgut që e quajti qartë krim shtetëror.
Deri më tani prokurorët kanë marrë në pyetje ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, ish-drejtorin e policisë së shtetit Hysni Burgaj, zëvendësin e tij Agron Kuliçaj dhe deputeti i PS, Xhemal Qefaliaj.
SPAK ka regjistruar procedimin pernal për 3 vepra "Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, e kryer në bashkëpunim, kundër dy ose më shumë personave dhe në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave, “Shpërdorim i detyrës”, e kryer në bashkëpunim dhe “Kryerja e veprimeve që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, e kryer në bashkëpunim.
Nga vrasja e katër demonstruesve në bulevard (Ziver Veizi, Aleks Nika, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj) drejtësia ka zbardhur vetëm dy prej tyre, të Ziver Veizaj dhe Faik Myrtaj, për të cilët drejtësia shqiptare ka dhënë vetëm 4 vite burg në total për vrasje nga pakujdesia. Ndërsa mbeten ende pa autor vrasja e Aleks Nikës dhe Hekuran Dedës. Por të gjithë familjarët e katër viktimave kërkojnë që tanimë hetimit të zbulojë edhe funksionarët që urdhëruan për tu qëlluar me armë zjarri.
Kreu i SPAK, Altin Dumani pyetet nëse kanë frikë se mund t’iu kufizohen kompetencat. Ja përgjigja e tij.
“Nëse politika vendos të mos bëjë ndryshime apo që SPAK nuk është më i nevojshëm apo ti reduktojmë pavarësinë ky është vendim i politikës. SPAK u krijua edhe si rezultat i vullnetit te partnereve ndërkombëtar, është institucioni më i besuar, e kemi ndërtuar këtë besim në 5 vite e 8 muaj punë”, tha Dumani.
Për rastin e fitores së Thoma Gëllçit në Strasburg, kreu i SPAK, Altin Dumani thotë se nuk ishin vënë në dijeni nga Avokatura e Shtetit për rastin. Dumani tha për gazetarët se në Strasburg kanë shkuar të dhëna të pasakta. Thoma Gëllçi është arrestuar, ndërkohë që në Strasburg është dërguar informacion sikur është vetëdorëzuar.
“Avokatura e Shtetit nuk na vuri në dijeni për rastin “Gëllçi” në Strasburg. Ka pasur një mungesë të theksuar koordinimi, duke na ulur mundësinë për të mbrojtur vendimmarrjet tona. Kanë shkuar të dhëna të pasakta. Thoma Gëllçi është arrestuar, ndërkohë që në Strasburg është dërguar informacion sikur është vetëdorëzuar”, tha Dumani.
Kreu i SPAK, Altin Dumani nuk i përgjigjet 7 pyetjeve publike që u adresuan në një letër të hapur nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj pasi u mor i pandehur. Në një takim me gazetart.
Dumani tha se nëse avokatët kanë pretendime mund të bëjnë memo, pasi kjo është rruga zyrtare. Po ashtu, Dumani zbuloi se dosja e Veliaj është ndarë në fraksion tjetër dhe po hetohen disa fakte penale.
"Nuk i përgjigjemi të pandehurve, vetëm në rrugë ligjore kur ka pretendime, kur sillen memo nga avokatet, kjo është forma proceduriale. Dosja Veliaj është ndarë edhe në një fraksion tjetër dhe po hetohen disa fakte penale", tha Dumani.
Kreu i SPAK, Altin Dumani në një takim me gazetarët komenton edhe vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese për rastin ndaj Oneida Ymerit, ku doli me vendimin se s’mund të ketë më sekuestrim celularësh pa vendim gjykate.
“Nuk komentojmë, jemi të detyruar ti zbatojmë”, tha shkurt Dumani.
Kreu i SPAK , Altin Dumani në një takim me gazetarët komenton draftin e Kodit të ri Penal.
“Për debatin e Kodit te ri Penal, ka një rendësi jetike për shtetin ligjor, priten diskutime është normale. Debati i parë duhet të ishte bërë, a ishte i nevojshëm Kodi i Ti apo te punohej mbi kodin aktual. Un vetë besoj që ka nevoje për ndryshime, për shembull neni për narkotiket, të ndahet sipas sasisë dhe llojit të drogës. është një draft, ne se kemi marrë zyrtarisht, nuk jemi përfshirë në hartimin e tij, kur të na vij do e analizojmë dhe do mbajmë një qëndrim”, tha Dumani.
Komente
