Foto Ilustruese

Lifestyle

Pesë arsye pse gjumi i drekës i bën mirë shëndetit

11 Qershor, 20:10| Përditesimi: 11 Qershor, 21:24

  • Share

Studimet thonë se gjumi i drekës i bën mirë organizmit.  Një studim rreth kësaj çështjeje, mbështet teorinë se njerëzit që jetojnë në vendet e Mesdheut jetojnë më gjatë.

Kjo ndodh jo vetëm prej ushqimit por edhe për shkak të gjumit të drekës. Dihet botërisht që njerëzit e Mesdheut nuk e imagjinojnë ditën pa një pushim të shkurtër në drekë.

Përqendrimi

Dy nga shembujt më të mëdhenj të njerëzve të suksesshëm që flinin gjithmonë në drekë janë: Margaret Thatcher dhe Ëinston Churchill. Ata flinin më pak në darkë por siguroheshin të dremisnin për 2 orë të mira në drekë. Ekspertët besojnë se gjumi i drekës përforcon përqendrimin në punë.

Gjumi ofron gjallëri

Kur vjen puna tek gjumi i drekës, njerëzit zakonisht ndahen në dy kategori: të përgjumurit e trullosur dhe të zgjuarit plot gjallëri. Një studim ka treguar se pavarësisht ndjesisë që shkakton, gjumi i drekës i jep shumë energji trurit.

Psikologët në Universitetin e Harvardit kanë arritur në konkluzionin se nnjerëzit që flenë për 60-90 minuta në drekë janë më të mprehtë në arsyetim.

Më shumë prodhimtari në punë

Lajmi se gjumi i drekës i bën njerëzit më të përqendruar, më krijues dhe më punëtorë nuk duhet të bjerë në vesh të shurdhër, sidomos kur vjen puna tek shefat dhe supervizorët. Këtë e konfirmon një studim i Universitetit College në Londër, sipas të cilit, dremitja prej 30-90 minutash në drekë i bën njerëzit më krijues.

Studiuesit këshillojnë që kompani të ndryshme të lejojnë punonjësit të bëjnë gjumë dreke që të punojnë më mirë.

Gjumi i drekës të lumturon

Studimet tregojnë se fëmijët që nuk flenë në drekë rriten duke u bërë njerëz me luhatje humori dhe tekanjozë. Gjumi i drekës i bën fëmijët të lumtur e të qetë. Fundja, çdo i rritur ka një fëmijë brenda vetes që kërkon gjumë në drekë.

K.M/S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord me kërkesën e gjyqtarëve për rritje të pagës me 700 euro?