Trofeu i Kupës së Botës për Klube

Sport

Kupa e Botës për Klube merr formë, mësoni çiftet e fazës së 1/8! Sot Juventus - Man. City

26 Qershor, 12:12| Përditesimi: 26 Qershor, 14:56

  • Share

Kupa e Botës për Klube është në fundin e ndeshjeve në grupe. Tanimë janë mësuar edhe pjesa më e madhe e përballjeve që do luhen në 1/8, ku nuk mungojnë duelet interesante.

Gjithçka në 1/8 do hapet nga derbi brazilian mes Palmeiras dhe Botafogo, i ndjekur nga Benfica - Chelsea. Brazilianët e tjerë të Fluminense janë kualifikuar dhe do të përballen me Interin, ndërsa Messi do të takohet përsëri me PSG- në.

Dy ekipet gjermane do të përballen me dy ekipe të Amerikës; Flamengo luan me Bayern Munich dhe Monterrey kundër Borussia Dortmund. Këtë të enjte luhen Juventus - Manchester City, me dy skuadrat që e kanë siguruar kalimin më tej, por presin të mësojnë pozicionet për rivalët.

Mëngjesin e të premtes (03:00 me orën shqiptare) luhen edhe Al Hilal - Pachuca dhe Salzburg - Real Madrid për dy biletat e mbetura.

Çiftet:

Palmeiras kundër Botafogo (e shtunë, 28 qershor, ora 18:00 në Lincoln Financial Field në Filadelfia) (1)
Benfica kundër Chelsea (e shtunë, 28 qershor, ora 22:00 në Bank of America Stadium në Charlotte) (2)
Inter kundër Fluminense (e hënë, 30 qershor, ora 21:00 në Mercedes-Benz Stadium në Atlanta) (3)
1G (Juve ose City) kundër 2H (e martë, 1 korrik, ora 03:00 në Hard Rock Stadium në Miami Gardens) (4)
PSG kundër Inter Miami (e diel, 29 qershor, ora 18:00 në Bank of America Stadium në Charlotte) (5)
Flamengo kundër Bayern Munich (e diel, 29 qershor, ora 22:00 në Camping World Stadium në Orlando) (6)
Borussia Dortmund kundër Monterrey (e martë, 1 korrik, ora 21:00 në Hard Rock Stadium, Miami Gardens) (7)
1H kundër 2G (Juve ose City, e mërkurë, 2 korrik, ora 15:00 jam në stadiumin Mercedes-Benz në Atlanta) (8)

Çiftet dhe skema grafikisht

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    NATO miraton rritjen e shpenzimeve me 5% për mbrojtjen, si e vlerësoni?