Kupa e Shqipërisë zhvilloi të mërkurën 16 ndeshjet e fazës së parë, aty ku u shënuan gola pafund dhe u vendos një rekord historik.
Në Vlorë, Flamurtari i Andrea Agostinelit fitoi 15-1 kundër Devollit, çka solli thyerjen e rekordit të Partizanit pas 73 vitesh dhe vendosjen e një të riu. Fitorja e vlonjatëve është më e thella në historinë e futbollit shqiptar, duke kaluar një rekord që mbahej prej janarit të vitit 1951.
Më 31 janar të atij viti, Partizani fitonte 14-0 me Punën e Beratit në një ndeshje për kampionatin, me Refik Resmjan shënonte shtatë gola. Ndërkohë në Vlorë, për ndeshjen e Kupës kundër Devollit ishte Vasil Shkurtaj që shënoi pesë gola, të gjithë në pjesën e dytë.
Komento