Ngritja e SPAK ende nuk është vendosur nga këshilli i lartë i prokurorisë, ndërsa kreu i KLP-s Genti Ibrahimi shprehet se sapo tre prokuror të përfundojnë vlerësimin edhe nga kolegji apelimit do të jenë gati për SPAK.
I pyetur për kushtetueshmërin e ngritjes së SPAK më me pak se 10 prokuror, Ibrahimi tha se kjo do të vendoset nga mbledhja e KLP-s.
Gent Ibrahimi: "Jemi në hapat e fundit të një procesi të gjatë. Kemi analizuar dhe miratuar 15 kandidatë që në cdo çast mund të emërohen në SPAK. Ju e dini që është edhe një kusht që duhet të kalojnë vettingun. Është procesi i fundit kalimi i vettingut. Por vetëm 5 e kanë kaluar tre të tjerë janë në fazën e fundit. 7 të tjerë janë në faza të ndryshme. 2 janë në kolegjin e apelimit të ankimuar. Ata të tjerët janë në shkallën e parë të vettingut.
7 kandidatë janë në faza të ndryshme të procesit të vettingut. KLP e ka diskutuar këtë opsion, pra opsionin kur SPAK ngrihet edhe më pak se 10 prokurorë. Sot përfshihemi në këtë rol në garantimin e mbrojtjes për prokurorët, ndaj të dhënat si disponojmë. Në një kohë të dytë do t’ju japë përgjigjie. Unë s’paragjykoj vendimet e Këshillit. Këshilli do e miratojë, listën. Ne do shprehim edhe qëndrimin tonë për këtë klauzolë të kushtetutës që thotë se SPAK s’mund të veprojë me më pak se 10 prokurorë."
Këtë të hënë KLP caktoi si drejtues të prokurorisë Abaz Muça pasi drejtuesi aktual Hysni Vata u shkarkua nga vettingu.
Ndërsa 24 orë nga përfundimi i garës për të zëvëndësuar anëtarin e shkarkuar të KLP-s Genti Osmani, kanë konkurruar prokurorët Vladimir Mara dhe ish drejtuesja e prokurorisë Dibër, Esmeralda Cami.
Po po vazhdo se ne rregull je. Ik merru me noj OJQ se ate pune di ta besh se per kete aha snuk je
Përgjigju