Sociale

'Prodhuesi i rigonit'? Tregtarja 'përplaset' me drejtorin në Sarandë: Po çfarë flet mo Muçi im...janë gjëra të natyrës (VIDEO)

15 Korrik, 09:38| Përditesimi: 15 Korrik, 11:37

  • Share

Tatimet kanë nisur aksionin për sekuestron e produkteve bujqësore e blegtorale që shiten pa faturë. Në qytetin bregdetar të Sarandës pjesë e kontrolleve të rrepta kanë qenë edhe tregtarët në tregun e fruta-perimeve, të cilët shesin bimë medicianle.

Në këtë video që sjell Report Tv, një tregtare përplaset me një prej drejtorëve të departamentit të Bujqësisë në Bashki. Ai i kërkon tregtares që të shënojë tek pakoja e rigonit se cili është prodhuesi i produktit që po tregton. Por, përgjigjja e tregtares është spontane, ‘mali’. Ajo tregton prej vitesh në tregun e Sarandës bimë të cilat i mbledh vetë në mal për të mbajtur familjen.

Por, pavarësisht kësaj përgjigje, drejtori i thotë se kjo nuk funksionon kështu dhe se çdo produkt duhet të ketë etikën e prodhuesit dhe duhet të shitet me kupon tatimor. “Po çfarë flet mo Muçi im”, i thotë tregtarja-drejtorit që ka zbritur në terren për kontrolle, duke theksuar se ato janë produkte të natyrës.

Pjesë nga biseda mes tyre

Drejtori: Prodhuesi

Tregtarja: Mali

Drejtori: Nuk funksionin ashtu

Tregtarja: Vajta i mblodha në mal, çfarë flet mo Muçi im. O tu bëftë Bardha kurban, ato janë gjëra të natyrës. Ato dihet se s’mund të jenë gjë tjetër.

Po në Sarandë, një shitës ambulant peshku u përball me të njëjtin zyrtar, i cili i kërkoi kupon tatimor dhe certifikatë të origjinës së mallit për peshqit e kapur në det.

Ora 10:50
Braçe: Zyrtarët të mos futen në baxho siç vijnë nga rruga, aksioni është për sigurinë ushqimore! Jo për të kapur malin si prodhues rigoni

Deputeti socialit Erin Braçe ka bërë një reagim për aksionin për sigurinë ushqimore, që ka nisur prej ditës së djeshme në terren. Braçe ka ndarë fotot e disa zyrtarëve që futen për kontrolle në baxho, ndërsa shkruan se nuk mund të futen aty siç vijnë nga rruga, por duhet të përdorin përparëse e doreza.

Me ironi më tej Braçe shkruan se ky është aksion për sigurinë ushqimore dhe jo për të ‘kapur’ malin si prodhues i rigonit. Braçe i referohet një video në Sarandë mes një tregtareje dhe zyrtarit të Bashkisë, i cili i kërkon shitëses në tregun e fruta-perimeve që të vendosë etiketë se kush është prodhuesi i rigonit, ndërsa ajo i përgjigjet: mali.

"Brenda në aksion për sigurinë e ushqimit. A ka mundësi që zyrtarët e shtetit të mos hynë në baxhot e bulmetit dhe frigoriferët e bulmetit e të mishit siç vijnë nga rruuuuugaaaaa. Pra pa qese në këpucë e në kokë, pa përparëse e pa doreza?? Se është aksion për sigurinë e ushqimeve, jo për të kapur malin si prodhues i rigoni", shkruan Braçe. 

Ora 08:06
‘Muçët i janë sulur tregjeve për armikun e popullit’, Tabaku: Fermerët që prodhojnë s’bëjnë dot autofaturë! Problemi është te sistemi, ka fundosur fshatin

Deputetja demokrate, Jorida Tabaku shprehet kritike ndaj aksionit të qeverisë për të kontrolluar faturat për qumështin, bulmetin dhe mishin. Teksa ka ndarë një video të një tregtareje që diskuton me punonjësin që po kryen kontrollet për rigonin e malit në Sarandë, Tabaku shprehet se “fermerët që prodhojnë nuk bëjnë dot autofaturë”.

Tabaku shprehet se problemi i fshatit qëndron te sistemi i krijuar që vendos taksa, të cilat sipas saj fundosin fshatin dhe u heq atyre mbështetjen. Ky sistem, sipas Tabakut, e ka lënë tokën djerrë.

“Që ta kuptojnë Muçët që janë sulur tregjeve për të kapur armikun e popullit: fermerët që prodhojnë nuk bëjnë dot autofaturë! Ky është një problem i vjetër për fshatin dhe e vuan sot fermeri. Një problem që Muçi në krye të qeverisë ka pasur 12 vite kohë ta zgjidhë, por as ai dhe as Muçët e bujqësisë nuk e kanë marrë mundimin ta zgjidhin.

Problemi i fshatit nuk është te rigoni i mbledhur maleve, por te sistemi i ideuar në zyra: ky sistem vendos taksa që fundosin fshatin, u heq fermerëve subvencionet, u heq tregjet dhe e zëron mbështetjen për fshatin. Dhe ky sistem ka çuar produktet e tokës shqiptare në kanale apo në tokë djerrë!

Ndërkohë që shteti merret me rigonin e mbledhur në mal, shteti është kthyer në hambar pa porta; për çdo km rrugë paguhet 20 mln euro, për inceneratorë që nuk ekzistojnë – 430 mln euro! Për fshatin paguhet 0 euro! Lëreni fermerin të jetojë, mjaft e mbytët fshatin!”, shprehet Tabaku. 

 

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Shqiptari: 15/07/2025 11:28

    O te poshter! Po si zbatoni urdhra ne menyre te verber. Po nuk po i vjen rreziku Shqiperise nga bultmeti dhe produktet e fermereve dhe blegtoreve tane. Keto produkte ku ti gjejme! E keqja dhe rreziku po i vjen nga mallrat e industrializuara, te pakontrolluara qe ju o te korruptuar i keni lejuar te qarkullojne!

    Përgjigju
  • Alban Gjata: 15/07/2025 11:11

    O Muci shiko ata bark derrat qe bejne tregetine e madhe jo fakir fukarane

    Përgjigju
  • Ardit: 15/07/2025 10:49

    Te fillojne te kerkojne kupon nga hotelet, sherbimet dentare, parukieret, estetistet, laboratoret, kunsultat mjeksore, spitalet private

    Përgjigju
  • Ter: 15/07/2025 10:36

    Ai Muci si shume si ai as ja ka idene si faturohet apo autofaturohet...

    Përgjigju
  • Igli: 15/07/2025 10:18

    Qesharake, e turpshme!!!! Ku jane faturat e karburanteve???Hoteleve dhe restoranteve luksoze?????Shikoni fletet e analizave te produkteve qe shiten me fature se po na helmojne perdite....Ndertoni laboratore te mirefillta per te analizuar keto produkte natyrore me kosto sa me te ulet per njerezit qe i gjejne ne natyre dhe certifikojini keta njerez e pastaj kerkoni fatura...Po late nam more!!! Po turp se u bete si skeçet qemoti....si eshte shprehja? "Cdo popull ka qeverine qe meriton???" ta gezojme e ta mbajme edhe 4 vite se ne jemi popull qe vegjetojme e nuk reagojme...

    Përgjigju
  • lexues: 15/07/2025 10:04

    hajde drejtor hajde, niveli -12, kete nivel derejtoresh vendosin dhe gjerat shkojne bankers petroleum style

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sekuestro bulmetit pa faturë, si e vlerësoni aksionin?