Gjykata e Katanias liron nga burgu Nezar Seitin, "financieri" i Habilajve në arrest shtëpie

23 Gusht 2018, 10:15| Përditesimi: 23 Gusht 2018, 16:28

  • Share

ITALI- Gjykata e Katanias në Itali liron nga qelia duke vendosur në masën arrest shtëpie Nazer Seitin e njohur si financieri i grupit të trafikut të drogës drejtuar nga Moisi Habilaj.

Seiti është një ndër 10 të pandehurit e këtij grupi që hetohet prej më shumë se një viti si nga Prokuroria e Krimeve të Rënda në Shqipëri ashtu edhe nga prokuroria e Katanias në Itali. Nazer Seiti u prangos në tetor 2017 për llogari të Italisë dhe një hetimi të Prokurorisë së Krimeve të Rënda SË bashku me Armando Koçerrin.

Pak muaj pas këtij arrestimi i vetmi që ndodhet në qelitë shqiptare është Koçerri pasi Seiti është ekstraduar në itali ku një ditë më parë u lirua nga gjykata e Katanias.

Lirimin e tij e konfirmon avokati Detar Hysi avokat i cili ka mbrojtur përball drejtësisë shqiptare Seitin e konsideruar si financieri apo krahu i djathtë i Mosi Habilaj.

Nazer Seiti është ekstraduar në Itali në Janar 2018 dhe fillimisht u vendos në një burg në Romë i veçuar nga të pandehurit e tjerë mes tyre Moisi Habilaj.

Lirimi është bërë me kërkesë të Nazer Seitit i cili nëpërmjet avokatit italian ka bindur gjykatën se prokuroria nuk ka prova të mjaftueshme për ta mbajtur atë në qeli.

Fill pas lirimit të Seitit është ankuar edhe prokuroria e Katanias e cila ka kërkuar lënien e tij në qeli. Më 4 shtator Apeli i Katanias do të vendosë nëse do të lërë në fuqi vendimin për lirimin e financierit të “Habilajve” apo do ta rikthej atë në qeli.

Ekstradimi i Seitit hapi një debat publik dhe politik në vend ku nuk munguan akuzat si për prokurorin e përgjithshme dhe ministrin e drejtësisë, si palë që lejuan ekstradimin për të.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Lymja: 24/08/2018 22:59

    Kaq I rende paska qene ky tahiri sa shkateroje gjukaten e katanjes

    Përgjigju
  • geg hyseni: 23/08/2018 10:27

    Pu..pu...Ç'behet keshtu..edhe ne gjykatat italiane ka futur duart Rama..I forte paska qene!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?