Në një kohë kur mes Endri Shabanit dhe Adriatik Lapajt ka nisur një "luftë" publike se kush do të marrë mandatin e deputetit në Tiranë, vetë Lapaj i drejtohet me një letër KQZ-së, ku i kërkon ku i kërkon të mos pranojë në bllok kërkesat e kandidatëve të listës së mbyllur për të hequr dorë nga dorëheqjet e depozituara më herët prej tyre. Ai thotë se çdo ndryshim i qëndrimit për të marrë mandatin është pa efekt ligjor, përsa kohë ata kanë hequr dorë nga kandidimi para se të niste numërimi i votave.
Lapaj po kërkon me çdo kusht vendin e deputetit, pasi më i votuari i listës së hapur është ai vetë dhe djegia e mandateve në listën e mbyllur do ta çonte atë automatikisht në Kuvend në shtator.
Kjo kërkesë e Lapajt bazohet në arsyetimin që kandidatët e listës së mbyllur në Qarkun Tiranë dhanë dorëheqjen më 11 maj, para procesit të votimit dhe numërimit të votave, dhe kjo dorëheqje, sipas avokatit, është dorëheqje nga kandidimi, jo nga mandati, pasi mandati në këtë fazë nuk ekziston ende dhe nuk mund të heqësh dorë nga një ngjarje e së ardhmes.
“Në kontekstin elektoral, dorëheqja nga kandidimi është një akt përfundimtar dhe i pakthyeshëm, që përjashton kandidatin nga çdo e drejtë për të marrë mandat. Duke u tërhequr nga kandidimi, ata nuk kanë qenë më subjekt garues për zgjedhjet e 11 majit 2025”,- theksohet në letrën e “Shqipëria Bëhet”.
Në fund të kërkesës thuhet që në kushtet kur kemi të bëjmë me një heqje dorë nga kandidimi dhe jo me dorëheqje nga mandati, ligji kërkon që mandati të kalojë tek kandidati pasues në listë, në përputhje me rregullat për zëvendësimin e mandateve.
“Për këtë arsye, kërkojmë që të procedohet me shpërndarjen e mandatit të fituar në Qarkun Tiranë, sipas listës përkatëse të hapur”,- përfundon kërkesa, duke nënkuptuar që mandati i përket Lapajt, si më i votuari në listën e hapur.
Por, në pritje të shqyrtimit të kësaj kërkese ‘lufta’ e brendshme po vazhdon me strategji se cili kushëri do të jetë ligjvënësi në parlament. Aktualisht mandatin e zotëron Ana Dajko, e para në listën e mbyllur. 60-vjeçarja me arsim të mesëm, jeton në Sarandë dhe është nëna e anëtarit të kryesisë së Partisë së Lapajt, Vasil Dajko. Ajo ka shanse të larta të pranojë mandatin me porosi të kryetarit të partisë, nëse nuk ka zgjidhje përplasja Lapaj-Shabani.
Të gjithë kandidatët e listave të mbyllura kanë deklaruar fillimisht në KQZ se nuk e duan mandatin, duke i hapur rrugë Lapajt të hyjë në Kuvend, por së fundmi, Zeqir Kordhoni, një prej emrave që u kandidua fiktivisht si njeri besnik i Shabanit, ndërroi mendje. Bashkë me të, mendje ka ndërruar edhe e katërta e listës së mbyllur, Kleana Xhuveli, e cila përmes një shkrese këtë të enjte, vuri në dijeni Celibashin se revokon dorëheqjen e depozituar më herët.
Praktika e KQZ-së edhe në të shkuarën, ka qenë e tillë, që ju ka lejuar të gjithëve të ndërrojnë mendje sa herë të duan nëse e pranojnë apo refuzojnë mandatin, deri më momentin që Celibashi shpall listën e deputetëve të Tiranës, që pritet të ndodhë në fillim të javës tjetër.
Komente

-E njeh Tikun? -Kush eshte Tiku? -Ai qe ta ciku.
PërgjigjuLapanjozi që luan me milionat e vjedhura të vjetrit hajdut...
PërgjigjuNuk njihet doreheqja, pa u fituar statusi, keshtu qe do meren me radhe nga i pari e ne vazhdim deri sa te mos e pranojne, gje qe ska per te ndodhur
PërgjigjuKy verteton dita dites qe eshte palaço klasik.
Përgjigju